Me poeten:Rozeta Kreste

Nessuna descrizione della foto disponibile.

PASKA KRAHE DASHURIA
Oh, paska krahe dashuria?
Te marrin e te kthejne ne agim?
Oh,plaget lënë rrugës
I mbledh si dhurate në kthim?
Pse u dashka te pres e te pres?
Pse u dashka te qesh neper lot?
Pse s’te shkul prej zemre te nxjerr
Te te mbyt,të të lë të harroj?
Pse u dashka te të mbart ngado?
Oh,ky shpirt sa dhemb e rrenkon
Oh,I bukur sa s’ka emri yt
Neper nate mes yjesh ndricon.
Merma shpirtin e zërin ma merr
Edhe syte m’i nxirr,jane te tuat
Vetem si shpërblim te lutem me ler

Ah, të qeshurën që aq shumë ta dua!

Vedi meno
“””””””””””””””””””
ME DUAJ
Potrebbe essere un'immagine raffigurante sorriso, gioielli e fiore
Më duaj, më duaj pa reshtur më duaj
E kokën mbi gjoks ma vendos
E flokët m’i krih me gishtat e tua
E sytë m’i puth nëpër lot.
Më duaj në çastet e dhimbjes më duaj
E kur të lodh e s’ke faj
Janë fjalë shpirti të thëna mes dridhjesh
Nuk dua t’i them, me beso po s’kam faj.
Më fal, më fal në të vras, pa dashur
Është turp ta quash xhelozi
Po dashuria është kaq e përbindshme

Sa bota më duket e zbrazur pa ty.

“”””””””””””””””””””
Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e persone che sorridono
REKUIEM
Ҁ’i dua fjalët, kur të kam ty
Kur të ndjej rrahjet nëpër deje
Kur trupat digjen bëhen hi
Stuhi që shkrep me fill rrufeje.
Ҁ’i dua endrrat, kur jam me ty
Kur ti je endrra më e bukur
Rrëshqet si xhind gjakut tim
E mbin një lule nga çdo e puthur.
Ne doren tende shoh syte e mi
E krihet jeta ne pellembe
Rreshqasin yjet si inxhi

E fryma jote behet kenge.

Vedi meno
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.