19.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Fatmira Limani

Rrefim I nje nene me shpirt
Brengosur!
…….Tani,po kuptoj ç’qenka Jeta.Nje pervoje,sejcili me menyren e vet e jeton.Si çdo kush,edhe une erdha ne jete permes dashurise se prindeve te mi.
Sot jam disi e moshuar.Jeta me mesoj shume gjera….si te rritem,si te shkollohem, si te formohem, si te punoj, si te dashuroj, te gezohem, te lumturohem,
sikurse me mesoj si te perballem me te papriturat
te hidhura e te trishtuara.
Nena jam disi e moshuar.Kalova disa faza. Me e bukura qe me vjen ne mendje ne jete, eshte femiria.Edhe pse e kalova permes veshtersive te kohes si per te gjithe tjeret,kujtoj vetem momente te bukura kenaqesie.
U rrita, me momentet e gezuar! Jeta ime mori perpjeten.Krijova nje familje time te shenjte..
Me shoqeroj nje moment I bukur,kenaqesi e paharruar
ardhja ne jete dashuria ime e pare…sikur bota e tere ishte e imja.Fillova te kuptoj,qe ketu fillon e mbaron Jeta.Nisa ta doja vetem me shume per hire te femise.
Kaluan vite,Jeta ime perparonte.U shtuan dhe Tre femij te tjere…te kater djem.Kenaqesia e femive me largonte çdo lodhje e veshtersi.Po I rritsha me nje jete te diferencuar ne shoqeri.Dikush ne kasolle..
dikush ne Vila.Dikush ecte ne kembe, dikush me Makina lluksoze.Kjo ishte nje nxitje per mua dhe Tim shoq qe te punonim sa me shume, qe femite tane te mos ndiheshin keq.Donim te mesonin nga prindet, se vetem permes punes jetohet.
Pa i mbushur te tetembedhjet,femija I pare me thote disi I menduar: Nene! une u rrita.Mendoj ta marre ne dore vete jeten. Mendoj te largohem ne nje shtet tjeter,ku mundesia per te gjetur nje pune eshte
me e lehte.Dua te punoj te jetoj per vete, per ju prindet e mi qe me rritet, dhe per vellezrit me te vegjel.
Ne heshtje mendohesha.Djali mendon se eshte rritur…kjo me gezonte.Qe ta largoja nga syte e mi,
me dukej femi.Nuk I thashe as po as Jo! U puthem, u perqafuam me lot mallengjimi ne sy u ndame.
Qe njezet e nente vite, kete moment sa I gezuar, sa I trishte kam ne mendje e para syve te mi me djalin tim.Asnje lajme te gezuar, as te hidhura nuk kam
Kam veçse trishtimin e mallengjimin per te.
Nena, e mbaj deren hapur,pres djalin te vi.
Nena, shtroj çdo nate shtratin,çohem dhe shikoj..
Nena,I shtroj buken,shikoj qe nuk ka ngrene!
Mjere Nenen, ç’ me ka gjetur…!nuk Dua te besoj qe djali I’m nuk eshte me ne kete bote.
Do ta pres, rroj me shprese se nje dite ne kraharorin Tim do te jete.Di qe ka ndryshuar fizikisht.
U largua tetembedhjet, dhe sot duhet jete rreth pesedhjet vjeç, por aroma e djalit Tim nuk ndryshon.
……Gjunjet e mi me jane prere.Lotet e mi me jane thare!
Gjithe keto vite, vetem kam qare.Lotet e mi,dete e oqeane I kane çare.
Nuk mbaron me aq, historia e nenes helmuar!
Pengova djalin e dyte, te mos largohej per pune jashte vendit.U muar me peshkim.Papritmas nje dite me vjen lajmi I zi…djali eshte mbytur!
Ah, Nene e mjere I thashe vetes: nuk duhej te kisha lindur, me provuar helmin ne shpirt.
Hap pas hapi me ndoqi e keqja.Sot nje vit me mori jeten djalit trete korona- virus. Me ka ka lene nusen e ve..e Tre femij jetima.
Ç’te thote… me Nena! Kush me degjoj dhe me shikon thote: akoma kjo Nene jeton!
Po jetoj fizikisht, pa mendje, pa zemer, pa shpirt.
Puthem e falem çdo dite me dheun e varreve te dy djemeve te mi.Mbaj deren hapur, I shtroj shtratin e buken per te ngrene djalit qe nuk di gje per te!
Ngushelloj veten, me te tjere.qe me ngjajne me hallin Tim.Njeriu qenka I fort fizikisht.Me vjen ne mendje nje thenje e vjeter: u goditi guri me force, dhe u shkermoq; u godit druri I njome, dhe u tha; u godit njeriu ne zemer, ne shpirt, dhe e duroj.
Mesazhi I nenes eshte ky:
“Mos e mendoni jeten, siç e deshironi,
por sI te vi jetojeni”
Jeta eshte pervoje…..jetojme si te vi.
Gezohu momentit, me durim perballoje te keqen qe nuk ke mundesi ta parandalosh..!!
Fatmira Limani 4/6/021
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.