19.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Nga Poetja dhe moderatorja:Katerina Barbieri

Ditëlindja

Jam poete ribele me pen te lire,
nje krijese e forte dhe pak speciale ,
buzeqeshja si trëndafil ne fytyr me ka mbire,
me taksivolante dua te ngjitem ne male
Ne dallget e jetes vjeshtash perplasur,
me tunden-shkunden andej-ketej,
ne fluturim me eren, jo nuk jam mbrapsur,
dhe sot fitimtare po ju rrefenj
Un jam nje grua s’jam perendi,
zili me kan dhe vet perrite
nuk kam gjak blu, nuk jam bij mbreti,
por zemer lendine,qe rrit lule florinj
Te ligat i lidha ne gisht si nyje,
burim force u bene per te jetuar,
Te mirat si perla gjerdan mbi gushe,
buzeqeshje, qe ndrijne si gur i çmuar
Yjet i zbres ne toke rreshtuar,
karvane ne henen plot drite e grim
dhe rete me sy te blerte hutuar,
dhe token fus ne karantine

Se force e gruas eshte sa nje mal,

detin bene udhe,si ure kalimi,

Nuk ka shuman ate ta ndal,

ndaj mos e ndal ti fluturimin!

“””””””””””””””””””””””””

Poezia

Lule e art, je ne lendine,

petal-bardhe, puro si bora,

qe kur çele në shpirtin tim,

fluturim në univers un mora

Je pulebardhe në fllad pranvere,

detit-valë, dallgëzim,

ke frymëmarrjen e një reje,

ngre fole në shpirtin tim

Brigjesh-buzë,etur e tharë,

loti i mallit synë verbuar,

gjethe- vjeshte në tokë shpërndarë

un e ti binjakëzuar

Lumi i jetës vjen i marr,

Derdhet,mbytet,breg me breg,

si një flutur thith nektar,

humbesh,tretesh, shteg më shteg

Në zemrën time, je sekret,

burim uji, si gurre bjeshke,

pa ty jeten bej lanet,

shpirtin ndez si flak, si eshkë

Je binjake, buzeqesh hëna,

kur un shihem, n’pasqyre t’arte,

T’bukura,t’hijshme, s’ben me nena,

me fill t’argjendte ,qëndisur në kartë

O miq të mirë,mos humbni durim,

t’zbuloni t’dini timin sekret,

n’leter t’bardhë,vargu dhe shkrimi

është më i shtrenji amanet

Më mer ne krah ne univers,

mallin e shuan, gjurmë humb në erë

lotin e shndrit diamant e vese,

në shpirt e letër s’vdes asnjehere!

“”””””””””””””””””””””””””

Mesuesi

U mprehen penat sot anembane botes
ngjyer me gjakun e mesenjtoreve te pare,
misioni i dijes me i larte se malet ,
dhe peshen e tij jo dot se mbajn
O misionare te shenjte te diturise
si busull orientimi,ne det e ne jete ,
lundrova si marinare duke mbajtur drejtim,
me spiranzen lidhur idealeve te shtrenjte
Mesuat pa kursyer ne shi e ne ere,
ne vatrat me te largeta ku shkonin vec bagetite,
shkendijat dhe germat i ndezet perhere,
indicatore , navigatore te jetes, te rrymes drite
Nese ne jete arrita te bej dicka,
lavdia i perket edhe mesuesve te mi ,
me ndezen shkendijat e dijes ne shpirt
dhe sot jan far i rruges plot drite!
Gruaja
Portreti yt pikture e bukur,
kurore me ëndërra dhe buzëqeshje,
shpirti I butë, I brishte si flutur,
qe vuan dhe duron ne heshtje
Ti je e forte edhe krenare
dhe botes i jep ngjyre dhe jete
ne gjirin perle-margaritare,
madherishem shkruhet emri vertete
Me egoizem e xhelozi,
dikush mundohet te te vrase,
shirtin tend fragile si qelqi,
nje pellg me klithma mbetet pas

Ku ecen ti dhe fluturon,

ne gjurmet e tua mbetet parajse

dhe floku I arte rreze leshon,

dhe mbjell deshira enderra mendafsh!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.