Njihuni me VIOLETA KADRIUN,nji grue e hekurt dhe kembengulse ne rrugen e saje.Violeta eshte nji krijuese, qe vargu i saje rrjedhe lirshem, ashtu si ujvarat e alpeve te Kosoves.Suksese ne rrugtimin tuaje te krijimtaris.
Gjin Musa,gazetar dhe botues.
VIOLETA KADRIU

U lind më 14. 12. 1967 në Podujevë, si fëmiu më i madh i intelektualit , poetit e Atdhetarit llapjan, KADRI KADRIU. Filloren dhe të mesmen e kreu në vendlindje, me nota maksimale e studimet për Ekonomi në Prishtinë. Që në vegjëli është marrë me Art, në vecanti me këngë e Krijime Letrare, kryesisht poezi dhe prozë. Eshtë anëtare e Shoqatës Letrare- Artistike ” Princ Muzaka”, Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, LSHASH të Gjermanisë, Klubit L. ” Zahir Pajaziti” e shumë e shumë Shoqatave të tjera Letrare. Gjithashtu është anëtare e më se 65 Grupeve Letrare më prestigjioze, si mbarëshqiptare ashtu edhe ndërkombëtare, ku poezitë e saj radhiten dhe vlerësohen me cmimet më të larta. Poezitë e saj botohen në Revistat më prestigjioze Kulturoro- Letrare, si …” NJE DRITARE E RE”, “POLITOLOGJIA”, “FJALA E LIRE”, ” BOTA SOT”, “REVISTA MIRDITA”, “REVISTA LETRARE”,” SOFRA E POEZISE SHQIPTARE” etj. Në shumë Manifestime ka marrë cmime të para për poezi, si më 2012 në Takimet Tradicionale ” KADRI KADRIU” Cmimin ” AFRIM MALIQI”/ VENDI I PARE/, pastaj më 2020 në Festivalin e Antologjisë Kombëtare” JEHONA SHQIPTARE” Titullin ” LIDER NDERI ARTISTIK PER VITIN 2020 , më 21 03 2021 në Festivalin ” Antologjia Poetike Kombëtare e Jehonës Shqiptare =2021 titullin ” PENA E ARTE DRITERO AGOLLI”. Me poezitë e saj është pjesëmarrëse në 5 Antologji Poetike e që janë…” Frymëmarrje Femërore”/ Botoi Lena Grafic Prishtinë =2020/, ” Poetët për Ndryshim”= ” Poets for Change”/ Univers=Tiranë 2020/, ” Revistë Shqiptare ” Albania Shqipëri Natyrale”=4 2020 / B. Klubi Letrar ” Zahir Pajaziti” Podujevë= Prishtinë/, Rev. ” Alb. Shq. Nat. nr. 5= 2021 , Antologji Poetike Kombbëtare e ” Jehonës Shqiptare =2021= 4= kushtuar poetit dhe shkrimtarit Dritëro Agollit. Librin e parë me poezi e ka në botim e sipër. Eshtë nënë e 4 fëmijëve dhe jeton në Podujevë! SUKSESE!
“””””””””””””””””””””””””””””