19.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Hyqmet B Hasko‎

 

Shtëpia jonë e përbashkët me emrin Shqiptari në ndihmë të të dëmtuarve dhe të lënduarve nga tërmeti apokaliptik…

Miq dhe mikesha të mia!L'immagine può contenere: spazio all'aperto

Nuk mund të rri pa ndarë me ju emocionet që pas-shoqëruan këtë traumë të rëndë natyrore, këtë tërmet apokaliptik, që shkundi gjithë Shqipërinë, me qendër në Durrës dhe rrethinat e tij, duke shkaktuar ankth, panik, depresion kolektiv, dëmtim deri në shkatërrim të qindra shtëpive e pallateve të banimit e veçanërisht, më e rënda e të gjithave, humbja e shumë jetëve njerëzore.
Durrësi, Tirana, Thumana, Kurbini, Mamurrasi, gjithë Shqipëria u gdhi në mëngjesin e 26 nëntorit me plagë në trup e në shpirt, me ankth në zemër për njerëzit ende të gjallë nën rrënoja, që prisnin operacionin e shpëtimit.
26 viktima, 650 të lënduar, 47 të shpëtuar dhe disa të humbur nën rrënoja! Është ky bilanci tragjik i tërmetit të së martës (26.11.2019) në orën 03:54, 6.4 ballë me epiqendër10 kilometra nga Durrësi dhe 31 kilometra nga Tirana. Forcat e Armatosura, Zjarrfikëset, Policia e Shtetit, Emergjencat Civile në bashkëpunim me grupet e ardhura nga vendet mike, vijuan gjatë gjithë ditës dhe gjithës natës që sapio kaloi dhe ende vijojnë kontrollet të cilët janë përqendruar në tre zona: Këneta në Durrës, te pallati gjashtë katësh afër kryqit të kuq dhe te Vila Palma po në Durrës.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Shqiptarët të mbërthyer në darët e ankthit ndoqën e ndjekin hap pas kërkimet e superoperacionit të nxjerrjes nga rrënojat dhe shpëtimit të sa më shumë jetëve njerëzore.
Përballë kësaj dhimbje të madhe, këtij depresioni kolektiv, u ngrit solidariteti mbarëshqiptar, si një urë e madhe dashurie e finsikërie për të kaluar ndjeshmëria dhe afinitetit ndaj vuajtjes së tjetrit, nga shtëpia jonë e përbashkët me emrin Shqiptari.
Tëmeti goditi familje të tëra, jetë të gjalla njerëzore u shuan nën rrënoja, duke lënë në pikëllim jo vetëm familjarët e tyre, ata që mbetën gjallë nga kjo katastrofë natyrore, por gjithë shoqërinë shqiptare, që mban zi e loton për këtë humbje të rëndë jetësh njerëzore.
Shoqëria shqiptare edhe një herë tregoi shpirtin e vet solidar, gadishmërinë për t’iu ardhur në ndihmë të dëmtuarve, të mbeturve pa strehë e ushqime, të lënduarve, që mezi përmbajnë detin e tallazitur të dhimbjes për humbjen e njerëzve të tyre të dashur.
Erdhën nga Kosova vëllezërit tanë të gjuhës e gjakut me ndihma teknike dhe financiare, me ndihma në makineri e specialistë të evitimit të pasojave të tërmetit, që me shpirt qëndrestar e luftarak shfaqën me dinjitet anët më të mira të një shoqërie dhe shteti të ri, që ka ecur shumë përpara në rrugën e integrimit dhe progesit të gjithënashëm shoqëror.
Dyert bujare të familjeve fisnike të Kosovës martire u hapën kanat më kanat, me dashuri e ngrohtësi për të mbiejtuarit e kësaj trauma të rëndë, që kanë mbetur nën qiell të hapur, të lodhur dhe të dekurajuar nga kjo fatkeqësi natyore.L'immagine può contenere: 1 persona, spazio all'aperto
Të një cilësie elitare, me përkushtim shembullor dhe qëndresë të hekurt u shfaqën trupat speciale të ardhura nga Italia Serbia Kroacia Greqia, së bashku me makineritë e markave më të fundit dhe pajisjet e tjera teknike, pa të cilat, fati i shumë prej atyre, që fatbardhësisht u nxorrën të gjallë nga rrënojat, do të kishte një rrjedhë tjetër, një rrjedhë tragjike, sikurse qe mjerisht fati i gjithë atyre që humben jetën në këtë ditë të trishtë, në betejë me rrënojat…
Miq dhe mikesha të mia!
Në ditë të tilla, njeriu e kupton se sa i dobët është përballë të panjohurave të fatit dhe sa shumë nevojë ka ai për dashurinë e tjetrit, për dorën e ngrohtë të mikut, shokut, vëllait, të panjohurit, që befas i bëhet i njohur, shtetit që në raste të tilla duhet të jetë më operativ dhe më i përgjegjshëm, shoqërisë, e cila duhet të reagojë me gjithë energjitë e saj pozitiviste, siç dhe në fakt ka reaguar…
Sot, ata që janë pa shtëpi, pa ushqime, pa shtroje e mbuloje, me dhimbje në zemër për të humburit e tyre të shtrenjtë, kanë më shumë nevojë se kurrë për ne.
Le ta zgjasim dorën ndihmuese dhe inkurajuese drejt tyre, secili sipas mundësisë, që t’ua lehtësojmë dhimbjet dhe t’ua bëjmë më pak të vështirë jetën në këto ditë sprovash të vështira!
Zoti iu dhëntë kurajo për të përballuar dhimbjen dhe për të vazhduar jetën.
Zoti na dhëntë të gjithëve pjesë e nga dashuria e Tij e pakursyer, që të ndihmojmë sa të mundim e kë të mundim në këto ditë solidariteti gjithëkombëtar!
Zoti na i largoftë tërmetet dhe traumat e tjera natyrore, na dhëntë paqë e dashuri, që të bëjmë më të mirën për veten tonë, për familjet tona dhe për njëri-tjetrin!
H…@…B…H.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.