Me poetin ” KOL KODRA”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

MË NJOHE SI PUSHTUES
Më ke njohur, si pushtues!
Ke të drejtë moj e pushtuar,
Ç’faj kam unë për ato buzë
Që me to me ke sëmbuar?
Qëkur nxjerrur nënë bluzë
Armën, për të më sunduar,
Ç’faj kam unë ahere muzë
Përsa paskam dashuruar?
“””””””””””””””””””
MË NJOHE SI PUSHTUES
Më ke njohur, si pushtues!
Ke të drejtë moj e pushtuar,
Ç’faj kam unë për ato buzë
Që me to me ke sëmbuar?
Qëkur nxjerrur nënë bluzë
Armën, për të më sunduar,
Ç’faj kam unë ahere muzë
Përsa paskam dashuruar?
    “”””””””””””
Pleqëro me të urtuar
Kushedi mbase një ditë,
Radha, për t’u peshuar
Para Zotit, për t’u sit…
Për t’u sit edhe gjykuar
Ku peshojnë perenditë,
Drejt, e pa miqësuar…
Pa ryshfet e pa komitë.
Pleqëro me të vërtetën
Si morali njerëzorë…
Se morali rron gjith jetën
E’i sinqerti, si Shënjtor.
Ndaj gjyko siç i ka hije
Pragut tonë ëngjëllorë,
Ëngjëllorë e racë ilire
Dhe më sojit botërorë..
    “””””””””””””””
REALITETI QË PO NDRIT
Lëre prapa pesimizmin
Hidhe hapin më më nxit,
Që t’arrish optimizmin
E realitetit që po ndrit!
Me meritë në çdo fitore
Që synon për ta gëzuar,
Duhet diersë njerëzore
Transparente, e kulluar.
E deshmuar dh’e lexuar
Dh’e kriposur në Uratë…
Pesimizmit të helmuar,
Lër t’i duket, dita- natë!
    “”””””””””””””””
DY NGARKESA NË NJË JETË
Ngarkuar me gëzim dhe halle
Dy ngarkesa… në një jetë!
Më shumë halle se gaz paska
E perkoshmja jetë e shkretë.
Ngarkuar me gëzim e brenga
Dy ngarkesa… në një jetë!
Së perkoshmës, vdesin ëndrra
Së përbotshmës, jemi tretë…
“”””””””””””””””
SË MERAKOSURES
Merakosur nga i hershmi
Që së djeshmës dashuri,
Ngaqë ëndrra të përzuri
Mallë i vonë, për turr të ri!
Turr të ri, që nget si jeta
E palodhshme përmbi dhe,
Gjërsa mbetet e vërteta
Resë nervore… si rrufe!
E ronit edhe të bujshmën
Ndër analet e mjerimit,
Për të t’i dhuruar puthjen
Si lirisë, shpirt i guximit!
Shpirtguximi që pat lindur
Mësëlartës majë lavdie!
Për të qenë përjet i bindur
Se që ndez prej dashurie!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.