
Eh ! Kur erdhi “ai”në jetë
Me duart e mia e tunda në djep
Në vogëli i fala shumë dashuri
Si u rrit mir, m’u kthye në egërsi
Mohoj çdo gjë,tha, s’mbaj mend
Toka më lëvizi,bota m’u shemb
Me urrejtje e rritën,e bën të tillë njeri
S’e mësuan të thoshte Faleminderit
Por,, të mbante mëri
Natën e mbuloja,mos të kishte ftohtë
Frym nga fryma ime, të bëhesh i fortë
Të gjitha të mirat,,i hodhi në lumë
Hodhi shtat qeni,më kafshoi në gjumë!
18/09/2026
“”””””””””””””””””””

Ah kjo vjeshtë
Sa herë që vjen
Në mëndje më sjell
Veç nostalgji
Dikur ulur në një stol
Ashtu përqafuar unë e ti
Sa herë andej më bje të shkoj
Me dorë në zemër e ledhatoj
Sa stina vjeshtë do kalojnë
Atje do shkoj do të përshëndes
Se disa dashuri nuk mbarojnë
Asnjë stinë vjeshtë nuk i zbeh
Dhe mbahem fort,Lot jo, nuk derdh
Se dashurit vijnë e shkojnë
Të jetosh me kujtime s’është qamet
Është ndjenjë në shpirt është forc në Zot!