19.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Igball Brava Krivanjeva

RIKTHIMI

Në vargjet e tua provoj
durimin më të gjatë
si gurin që më duhet
ballëdjersitur ta skalis.
Nëse do më shohësh në supe
një pelerinë të bardhë
Dije se nuk jam aktorja që luaj
me zjarr në një film.
Ja, aty në atë shesh, dua të
takoj Skenderbeun
Me Nënë Terezën do ta thur
bekimin më të ri
Fjalëshqipja ma bën më të
bukur atdheun
Dha nëse në doganë më lënë
të lagem në shi.
Para teje Vardari më duket se
flet vetëm shqip.
Në pragjet shqiptare përulem
thellë para lokeve.
Më duket më krenare çdo fjalë
e varg në poezi.
Kur shoh burrat plisbardhë
në kuvend mes odave.
Nëpër vargje do zgjoj zukama
bletësh e piskama burrash.
Do ta zgjoj shqipen më shumë
se një shpërthim pranvere.
Do trokas krenare dhe lirisht
në qemeret e kullave.
Ku gjuhëzonja na bëhet të
gjithëve diell me rreze.
Atje do thurim ca këngë që
na i ushqen zemra.
T’ia shtojmë ca shqiponja
djepit të foshnjës.
Pranë të rënëve të kujtojmë
vrapimin në shkrepa.
Apo hapave që bëjmë
doganave të botës.

E prapë të kthehemi

në pragjet tona.

Pa droje ti puthim gurët

gjunjëulur e zemër mallë

Që dita t’i ngjajë një kalaje

me frymë lashtësie.

Nga balli i skuqur i etërve tanë

nga flaka e mallkuar.

28 prill 2022

“””””””””””

MBI QIELLIN BLU
Kam ecur mbi qiellin blu
Për tu takuar me yjet veç e veç
Më u ba ngjyrë ylberi
Më e shikue se kah na erdhi
ferri
Më i qëndrue besnik jetës
Më ia thanë para syve të
vërtetës
Më u ngrit mbi majën e Tomorit
Mos më e shitë tokën e
Çakorrit
Më ia vu gurin e kufirit tek
Molla e Kuqe
Më u ba poezia ime ma e
bukura nuse.

12 Prill 2022

“”””””””””””

MBRËMJE OLIMPI
Këtë mbrëmjes
Jam musafir i hënës
Të dyja shëtisim me ëndrrën
E hyjnive
Sonte hënë më mëso
Si të fluturoj
Në udhëtimin për të fluturat
Shkallëve të jetës
Deri tek ti Hënë të ngjitëm
Ma lart se kulla e Olimpit
Do të ngritëm me sytë e mi
Dhe dua të flas me këngën
Kohën e bilbilave të agimit
Dua ta quaj kohë për dashuri
Më besoni ëndërroi
Hënën për sytë e mi
Kur flas me këngën
Flas vetëm për dashuri.

8 prill 20022

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.