
Rrjetet dhe tv-ët popujt dje tronditen
Turli lajmesh botës gjithandej aviten
Për tre- shtatë-dhjet a tridhjetë ditë
Do mbuloj errësira dhe s’do ketë dritë
Ndaj ujë të pijshëm dhe mjete ndriçimi
Siguroni ngrohjen,që të mos ngrini
Merrni masa gumëzhijnë lajmet
Turruni dyqaneve blini ushqimet
Gjasme lufta e tretë e bomba bërthamore
Do mbuloj planetin të na nxjerrin fare
Kjo vetëm një lojë për planet djallëzore
Gjetkë fle lepuri lojë e dalur boje
Tjetër gjë do bëhet fill pas mbylljes brenda
Zbret velloja e zezë, mbulohet atmosfera
Kjo mund të zgjas ca dite,ndoshta javë
Të përmenden njerëzit,kush mbetet gjallë
Se noj mendje çartur mund të marr guximin
Butonat ngecin,kanë marrë ç’aktivizimin
Boll më zagaret çfarë s’i bënë tokës
Lumenj male e fushave pisllëqe mbollën
Rendi i ri botëror që është nis me ardh
Po vjen vërtet mos e quani përrallë
Ditëve të errësires gjumë të thellë do kemi
Zgjimi kur të vijë të gjithë gjallë s’do jemi
Të dritës mbeten,të mos kenë merak
Por edhe fëmijët, janë të kristalt
Selektimi do bëhet për të pa denjët
Karma futet thelle,tek ato që duhet
Jo të panikohemi,frikë të mos kemi
Sido të jetë më mirë do të bëhemi
Kam vite këto fjalë,që ua kamë thënë
Po shumë pak veta veshin ma kanë vënë
Po tani që lajmet dhenë kanë marrë
A besoni vallë,se diçka po ndodhë
Gjithsesi masat merrni,ta kaloni butë
Ruani qetësinë,të mos u ikin trutë

-
Ndonëse po kalojmë muajt e fund vitit
Jemi në periudhat e thella të trasformimit
Bota gradualisht po ndryshohet
Koha vrullshëm po përshpejtohet
Nëse kthejmë kujtesen në retrospektivë
Shumë gjëra kanë filluar me lëvizë
Institucionet humbur besimin e publikut
Ngjarjet po rrëshqasin humnerës së rrezikut
Dhe pikërisht tani që po afron fundviti
Është pjesa e rëndësishme e këtij udhëtimi
Plagët e trashëguara po shërohen
Njerzit nga gjumi kapluar po zgjohen
Zgjimi nuk matet me sekretet e zbuluara
As me dijet shpirtërore të grumbulluara
Por me dashurinë me të cilën jetojmë
Dhe me thellësinë e shpirtit që disponojmë
Ne nuk mund të krijojmë një botë ndryshe
Me udhëzime të zhgarravitura këlyshe
Bota, rendi i ri që po krijohet
Ka devizën,e kaluara të shkatrrohet
Ndërsa afrohemi vitit dymij e njëzet e shtatë
Fenomenet që po ndodhin flasin qart
Kemi kaluar vite në kërkim për të vërtetën
Tani erdhi koha,të koshientohemi për jeten
Viti 2026, vija e kuqe e finishit
Dhe një prag,stacioni i kapërcimit
Tani vini veshin,një e ardhme ndritur ju pret
Universi ka kohë, trasmeton sinjalet