18.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Aqif Isaku

BUKURIA E SHKRONJAVE

Tridhjetë e gjashtë xixa,
Xixëllojnë në abetare,
Fëmijëve t`u hapin,
Me mijëra dritare.

Bukurinë që kanë,
S`ua sheh në fletore,
Kur njëra me tjetrën,
Kapen dorë për dore.

Do të pyetnit ju,
Ku e mbajnë bukurinë,
Në fjalën e ëmbël,
Apo mirësinë?

Kur ato së bashku,
Lidhen si një urë,
Bukurinë e kanë,
Në dije e kulturë.

“””””””””””””””””””””

ZËRI MIKLUES

Zëri im është zë durimi,
Nuk qorton e nuk vret dot,
Miklon shpirtin, se do vajin,
Dhe në të ka gëzime plot!

Dhe fëmijë, të dashur miq,
Mos më shtyni ta ndryshoj zërin!?
S`ma do shpirti, besoni, hiç,
Për të keq t`ua qes namin!

Për një fjalë, të keqe fjalë,
Nuk bërtitet e as qortohet,
Turp i madh, për të që s`fal,
Dhe me shokun që hidhërohet.

Zëri im, pra, ndal qortimin,
Kur fëmijët i sheh t`gëzuar,
Kur në lojëra e në ëndërrime,
Me një zemër janë të bashkuar!

L'immagine può contenere: 2 persone, persone sedute
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.