SHKRUAR NGA:Fatbardha Xhani Myslimaj

 

PORTRETI…
Kam dashur te jem piktore
Te vizatoj te bukurat e natyres
E si te mos deshiroj
Kur dhe vala qe s’ka fryme
Te perplas portretin fytyres!

“””””””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e redazione

MATURIM
Mbushmë me dritë: dhe gonxhja u rrit!
Lermë të të josh: dhe lulja çeli!
Çliromë nga premtimet: dhe fruti u poq!
2017

“””””””””””””””

JUELA
Takova një njeri të bukur
Në rrugë të panjohura,
Ku njerëzit qeshin kaltër
E flasin me pëshpërima zogjsh…
Kish mësuar nga ky vend të qeshte
Pa droje pa shpoti, pa nënkuptime
Një qeshje që sjell në mendje pranverën…
E takova rastësisht
Sepse jam njeri me fat,
Dhe desha t’a përqafoja gjatë…
T’ia kërkoja borxh buzëqeshjen
Vetëm një ditë!

“”””””””””””””

KAN ME ARDHË DITË MA T’MIRA
(GEGNISHT)
Kan me ardh,
Dit ma t’mira, ta dish,
Kena me shpëtu nga vorfnia
Kena me pas tavolina plot me gjana
Do pêrtypim fshehas çastet e kalume,
Fjalët e pamendume kena me i shtru
Si pjatë kryesore në nji trapez t’madh
T’ulun përballë e larg njani-tjetrit
Kena me hesht si dy t’paditun…
Asgja s’ka me met, ta dish
Nga k’to netë poezie
Nga k’to errsina gri
Kur shpirti ndizet
E vargu shuhet,
N’puthje
T’zjarrta
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.