Me poeten dhe shkrimtaren”Margarita Llapushi Zeneli”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Mes njëmijë veshësh, asnjë zemër…
I fola detit…
dhe dallgët m’i përkëdhelën plagët.
I fola qiellit…Potrebbe essere un'immagine raffigurante oceano
dhe ai më mbuloi me një batanije ëndrrash.
I fola hënës…
dhe ajo më ndezi dritën nëpër rrugë.
I fola diellit…
dhe ai më shkriu akullin e zemrës.
I fola natyrës…
dhe ajo më veshi shpirtin me aromën e luleve.
I fola muzikës…
dhe ajo më zgjoi telat e heshtur të shpirtit.
I fola poezisë…
dhe ajo më besoi fjalët që zemra s’i thoshte dot.
I fola ëndrrës…
dhe ajo hapi krahët e fluturoi përtej së pamundurës.
I fola zhgënjimit…
dhe ai më mësoi se jo çdo derë që hapet, të çon në dritë.
I fola buzëqeshjes…
dhe ajo më përqafoi pa më pyetur pse qaja.
I fola lotit…
dhe ai ra nga syri im,
pa kërkuar leje,
si një shi që kishte kohë që priste të binte.
I fola shpresës…
dhe ajo heshti…
por nuk iku.
Pastaj…
i fola njeriut.
Ah, këtu gabova!
Të gjithë më dëgjuan,
por askush nuk më kuptoi.
U hapa si një libër,
por ata lexuan vetëm faqet që u interesonin.
U vrava…
qava…
dhe papritur ndala së foluri.
Sepse mësova se njeriu
nganjëherë të dëgjon me veshë,
por të kupton vetëm
kur dhimbja jote i prek interesin.
Dhe që atëherë,
kur kam diçka për t’i thënë shpirtit,
i flas hënës, detit, qiellit, muzikës, poezisë…
Sepse ato nuk më premtojnë se më kuptojnë.
Thjesht më dëgjojnë…
dhe nuk më lëndojnë.
“””””””””””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Ashtu si bien gjethet në vjeshtë…🍂
një nga një, edhe njerëzit largohen nga kjo jetë. Disa ikin pa paralajmërim, duke lënë pas kujtime, mall dhe boshllëqe që askush nuk mund t’i mbushë. Nuk jemi të përjetshëm…
Dje humbëm një mik, një poet që la pas fjalët e tij. Sot mora një lajm që ma rëndoi shpirtin: një kolegia ime, një vajzë nga Ukraina, që me kohën u bë shumë më tepër se kolege, ajo që më quan motër, humbi babanë e saj.
Dhe sot ndihem e pafuqishme. Ajo është nisur drejt vendlindjes, drejt dhimbjes së saj, ndërsa unë mbetem këtu, larg, pa mundur ta përqafoj në këtë ditë kaq të vështirë.
Më kujtohet kur më tha një ditë: “Rita, unë nuk kam motër, më lejo të jem motra jote, më duket sikur të kam nga familja ime. Në këtë vend të huaj, të kam vetëm ty.“
Sot i kuptoj edhe më shumë këto fjalë. Sepse jo gjithmonë gjaku krijon familje. Ndonjëherë dy shpirtra takohen larg vendlindjes dhe bëhen motra, bëhen mbështetje dhe familje për njëri-tjetrin.
Sa i vështirë është emigrimi, sidomos në ditët e humbjes… Kur zemra dëshiron të jetë pranë, por kilometrat nuk e lejojnë.
Disa humbje nuk kanë fjalë, disa dhimbje nuk kanë ngushëllim. Dhe disa njerëz, edhe pa na lidhur gjaku, bëhen pjesë e shpirtit tonë.
Ndoshta gjethet bien për t’i lënë vend pranverës, por njerëzit që ikin nuk kthehen më. Mbeten në kujtimet tona, në fjalët e tyre dhe në gjurmët që kanë lënë në shpirtin tonë.
Luda ime, të uroj forcë ty dhe gjithë familjes sate. Babi yt u prehtë në paqe.
Edhe pse sot nuk jam pranë teje, një pjesë e zemrës sime është atje, pranë teje, në Ukrainë.💔🫂
Falni sa më shumë dashuri e buzëqeshje, jeta është shumë e shkurtër.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.