NJË SITUATË MË SHUMË SE ABSURDE, ME QËLLIM TENSIONIMIN E MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI – KOSOVË!

0
1447
Albini - takim me flamurin turk

Në vijim të një debati

Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj, 11 gusht 2021

Kur unë diskutoja si sot me kosovarë pêr Çakorrin, u thoja mos e jepni se ky ështê njê precedent, që do e përdorin edhe për veriun. Dhe Arbana Xharra ndër tjera tha se “ne na duhen vizat, Çakorri disa kodra e male janë…” Një kosovar tjetêr më tha: “ç’punë ke ti me territorin e Kosovës, se çfarë bëjmë ne me të?!”

KURSE SOT!

A është e moralshme një fushatë e orkestruar nga KM shqiptar, i ndihmuar nga kulimēt Berisha e Meta, për t’i kërkuar Kosovës: “Mos importo mallra nga Serbia?!”

Si do të ishin ndjerë kosovarët me këtë, që qeveria e Kosovës ka 21 vjet, që ua paguan rrymën serbëve në veri dhe “tambli serb përdoret edhe në shtëpi të dëshmorëve”?! – sipas Kimetes.

Kjo pra po ngjet tani në Shqipëri, ku Albini, i ndihmuar edhe nga dështakët destruktivë Berisha e Meta, po orkestron një tufë të marrësh, që kërkojnë: “Mos dëgjoni këngë serbe dhe mos e ftoni kroatin Bregoviç në Shqipëri!” Dhe po shajnë e po sulmojnē shqiptarët e Shqipërisë, ndër ta edhe mua si serbofilê. Nuk guxon more as me ju tregua realitetin se menjëherë të hidhen: A je shqiptar? Po pse more nuk i pyesni këta tregëtarët e Kosovës, që marrin mallra në Serbi, a janë shqiptarë, ju puritanët e mutit?!

Pronari i birrês Peja tërhiqet nga festa e birrës në Korçë, në shenjë proteste ndaj Bregoviç. Po ky farë patrioti, pse nuk tërhiqet edhe nga importi i miellit serb?! Si do t’i dukej këtij pronari, nëse KM shqiptar orkestron një fushatë kundër tij, mos importoni birrën Peja, derisa ai të heqë dorë nga importet prej Serbiosë?!

Kosovarët në përgjithësi kanë marrë tipare serbe. I kanë dominuar serbët për gjatë kohë dhe këta kanë fituar huqet e tyre, duan të na dominojnë ne, se nuk kanë kë tjetër. E keqkuptojnë tolerancën tonë dhe e marrin për dobësi. Duan të na shkelin! Kujtojnë se jemi në vitin 1990, kur Shqipëria ishte vendi më i prapambetur në rajon. Sot nuk kemi pse t’ia kemi zili as Serbisë, si kosovarët që e përmendin me madhështi, se në disa plane jemi edhe më mirë se ata, apo se vendet e tjera fqinje, përveç Greqisë.

E kanë natyrë të dytë kosovarët këtë, të pavetëdijshme, nuk mendojnë shumë, veprojnë, duan të dominojnë. Unë nuk vë kënd para vetes – më tha një herë një tropoojan, e kjo tendencë i ka irrituar tej mase shqiptarët. Se të ndërhyjnë si lluda në punët e tua dhe të shesin edhe patriotin, kurse ty të shajnë e të bëjnë mut, pa asnjë bazë. Ne shqiptarët këtej tregohemi më të kujdesshëm!

Po i them këto se shikoj irritimin e shumë njerëzve nga kjo fushatë budallallëku, që ka filluar nga Kosova kundër Shqipërisë. Një mik i imi sot nuk la gjë pa sharë ndaj tyre, edhe pse mbahet si dashamirës ndaj Kosovës dhe shqiptarëve atje. Pra, t’i lëmë kortezitë, të flasim realitetin, shqiptari nuk duron gruan me ia shikua telefonin, e jo më kosovarët me i trregua “bëj këtë” apo “mos bëj atë”. Marrëdhëniet ruhen duke e respektuar njëri-tjetrin dhe privatësinë e secilit, pa e kaluar cakun.

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.