“”””””””””””””
Shpirtit tezes urim për ditlindje…
Një libër zemre plot urime
Mbuluar shpirtin tim dashni.
Ky muaj i bekuar plot gëzime
M’ka mbush prehrin me mrekulli.
Pasi kjo datë 3 Nëntor i bekuar
Vjeshtë e begatë për ne ardhur
Zoti një nip tjetër më ka dhuruar
Agu Nëntorian mrekulli zbardhur.
Njëzet vite nga ardhja jote sugari i shtëpisë.
Kur në dorë tezja të ka marrur o ëngjëll.
Dielli rrezet ma fortë i ka shëndrisë.
Nuk më besohej a ishte e vërtetë a ëndërr .
Me nipa e mbesa krahët plot
Teze më me fatë jam në këtë botë
Në çdo stinë kam vetëm gëzime.
Pasi vargëzoj plot vargje urime.
Për nipa e mbesa që jetës ti japin kuptime.
Të jesh teze është universi i dashurisë sublime.
Se mbas nënës tezes era nënë i vjen
Kur nuk është gjallë tek ajo gëzim gjen.
Ndaj nga zemra Ergys nipi im yll i bukur.
Të uroj një qind pranvera i fortë i lumtur.