PAULIN STERKAJ – DEPUTETI QË DUAM

0
1622
Paulin Sterkaj, Nr. 2

Edhe një mandat e meriton pushtetin Partia Socialiste në Shqipëri, ndërsa në Shkodër kemi deputetin e nderuar Paulin Sterkaj, i cili është numri 2 kësaj radhe në listën e PS-sê, dhe votohet si në Shkodër ashtu edhe në Malësinë e Madhe.

Z. Sterkaj ka një natyrë miqësore, shqetësohet dhe interesohet për çdo zgjedhës të tij, që i kërkon ndihmë ose ka nevojë për të dhe brenda mundësive, ai bën maksimumin, për të zgjidhur problemet me të cilën ndeshen zgjedhësit e tij, dhe shpesh edhe një banor i vetëm. Pra, është një përfaqësues i popullit, i shkrirë me hallet e problemet e komunitetit. Këtë përshtypje të mirë, e vëren te secili banor i zonës, që ka patur punë me deputetin në fjalë dhe ka mbetur i kënaqur nga ndihma e tij, qoftë edhe votues i PD-sê.

Ndërsa rri me të në tavolinë, ai nuk ia lidhë lart, nuk mban distancë, flet lirshëm e miqësisht dhe ka një bisedë të shtruar, duke iu përshtatur mjaft mirë nivelit të bashkëbiseduesit të tij. Kush e njeh zotin Sterkaj dhe aktivitetin e tij shoqëror e politik, e di mjaft mirë se ai nuk dallon thuajse aspak me tjerët në një bashkëbisedim, por kuptohet se e njeh mjaft mirë edhe autoritetin politik e publik që ka, duke përçuar në strukturat më të larta të shtetit, zërin e zgjedhësve të vet, të popullit që ai përfaqëson.

Gjatë kësaj kohe që ka ushtruar detyrën e deputetit ka qenë ndër njerëzit më të votuar në Partinë Socialiste në Shkodër e Malësi të Madhe dhe ishte gati ta linte nandatin e tij vetëm nëse populli Malësisë nuk e votonte zotin Tonin Marinaj për kryetar të Bashkisë në Malësi të Madhe në vitin 2015. Arsyeja kryesore ishte sepse ai donte ta shihte më të zhvilluar Malësinë, të aftë të merrte fondet dhe investimet që i duhen dhe ato të investohen më mirë dhe më me rezultat pozitiv në këtë zonë të lënë pas dore.

Dhe realisht, mendim subjektiv ky, që duhet vlerësuar profesionalisht pa e ekzagjeruar, por gjatë këtyre 6 vjetëve, duket sikur në Malësinë e Madhe janë investuar më shumë projekte të suksesshme se sa në 100 vjetët e fundit të shtetit shqiptar. Dhe kjo na bën të ndjejmë respekt për punën e mirë që ka bërë deputeti i zonës, Paulin Sterkaj, por edhe kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj. Të dy bashkë dhe me ndihmën e të tjerëve, me vullnetin e mirë e mendimin pozitiv që kanë, ata i kanë dhënë identitet Malësisë, duke krijuar mundësi më të mëdha për zhvillimin e zonës, me investimet që kanë bërë të mundur në rrugë, qendra banimi e turistike, ujësjellësa e më gjerë!

Këta janë përfaqësuesit që duam, të cilët besoj se me kohën do të vijnë sipas mundësive të bëjnë më shumë dhe më mirë për Shkodrën e Malësinë, prandaj edhe populli i kësaj zone duhet t’i vlerësojnë këta njerëz të thjeshtë e punëtorë, të cilët nuk mendojnë vetëm për vete, por janë gjithmonë në kërkim të mundësive më të mira për zonën që përfaqësojnë, duke e ushtruar influencën e tyre, brenda mundësive që kanë, që edhe zona jonë të gjallërojë, të marrë investimet që mund të merren dhe të jetë pjesë e një historie suksesi, nën këtë qeverisje të avancuar e të përgjegjshme të kryeministrit Edi Rama, i cili ka bërë e po bën një ndryshim esencial në konceptin e drejtimit të shtetit shqiptar, duke e afruar qeverisjen e tij më afër komunitetit dhe banorëve të këtij vendi. Një qeverisje që duket se i kupton hallet e njerëzve dhe përpiqet t’i zgjidhë ato brenda mundësive ekonomike e politike që krijohen.

A ka probleme ky vend? Shqipëria e për rrjedhojë, Shkodra e Malësia, kanë trashëguar dhe trashëgojbë probleme të mëdha, por nëse rrimë vetëm duke sharë e duke u ankuar, problemet nuk zgjidhen kurrë. Këtë fenomen disi psiqik më shumë se sa real, e ka kuptuar edhe kryeministri Rama, i cili ka krijuar idenë se vlen vetëm ajo që bën, ajo që krijon e ndërton, se fjalët i merr era. E këtë frymë ai e ka përçuar te strukturat e partisë së tij dhe administratës që ai drejton, duke bërë pjesë të këtij mentaliteti qeverisës edhe deputetin Sterkaj e më tej edhe kryetarin e Bashkisë së Malësisë, Marinaj.

Prandaj, në këtë kontekst e mira nuk ka fund, dhe ne jemi shumë larg asaj që duhet të jemi realisht e kemi mundësi të jemi, se kemi të bëjmë me një shoqëri të shembur nga regjime despotike e gjakatare, dhe nuk është e lehtë ta ngreshë këtë shoqëri e shtet, në nivelin që duhet, por të paktën këta po përpiqen të bëjnë më të mirën që munden në këto rrethana, e për këtë meritojnë mirënjohje dhe mbështetje në vazhdimësi!

Arben & Dashamir Çokaj

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.