18.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Arta Hysenaj 

Pa ty jam pema e tharë mbi tokë …

Qielli gri që fsheh diellin nën re

Si mali mbushur me borë në gji

Si deti me dallgë shkumëzoj me nge

Ti eja mos u tremb ,nga ftohtësia ime
Është kusht për ty ,ta ndezësh zjarrin
Të pres ngazëllyer ,dhe unë si fëmija
Me forcën e mallit ta mposhtësh “malin”
Kjo fjala burrë shpesh më merr peng
Nuk më lë lotin, ta ndjej në sy
Më bëhet gur ,më krijon brengë
Në përqafim shkrihet tek ty…
Eja me ninulla,fjalët pëshpërit
Dhe pse s’ti kthej , ti dua fort …
Me je bër strehë, ku gjej qetësinë
Notoj në ty , burim me lot…
Eja e mira ime ,më merr për vete
Fjalët e shpirtit, në vesh i dua
Të pres, të kam ,të ndjej cdo ditë
Zbutet ky shpirt në fjalën GRUA
Të bëri zoti, ëngjëll për mua
Lumturinë skalit MOTER ngadalë
NENE , shpirti jot eshte burim zalli
Rrjedh dashuri,shpëndan kristal
Eja larmishëm ,si aromë pylli
Më ledhato ,O FRYME DASHURIE
Qe vetem ti ia di vatrën zjarrit
Une shkembi i fort( per ty)…dhimbje fëmije

Arta Hysenaj 

“””””””””””””””

Birit
U tremb gezimi iku trishtuar bashke me ty …
E more me vete dhe shpirtin tim …ndjej ftohte
Te hidhura castet boshe,pa ty… zgjatim….
Sa shpejt kaloi kjo rryme mrekulluese, e ngrohte …
Aty po pres te pragu i ndarjes…
Midis dy rrymash, si ere e trazuar.
Ti diell ,i lindur per mua, nga une…e imja bote
Me lodhje pritjesh…takimi kohen zvogeluar …
Ne prag rri puthja, shkembyer…
Dy jete …ne nje te miksuar ,i imi lot…

Arta Hysenaj

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.