18.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Buqa Softa

FLUTURAT PRANË HIRIT
BY:

Zj Softa..
Të strehova në godinën e shpirtit tim, të ngritur mbi rrënoja
Me gurët e rrënojave, ndërtova një oxhak që ty të të ngrohja
E gjeta fillin e ndjenjave dhe me të bëra pëlhurë të të mbuloja
Dashurinë time për ty e bëra gjenerator drite që fytyrën tënde ta ndriçoja.
Tani godina ka mbetur nje muze me kujtimet dhe gjurmët e tua që mbetën aty
Me shenjat e gishtërinjve që prekën muret e saj dhe pëlhurën që mbuloheshim të dy .
Çdo mbrëmje ngrohem në prushin që le ti dhe ndjenjat i djeg ngadalë si ashkë
Dhe thëngjijtë e djegur i ktheva në perla me të cilat dekorova pëlhurën që mbuloheshim bashkë.
Çdo mëngjes shoh nga dritarja e godinës me shpresë se një ditë do të kthehesh
Ti më ke puthur në zemër, ku asnjë s’më puthi dot, ndaj s’ka nevojë të rrëfehesh .
Do të ngrohemi përsëri si dikur në oxhakun e godinës së shpirtit
Dhe kur të vdesim, shpirtrat tanë do të rrinë si dy flutura pranë hirit !
Nga :Buqa Softa
***********************************

EDHE PAK -BY:

Zj Softa..
Përbindëshi “covid 19”
po përpëlitet nën këmbët tona
Edhe pak dhe bota
do të gëlojë sërish në orët e vona
Do n’a qesh përsëri si dikur fytyra
Do të kemi sërish një botë plot ngjyra .
Edhe pak dhe bota
nga hareja do të gumëzhij
Kur përbindëshi të japë
grafmat e fundit të tij
Do të gumëzhijë deti, toka dhe qielli
Do të nusërojë hëna
e do të buzëqeshë dielli .
Edhe pak ka mbetur
dhe do të jemi si dikur
Këtë herë më të lumtur
dhe më të fortë se kurrë
Edhe pak dhe do të lindë bota e re
Kur përbindëshi do të futet
shtatë pashë nën dhe .
Mos e fik qiriun e shpresës
kur je në errësirë
Se çdo e keqe e ka edhe një të mirë .
Që të ndjesh shijen e ëmbël,
duhet të provosh shijen e hidhur
S’mund të shijosh lumturinë,
pa shijen e lotit të kripur !
(Buqa Softa)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.