Me poeten”Mirlinda Latifi”

Mirlinda Nessuna descrizione della foto disponibile.

SHKRUAR NGA”Mirlinda Latifi“
Nessuna descrizione della foto disponibile.
Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
EDHE SA VRASJE DUHET TË NDODHIN QË INSTITUCIONET SHTETËRORE TË ZGJOHEN?! 🖤
Edhe një grua u vra në Kosovë. Edhe një jetë u shua. Edhe një zemër pushoi së rrahuri. Edhe një familje u zhyt në dhimbje, edhe një shtëpi mbeti me një vend bosh që askush nuk do të mund ta mbushë më.
Dhe ne, përsëri, do të ngushëllohemi me disa fjalë, do të ndezim qirinj, do të shkruajmë statuse, do të derdhim lot për disa ditë e pastaj do të vazhdojmë jetën sikur asgjë të mos ketë ndodhur.
Por, kush do t’ua shpjegojë fëmijëve pse nëna e tyre nuk do të kthehet më në shtëpi? Kush do t’ia fshijë lotët nënës që rriti një vajzë me aq dashuri, vetëm që një ditë ta përcillte në banesën e fundit? Kush do ta shërojë frikën e grave që jetojnë çdo ditë duke u lutur që dhuna të mos trokasë edhe në derën e tyre?
Një grua nuk është pronë e askujt. Ajo nuk është objekt që mund të poshtërohet, kërcënohet apo të shuhet kur dikush mendon se i takon jeta e saj.
Një grua ka të drejtë të thotë JO. Ka të drejtë të largohet. Ka të drejtë të zgjedhë jetën e saj, të kërkojë lumturinë e saj dhe të jetojë pa frikë. Asnjë ndarje, asnjë xhelozi, asnjë zemërim dhe asnjë arsye nuk mund ta justifikojë vrasjen.
Më dhemb shpirti kur mendoj se sa gra mund të jenë duke vuajtur në heshtje, duke i fshehur lotët pas një buzëqeshjeje, duke e mbajtur dhimbjen brenda vetes, nga frika se mos askush nuk e mbronë!
Sa gra të tjera duhet të humbin jetën që dhuna ndaj grave të mos trajtohet më si një lajm i radhës, por si një plagë që kërkon veprim të menjëhershëm?
Nuk na duhen vetëm fjalime pas tragjedive. Na duhen mbrojtje për gratë që kërkojnë ndihmë, drejtësi që vepron, institucione që reagojnë dhe një shoqëri që nuk e fajëson viktimën, por e dënon dhunuesin.
Sot nuk duhet të pyesim vetëm: Pse u vra edhe një grua? Duhet të pyesim: A bëmë gjithçka që ajo të ishte gjallë sot?
Ngushëllime familjes që humbi njeriun e saj të dashur. U prehtë në paqe shpirti i saj. Dhe lus Zotin që asnjë fëmijë, asnjë nënë, asnjë motër dhe asnjë grua të mos e përjetojë më këtë tmerr.
Gratë nuk kanë nevojë për lule mbi varre. Kanë nevojë për siguri sa janë gjallë.
🖤 Mjaft më me vrasjen e grave. Mjaft më me heshtjen. Mjaft më me jetë të humbura që mund të ishin shpëtuar.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.