19.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Lulezime Malaj

Sa kohë u bën…

Sa kohë u bën sa s’e mbaj mend,
Më ngjan se shekujsh je larguar,
Kjo ftohtësi sikur më çmend,
A thua se koha ka ndaluar…
Dhe malli s’digjet aty në shpirt
Si ca thëngjij, bërë hi në votër.
Siç mund të kesh gjithë pasurinë
Dhe e humbet në një lojë poker.
Dhe malli s’tretet aty në shpirt,
Siç derdha dikur, një det me lot.
Siç shkrin dëbora mbi lule prilli,
Siç vyshket, një trëndafil në gotë.
Dhe malli s’mbytet nëpër vite,
Siç mbytet një mjegull mbi liqen..
Siç e ka të ‘gjatë’ jetën një flutur
Siç luan vjeshta, dram’ në skenë
Diku …kumbon një not’ e trishtë,
Në qilar t’kujtimeve, përmbytur mall’
Siç cicëron një zog në borë,
Siç përpëlitet, një peshk mbi zall.

Malli i rri shpirtit, eh…si relike

Si pajë e gjyshes n’funde sirtarësh.

Si një mulli ere, në sfond të arës

Krahët bosh vërtit, e s’mund të varet

***

U ndamë atë nat’ vere, n’rrugicën time,

Për çudi dhe zemrat, i ven portës gurë.

Por, eh…malli mbeti vulë në shpirt,

Si një tatuaxh, në lëkurë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.