18.5 C
Tiranë
E hënë, 20 Maj 2024

Visar Zhiti i përzgjedhur ndër poetët e shquar botërorë

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Marius Chelaru, Kryeredaktor i revistës “Poezia”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë si dhe zv/kryredaktor i një nga revistave më prestigjoze në Rumani “Convorbiri literare”, botoi këto ditë librin me intervista të personaliteteve të shquara letrare bashkëkohore “Interviurile revistei poezia./ Intervistat e revistës poezia”.
Mes personaliteteve të letërsisë botërore, studiuesi dhe shkrimtari Marius Chelaru, ka zgjedhur intervistën me poetin dhe prozatorin tonë të shquar, Visar Zhiti, intervistë e përkthyer në rumanisht nga Dr. Renata Topciu-Melonashi.
Përmes mendimeve të poetit të mirënjohur shqiptar, i kushtohet një vend i posaçëm letërsisë shqipe në peisazhin e letërsisë botërore.
Visar Zhiti jep mendime interesante për procesin krijues, për letërsinë e shkruar në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës, për cenzurën komuniste, letërsinë e burgjeve, letërsinë e pabotuar, për dukuritë e sotme letrare, për ecurinë dhe problemet që janë të përgjithshme dhe të posaçme të letrave shqipe. Visar Zhiti flet për lirinë, shtypjen, cenzurën, rolin e letërsisë dhe shkrimtarëve sot.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Personaliteti i letrave shqipe, Visar Zhiti, ka katër vëllime të botuara në gjuhën rumune. Librat kanë pasur jehonë në shtypin e specializuar dhe janë vlerësuar së tejmi nga lexuesi rumun. Vëllimet poetike dhe romanet janë përkthyer në rumanisht nga Luan Topçiu dhe Renata Melonashi-Topçiu.
Mos harrojmë se pikërisht gjatë këtij viti, poeti ynë u nderua me Çmimin e Madh si Laureat i Festivalit Botëror të Poezisë “Mihai Eminescu”.
Marius Chelaru është një mik dhe njohës i shkëlqyer i letërsisë shqipe. Është autor i katër librave që ia ka kushtuar Shqipërisë, shqiptarëve dhe veçanërisht letërsisë shqiptare. Në shtypin letrar në Rumani, kritiku, poeti, përkthyesi dhe drejtues i revistave letrare, ka botuar mbi 200 artikuj për letërsinë shqiptare.
Në fillim të këtij muaji, në qytetin e Iasi-it u promovua një libër imagologjik për Shqipërinë dhe shqiptarët, për imazhin e tyre në shtypin dhe librat e botuar në Rumani deri në momentin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Promovimi i librit u zhvilla në mjediset e Lidhjes së Shkrimtarëve të Rumanisë, filiali Iasi, në praninë e Kryetarit të lidhjes, shkrimtarit Cassian Maria Spiridon, të deputetit Bogdan-Alin Stoica si dhe të Presidentit Dr. Radu Savulescu. Për librin posaçërisht foli Dr. Luan Topçiu, por dhe për ndihmesën që ofron Marius Chelaru në forcimin e marrëdhënieve midis kulturave tona, në njohjen e kulturës shqiptare në Rumani etj.
Zyra e Shtypit
ALAR
Rumani
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.