Me poetin”Mujore Zilfo”

Muaj tē mbarë dhe shëndet e mbarësi në familjet tuaja miqtë e mi
Meraku nënës
Ku je o bir, më thave synë
Mbrëmë zëri nënēs , në ëndërr mu shfaq
Ti je dhe mbete i vogli im
Se di,pse zoti na ndau kaq larg…
Mes pērqafimesh ,fjalët kērkoja
Nga malli shpirti, fjalët si nxirrte
Ti thoja dhimbjet , do e lēndoja
Nuk doja dy herē, nëna të vdiste ..
Muco Zilfo 1/11/ 2026

Vedi meno
“””””””””””

VENDI IM
Sa shumë kam shkruar në letra
Nëpër ëndrra plevitosur
Paske pasur plagë të vjetra
Që zullumet s’të janë sosur
Vendi im, nga më i miri
Sa më dhëmb, çdo plagë që merr
Sa dhe lulja , trëndafili
Thonë të çel ,a mos të çel
Sot të flet dhimbja e zemrës
Dhe pse larg, tek ti marr frymë
Dhe foshnja në bark të nënës
Ka frikë,të lindë a mos lindë
Tek ti ëndrrat marrin jetë
Askush nga ti s’na ka ndjekur
Kur dikush trupin ta djeg
Shpirti ynë në rrënjë djegur
Si nuk linde një të mbarë
Dhe ty buza të të qeshte
Sa pushtetin e kanë marrë
Dreqi i ka bërë për vete
Pranvera të ardhtë te pragu
Zëri popullit marrtē hak
Ajo tokë që mban erë gjaku
S’pranon prapë të derdhet gjak
Mujore Zilfo
“”””””””””””””

Mbas njė shkėputje ju pershėndes miqte e mi me disa vargje nga krijimtaria ime
Kur shkon dhe shkel syrin
Mė le tē verbuar
Sa bëj të kap yllin
Në tokë jam rrëzuar
Moj lule kurore
Mos luaj me naze
Si një flog dëbore
Mbi një degë bajame
Më thuaj një fjalë
Nuk do ndajmë kufijtë
Ti në u bëfsh zjarr
Unë jam hiri yt
Në u bëre vesë
Prilli në të dalë
Unë do bëhem djersë
Të të ndrijë në ballë
Në u bëre mall
Tek ti le të tretem
Po u bëre plagë
Me lotë do laj detet
Po u bëre yll
Unë do bëhem dritë
Në u bëre varg
Jam poeti yt
Në u bëre vdekje
Per ty bëhem plumbi
Se në ditë të keqe
Aty njihet burri
Kur shkon dhe shkel syrin
Më le të verbuar
Sa bëj të kap yllin
Në tokë jam rrëzuar…
Muco Zilfo 11/10/2026
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.