Me poeten “Matilda Babo”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Në këtë fillim muaji botimi më i fundit te ADA
…Këto vargje nuk janë thjesht fjalë të shkruara- ato janë zëra të heshtur që flasin dhimbjen e mungesës, për mallin e heshtur, për hijet e një pranie që ndriçon edhe në mungesë…
Nessuna descrizione della foto disponibile.
Titulli: MË MUNGON
Autore: MATILDA BABO PALI
Botimi i parë: 2026

ISBN: 978-9928-95-069-7

Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16

Tiranë, 2026
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese ADA

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Pali (Babo), Matilda
Më mungon : poezi / Matilda (Babo) Pali. – Tiranë : Ada, 2026.
128 f. ; 20 cm.
ISBN: 978-9928-95-069-7
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1
821.18 -1 .09

ParathëniaNga:Nessuna descrizione della foto disponibile.


Ky është një udhëtim i thellë emocional nëpër kujtime, ndjenja të pa përmbajtura dhe dashuri që jeton përtej pranisë fizike, emocione të përjetuara nga vetë autorja.
Çdo varg lind nga mungesa, por gjithashtu dhe nga forca e lidhjes që ajo zbërthen.

Psherëtimë e dhimbjes erdhi ngadalë,
Më ofroj veç lotlët e plagës më të rrallë
Humbet gjithësinë zemra nënën kërkon,
Oh sa larg larguar nga yjet më vështron.

Këto vargje nuk janë thjesht fjalë të shkruara- ato janë zëra të heshtur që flasin dhimbjen e mungesës, për mallin e heshtur, për hijet e një pranie që ndriçon edhe në mungesë.
Poezitë që do lexoni në këtë libër prekin tema të thella si humbja, kujtime, shpresa dhe dashuria që s’kanë nevojë për fjalë. Ato janë shkruar me ndjenjë dhe përkushtim, për tu bërë pasqyrë e emocioneve që çdo lexues mund ti ketë ndierë në një moment të jetës.
“Më mungon” nuk është vetëm një titull është një thirrje e brendshme, një kujtim i gjallë, një shprehje e shpirtit.
Ftoj lexuesit që në çdo faqe të gjejë një pjesë të vetes dhe të ndjejë se, në këtë univers poetik, nuk është i vetëm.

Redaktor ANTONETA VATNIKA

Vedi meno
HESHTJA E DURIMI NGREJNË KALA
Heshtja është mbret që s’kërkon kurorë,
Mban brenda stuhi, por s’lëshon dëborë.
Durimi është fortesë e kohës i bën ballë,
Ndërton të pathyeshme kala mbi plagë.
Jo nga frika ngrihen muret e shpirtit,
Ajo forcë, lind në thellësi të mendimit.
Sepse jo çdo heshtje është dorëzim,
E as çdo pritje nuk është nënshtrim.
Ka heshtje që flasin më fort se rrufeja,
Durim i matur e çan shkëmbin si rrjedha,
Nuk është i dobët ai që zgjedh të presë,
Por ai që njeh çastin kur duhet të flasë.
Ndaj ndërtoje kalanë me dinjitet e besim,
Heshtjen mburojë, në durimin si qëndrim,
Se frika ngre mure për t’u fshehur në terr,
Guximi ndërton kala që sfidojnë çdo erë.
Nëntor 2026 Matilda Babo Pali autorja.
“”””””””””

FRESKIA JOTE, MALL SHPIRTI
Pranë jush ndihem si pranverë,
Mbush shpirtin me dritë përherë,
Dhe në sytë tuaja gjej një kaltërsi,
Zemra ime e kërkon e i fal freski.
Prania juaj më sjell shumë qetësi,
Si rrezja e diellit me aromë e freski,
Fjala e juaja më bëhet ngushëllim,
Një buzëqeshje zgjon shpirtin tim.
Kur largoheni, më hesht çdo fjalë,
Malli vjen përvëluar, dallgë me valë,
N’mendimin e pastër u mbaj pranë,
Kujtim që nuk venitet kurrë në anë.
Ka njerëz që vinë si bekim në jetë,
Sjellin ngrohtësi në ditë të shkretë,
Keni një freski që nuk përshkruhet,
Prania që në zemër përherë ruhet.
E nëse malli kthen këngë të vjetra
Emrin tuaj do ta mbaj ndër ëndrra,
Se freskia juaj më mbetet kujtim,
E malli për ju,rreh në shpirtin tim.
7 Nëntor 2026 Matilda Babo Pali
“”””””””””””

RESPEKT PËR TY, VAJZË SHQIPTARE!
E re në moshë, por e madhe në shpirt,
Me flamurin kuqezi qëndronte në pritë.
Ajo në njërën dorë mbante Shqipërinë,
E në barkun e saj mbante ardhmërinë.
Nuk e ndalonte as lodhja, as era, as shiu,
Sepse zëri i saj vinte nga thellësia e gjirit.
Protestonte me shpirt e zemër të zjarrtë,
Për vendin e saj, për një të ardhme të artë.
Sa shumë forcë lirie kishte ajo vajzë e re,
Një jetë në bark, me mijëra ëndrra për ne.
Ajo nuk kërkonte vetëm për veten e saj,
Për fëmijën që nesër do thërrasë: “Atdhe!”
O nënë e re, me flamurin kuqezi në dorë,
Ti sot je një simbol që nuk shuhet kurrë.
Në barkun tënd nuk rritet veç një fëmijë,
Rritet një shpresë e re për këtë Shqipëri!
TETOR 2026 Matilda Babo
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.