Me poetin “Luan Sheshi “

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e persone che sorridono

MUZGU RENDUR DERË MË DERË
Muzgu rendur derë më derë,
shakuj bronxi marrë me vete,
si s’u lodh…të vetmen herë,
shtrirë liqenesh…edhe dete…
Nëpër dete…dallgë-derdhur,
fund e krye…rënë në gjumë,
shkon kudo shkumë-bredhur,
ngjyrë-purpurt lum më lumë…
Lum më lumë…si një varkë,
ecur drejtë…e keq ananuar,
muhaxhirë…i zënë në çarkë,
territ ngutur…shtat-pushuar…
Shtat-pushuar…porsi kusari,
çdo pëllëmbë…dhe çdo cep,
s’është i fundmi…e as i pari,
që shumë mer…e asgjë s’jep…
Luan Sheshi : 21 shtator 2026..
“””””””””””””””””””
PERËNDESHË E NGAZËLLYER…
Perëndeshë e ngazëllyer,
rrezet-bredhurat veshur ke,
në mes reshë shëmbëllyer,
asnjë fjalë kurrkujt s’ia the…
Ç’të qëndisën vellon yjet,
shurdhur veshët…nata ka,
vallen nisur…gëlojnë pyjet,
vrarë vetmitë…e jo shaka…
Erë e lehtë lundron valësh,
krushk i parë batica ngritur,
hovin më s’mund ta ndalësh,
brigjesh sulur…krejt papritur…
Perëndeshë e ngazëllyer,
retë zërmake…ke për pajë,
rreth dilemash…rrëkëllyer,
syçkat qepura…si në fajë…
Luan Sheshi : 20 shtator 2026..
“”””””””””””””””””””””””
KORTEZH VJESHTOR…
Vjeshtë e artë mëkatare,
bredhur lulesh ledhatuar,
cipë në faqe s’paske fare,
gjokse-pyjesh…tjetërsuar…
Dhe pastaj nis të vozosh,
sorrollatur nëpër mjergull,
gjelbërimin të mashtrosh,
dufin shfrynë, thyer rregull…
Verë-ikura mëri s’mbanë,
tutje-t’huve…e përpëlitur,
bisqesh vesa ngre kalanë,
zanë e verdhë kryengritur…
Vjeshtë e artë mëkatare,
nëpër bahçe qesëndisur,
cipë në faqe s’paske fare,
lot mëngjesesh…kollarisur…
Luan Sheshi : 20 shtator 2026..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.