18.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Nga :Elsa Cenaj

Partiturat.

Me bukurinë e shpirtit ,

Mbledh tingujt trishtues,

Kompozoj himnin e jetës

Në partiturat e gurgullimave

Të pafundme të lotit….

Gotës së mbushur me verë të zezë,
Shëtis peizazazhin e ngjyrave të jetës…
Lotin tim pi , ta shuaj dhimbjen….
E të hesht edhe kur nuk duhet,
Eh , sa herë i putha lotët,
Putha dhimbjen e trishtimin,
Buzët mu plasaritën,
Sytë ngrihen në lartësi qiellore !…
Jeta më përsillet ëndërrave….
E pi me fund gotën me verë,
Zbrazja e saj më zgjon me dëshirë ,
Ndoshta më i lumtur është ai që zbën ,
kurrë ‘ e kurrë ‘ mirë,!?

Melankoli e lot , zbraz gotën e çuditërisht,

Ndjej se loti shton verë ,

Verë në gotën e zbrazët…

E un shoh , e ndjej, dhimbjen

që ma sollën të tjerë ?.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.