Elegji për nënën!
Nënë,të lutem,ngrehu sot nga varri?
Nënë zemër se më mori malli
Po qaj e vajtoj larg në emigrim
Më qetëso të lutem shpirtin tim,
Nënë, drita e cmuar syve të mi
Ti që më mbajte cdo ditë në gji
Nuk po i ndal dot lotët në sy
Më dhëmb shpirti nënë, të dua ty,
Më fal o nëna ime që të lëndova
E nga vdekja dot nuk të shpëtova
Të mori zoti shumë të re
Jetim përgjithmonë ti na le,
Asnjeri nuk na do me dhimbsuri sa ti
Të gjithë janë larguar e jemi në vetmi
Qaj shumë herë e rri pa gjumë
Më mungon cdo ditë nënë, po vuaj shumë,
Dal në ballkon e shikoj me dashuri hënën
Lotët më rrjedhin nga sytë se atje kam nënën
O zot të përgjërohem ma sill vetëm një herë
Nënën time të bukur si pranverë,
O nënë ëngjëlli im, të lutem më mbro
Mi thaj lotët e mallit e më përqafo
Të lutem,bëhu cdo ditë flutur për mua
Ma qetëso shpirtin me përkëdheljet e tua,
Nënë të lutem, ngrehu sot nga varri
Se nuk mundem e nuk duroj më dot
Shumë për ty më dogji malli
Sytë i kam vetëm me lot.
05 Shkurt 2008-2022
“”””””””””””””””””””””””
Gëzuar datelindjen vëllai im i shtrenjtë!
Vëlla, i shtrenjti im vëlla
Ti je yll për mua, e unë për ty hëna
Për motrën tënde je gjithcka
Ajo të përkëdhel e të do si nëna
Vëlla, drita e syve të mi
Bëhu gëzim në ditët e mia të trishta
Fali motrës tënde vetëm dashuri
Se ajo e ka zemrën si të nënës e lotët e brishta
Vëlla, gjaku im i zemrës
Qëndroi motrës tënde sa më pranë
Bëhu, melodi shpirti e tinguj këngësh
Se motra ta hap zemren sa një oqean.
Vetëm kush është rritur jetim mund t’i peshoj lotët e kësaj poezie !😪😭😭
Një vajzë si ju Aida nuk besoj që t’a lëndoj zemrën e një nëne !!
Por ikja e nënës lëndoj zemrat e fëmijëve të saj !
Unë kam qënë 2 vjeç sa vëllai yt i vogël kur mbeta pa nënë dhe e di mirë peshën e lotëve të tu dhe të vëllezërve dhe motrave 😭😭😪🫂