17.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Musa Jupolli

Letër At Gjergj Fiqhtës
At Gjergj Fishta,
Nga Parisi të shkruaj për në Arbëri, që kësaj vere parë pandeminë n’Atdhé nuk mund të shkoj !
Im At, jam një plak i ri prej Llapit, nga krahina e Mesianës, shpirti po më ndrydhet, po jetoj me brengë t’Atdheut, mos më lë të gabohem, po më duket se i kemi të njejtat « halle » si n’atë kohë, jemi bërë pik e sa miloin’ shqiptarë që jemi « guha n’i ven s’po na cokat’ «, ca thonë jemi të pa fé, të tjerët me një guhë t’huaj na e kanë zënë edhe frymën aq sa partitë politke që ditë e netë veç shkretojnë !
Im At, mos po gabohem kur po u them : « Jemi të bijtë e zotit dhe falsim shqip », lutjen time n’tjera gjuhë zemra nuk ma do !
At i dashur, dua të mërzis edhe pak, po tjetër njeri nuk kam t’i drejtohem me këtë shpirt, Flamurin në Dardani na e kanë ndaluar, na kanë mbështjellur me një tjetër që emrin tonë më nuk dimë ta thomë, sa na thonë « kosovarë, kosovista, kosovari, sa na thonë mysliman, sa na thonë të varfër, e disa nga të tanët që besa po na quajnë edhe të pa ditur !
Kam edhe shumë brenga tjera, po një që po më rëndon tej mase është RINIA !
Po bëj pyetje ; si dhe pse ky popull i ynë me gjithë atë thesar që ka nuk dijtëm asnjëherë t’i vlersojmë ?
N’trojet tona sot hedhin valle intrigat, përçarjet, në vend se të mirremi me rininë të cilën e kemi të pashme, rini arbërore shtat’hedhur e me vasha aq të bukura sa syri të këputet në to, po na kanë mbetur pa një grimë shprese, shumë tyre kanë ikur në vende tjera e Atdheu po zbrazet !
E di ! Po mos më qorto !
Po nuk po të lë edhe pa një lajm të mirë, Lahutën e Malcis, babai im e kishte mbjellur në kopshin e shtëpisë së vjetër, aty ku flinte tërë historia e fëmijërisë sime, po këtë Dhjatën e germave tua, Dhjatën tonë e kam sot në Paris, sa herë të mërzitëm dy kang’ i knoj me te !
E di se e flet frengjishtën, këtë guh’ t’pasur sa s’ka ma, aq sa s’ka guh’ ma t’ambel se shqipja jonë, sot kjo Dhjatë asht perkthye ne frngjishte nga nji djalë i ri, Abidin Krasniqi, ku germë me germë i ka numru faqet e këtij libri te shenjt’ !
P.S.
Po sa ta marr pergjigjien, prap do të shkruaj, adresë nuk me ka mbet’, parë pandeminë në Arbëri kësaj vere nuk mund të shkokj, po dil’ n’atë bjeshkë ku fluturojnë shqiponjat dhe me zanin qe ke m’ep mesazhin per kombin tanë !
N’shtëpi, 27.04.2020, Paris
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.