Dhurata Haxhiu Kasa,,
Pritja.
Minutat e pritjes qetojnë memorien,
sot qënka një ditë pas shiut,
edhe ajo ka heshtur që të pushojnë pikat,
vjeshta jashtë xhamave bëhet kurioze për frymën brenda tyre,
mbi to
ca gjethe,
ato më të vrarat.
Pritjet kaq të vogla,
të brishta apo të vobekta,
janë një kuriozitet oksomorë kur distanca lutet të mos jetë.
Pritja po vjen përzishëm,
ku drithija e ikje-ardhjes,
qënka thjesht prore