Me poeten”Fatbardha Xhani Myslimaj”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, frangia e persone che sorridono

MËNDAFSH
I kam urryer krimbat e mëndafshit
Ndërtojne shtëpi të bardha
Duke vrarë gjethe mani…
Tani jo më!
Qëkur më preke dridhshëm në sup
Dhe the: i bukur fustani!
Shkruar më 05.10.2010
(Foto Amsterdam 2025)
“””””””””

SERJOZHA(POEZI PËR ESSENIN)
( 3 Tetor 1895, lindi Sergei Yesenin)
E desha shumë bjondin kaçurrel
Që si unë shëtiste fushave pa fund
Mëngjeseve njësoj zihej me nënoken
Kur ëndrrat agimi aq ëmbël i përkund…
Zili e pata Shaganen e bukur
Persiankat syzeza me perçe e dritë
Sykaltri vagabond zemrën ma këputi,
Poezitë nën jastëk, çdo natë e çdo ditë…
Me të u vërtita stepave të Rusisë
“Ja lyublyu” zë ultë, nën jorgan i thosha
Dhe qava sa shumë me pyetjen naive
“Përse të ikte aq i ri Serjozha?”…
( Shkruar në vitin 1991 )
Për Sergei Essenin
“””””””Nessuna descrizione della foto disponibile.

Me shkruaj
pertej fjaleve kerkoj
te prek shpirtin tend prej ajri
ate qe mesova ta puth bukur
si ai zogu qe u be muza ime
si fruta e embel e stines
qe prek cdo dite
dritaren tende…
Me shkruaj
pres valezimin e trupit
mbi duar te shtrira ne lutje gjestesh
gjethet le te bien bute-bute
mbi gjithe fjalet e thena nen pasion
era le ti marre pikepyetjet
qe varen si cengele metalike
ne qiellin e besimit…
Me shkruaj pra
sic shkruan reja e Bardhe mbi nate
e m’thuaj se kurre me nuk do ndodhe
qe qielli te puqet me token
e ne te mos mbajme premtimin:
Une do vdes me ty!!!
Me shkruaj!!
Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.