19.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Elisabetta Gockaj

Elisabetta Gockaj

Mantela

Nga dega sapo u shkëputë,
E merë rrugën e fundit gjethe,
Pema xhveshur e pa turpë,
Statujë në këtë fund vjeshte.

Ndërsa qielli për çudi !
Hedh mantelën gri të rënd,
Demostron turpin e tij,
Në këtë të madhe gjëm !

Torturë

Ta di derën e shtëpis,
Të trokas… guxim nuk mar,
Sa të shoh më ndrisin syt,
Zemra kthehet në furrnalt.

Piqem, digjem, përvëlohem,
Kur shikimin ti më hedh,
Por s’guxoj të të afrohem,
Të të them.. zemra ç’më ndjen.

Perëndimi shpejt sjellë muzgun,
Dita shuhet dal ngadalë,
Nis sërishtë të thurrë ëndra,
Si mëngjezit të të ndalë.

Kurr….. s’kisha provuar frikë,
Frik’ të ëmbël që të ngjall,
Tek dëgjoj rrahjet e zemrës,
Të më thonë…. ç’budalla djal.

Rrezja e diellit’ ja shkëlqeu,
Për mbi kodër atje tej,
Si një e bukur skiatore,
Mbi çatit pa frikë rrëshqet.

Nga dritarja hynë brenda,
E më thotë …zgjohu gjumash,
Realitet…. s’të bëhen ëndrat,
Duke fjetur në krevat.

Pasi ra nata

Pasi ra nata përmbi qytet’
E mbretërin merë errësira,
Rrugët mbeten gjithë shkret,
Dëgjohet vec kjo koll’ e imja.

Ky dimër më ka futë plevitin,
Me shirat që përditë po derdh,
Me ngricat varur salaktite,
Nga degët si një rrjetë për preh.

E shoh qytetin përtej dritares,
Tek tuk çative ndonjë oxhak,
Ende s’është fikur vatra e zjarrit,
E tymi ngjitet k’tij qielli lartë.

Rrugve neonët derdhin zbehur,
Dritën si llambëza që japin shpirtë,
Tek natë e zezë kërkon të fshehi,
Gjithë bukuritë……. qytetit tim.

| Elisabeta Gockaj |

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.