Në një botë ku jemi të gjithë të “lidhur” në rrjet, paradoksalisht po largohemi gjithnjë e më shumë nga njerëzit e zemrës. Vështirësitë ekonomike, pasiguria e egër dhe stresi i përditshëm na e ezaurojnë mendjen e shpirtin, ndërsa ekranet po na e vjedhin atë pak kohë e vëmendje që me të drejtë u takon fëmijëve tanë.
Shtëpia nuk është thjesht një strehë me katër mure apo një vend ku vetëm flemë e karikojmë telefonat është tempulli ku ndërtohet e ardhmja dhe shpirti i fëmijës përmes përqafimeve, dëgjimit dhe bisedave të ngrohta. Kur prindi zgjedh me vetëdije apo pa të ekranin përballë syve kërkues të fëmijës, urat e komunikimit shemben, vlerat morale zbehen dhe familja humbet rrezatimin e saj mbrojtës.
Nuk ka varfëri më të madhe materiale apo ekonomike sesa mungesa e pranisë emocionale në shtëpi. Ashpërsia e jetës përballohet më lehtë kur jemi të bashkuar, por izolimi pas çdo ekrani po na e kalb dashurinë nga brenda.
Le të ndalim vrapin pas botës virtuale, le të fikim pak ekranet për të ndezur sërish komunikimin, shpresën dhe ngrohtësinë e vërtetë në familjet tona të dashura
Te dashur miq tè mij tè fb , ju uroj nje fundjavë të mrekullueshme me familjet tuaja te bukura Nga une
Vera Gjonaj