18.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Frrok Doda

NJË DITË DO TË VISH.
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona, barba e sorriso
Një ditë do ndjekësh rrugën e dallëndysheve,
te foleja jote do vish.
E di se jam vetem,
Pa mua smund të rrish.
Këtu rruget janë të ngushta,
pa drita,
po shpresa do kthehet sërish.
Do braktisësh rehatinë e ëndrat e brishta.
Dashuria është gjithçka.
Ndaj e di,do të vish.
Nëse ikën prap.
Ku të mbytem se di.
A në detin e lotëve tua.
A ne detin e lotëve të mi.
Fd prill 2024.
“”””””””””””””””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona

BABAI..
Sot për ty u ndjeva trisht,
Binin këmbanat përvajshëm,
Atë ditë kur të thirren të pushoje përjetsisht.
Mu kujtua hija burrnore e jote.
Dhuratat prej teje nëna kur si mori.
Hyjnesha e kësaj bote,
Ankesë prej goje kur nuk nxori.
Jeta dhimbje ka.
Duart tuaja i shterngonte sa ska.
Sa herë nëna ndjehej trisht.
Ballin e saj puthje baba.
Të ndjej në shpirt e mendje.
Ti ishe mirsia per ne e shoket.
Kur fryn era ndjej doren tënde
dhembshurisht më përkdhel flokët.
Baba më kujtohet fjala jote
Kur jam në veshtersi a aksident
Më ke thënë qëndro, mos e përfill.
E di kam prap kujdesin tënd.
Lutesh per mua nga lart në qiell.
Fd prill 2924.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.