Bolzano: Data 12 shtator 2026.
Të dashur miq dhe lexues!
Falënderoj thellësisht nga zemra, për dedikimin madhështor me vlerësimin e lartë e hyjnor, (Ku komentohen 12 nga librat e mi), Mikun e çmuar, Redaktorin e përkushtuar, të palodhur e fisnik të të gjithë krijimtarisë time, Poetin dhe shkrimtarin e Shquar, Profesor Ndue Dragusha!
Nder i madh, privilegj, obligim, burim frymëzimi dhe dritë jeshile për mua, për të ecur vazhdimisht përpara në rrugëtimin tim të pandalshëm poetik!
Mirënjohje pa kufij, nderime dhe respekte pafundësisht!
Isuf Sokoli
Bolzano: Data 7 shtator 2026.
HIMN
PËR POETIN ISUF SOKOLI
-Në respekt të POETIT dhe NJERIUT, Isuf Sokoli-
Në Shëngjin u ndez si një flakë hyjnore,
Një djalë me shpirt si Promete i lirë,
Nga natyra e fshatit mori bukuritë përrallore,
Në zemër mbajti mallin për njerëzit e tij të mirë.
Në gjuhën e lindur e në të huajat foli,
Si Orfeu që kitarën ia rrëfente qiellit,
Kinezçën mësoi, zemrën e hapur solli,
Në udhë të largëta u vëllazërua me dritën e diellit.
Me rrudha planeti, me plagë demokracie,
Ai shkroi si një Homer i mallit të mërgimtarit.
Në vargjet e tij u derdhën lotë malli e magjie,
Si nimfa që qan pranë burimit të lahutarit.
Në librat e tij frymojnë stinët e jetës,
365 dritare hapen mbi të madhen botë,
Si Odise që endet me shpresë të vërtetës,
Ai rikthehet në fjalë, të shuajë çdo lot.
Kasollja e thjeshtë, tempull i kujtesës,
Sytë e mendjes, orakuj të shpirtit,
Nëna në vetmi, Perëndeshë e heshtjes,
Rruga poetike, një udhë drejt amshimit.
Ëngjëj me bluza të bardha ia ruajnë frymën,
Lëndina e dashurisë lulëzon në varg,
Zemrat i kthehen në yje që shënojnë udhën,
Babai me Perëndinë ngjitet më lart.
Kështu rri Isufi, poet i përmalluar,
Si Feniksi që ringjallet mbi hirin e tij.
Në Bolzano shkruan, por me Shëngjinin dashuruar,
Erdhi si legjendë, dhe ndrin si diell i ri.
Vedi meno
