Me ty mike e kahersheme”Shqiponja Panajoti”vargje NENE

Hena dhe …bota.Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone

E plotë hena sonte,
qetesisht lundron ne erresiren e nates.
yjet vallzojn ne harmoni me njeri tjetrin,
bien, shuhen, harrohen…e kurre nuk ankohen.
E bukur Hena, po yjet nuk e zilepsin…
Dielli, eshte dashnori saj i perjetshem
dhe pse larg njeri tjetrit.
Hena cdo nate i ndron fytyrat
her si saç e here si buke e pjekur
më pas kthehet në drapër,
te trembi yjet…
e fshehur mbas malit, xhelozon Diellin
Qiellit ju luta, ma ler një drite ndezur,
sonte ne kete nate me hene, rrumbullak si buke ne sac
dua të ëndërroj, ëndrra të verteta pa lugeter
pa njerez me shume fytyra!
Do ti lutem Henes te ndezi neonet
eresira po mbulon planetin.
Bota e mbushur me njerez te prap,
lufte i kan hapur shpirtit …llojit te vet.
Bota u shkaterua e po shkon drejt fundit.
Unë dua të mbetem njeri,
nuk dua te urrej kopjen time
hidhërim qe brenda shpirtit,
me helmon gjakun ne deje.
Ndoshta Zoti, do gjej nje shpikje tjeter…
nje krijes qe te doj vetveten, do sjelli perseri.
U gdhi, me duhet te fle…
nata me diten me duken nje,
Kjo eshte bota, si hena…
mbushur me banor qe ndryshojne forme gjithnje!

7 shtator 2026 Shqiponja Panajoti.

Dimer dhe shi.
E doja shume shiun dikur, nuk di perse
dhe te lagesha qull nga koka te kembet
vallzoja me pikat e shiun litar…
e qullur deri ne palce, ndjehesha e lumtur!
*
Frike kisha vetem rrufet e vetetimat
shoke te ngushte ishim bashke o shi’
strehuar te kisha ne sy, e me fshihje pikellimin
nuk doja asnje te mi shihte lotet!
*
Eh… o shi’ a nuk e sheh “shiun” brenda meje?
nuk te duhet te zbresesh me nga qielli
te kam strehur ne shpirte, zemer e sy
mos bjer kaq me rrembim e tersellim
biri im fle nen token e qullur, ja bere syte e bukur pis’!
*
Me thuaj, me se ta mbuloj djalin?!
te mos laget ne kete qamet e ajer te ftohte
te strukem pran tij dua, e ta perqafoj forte,
trupin tim ta bej shtroj, te ngroh birin
te harroj se eshte aq thelle nen toke!
*
Si ti ndal rrebeshet, si ta ndal kete stuhi o Zot?
te nxehtin e veres e mbyta me lot,
ku ta nxjerr mallin, ku te ti puthe syt
shurdhuar pa zerin tende, jetoj kot
ky dimer i akullte,mi shtone lotet!
*
Z’di si do jetoj kete dimer, large teje
c’te bej, kur nuk mesohem dote me mungesen
ngado qe rrotullohem, mendimet me sjellin aty
ku dergjesh ti, i bukuri nenes
si ti ndaloj lotet shi’…kur ste kam ty!
*
Ne ajer varur, mbeti meraku i nenes…
vishu trash birooo, eshte ftohte
loti renkon me ofshame shpirti, thermon gurin
djali i ri, fle nene toke…!
5/11/2023
“”””””””””””

Ehe,sikur ta dije sa shume flasim per ty, ti mungon thell ne shpirtin tone…ndoshta je shëruar nga gjithçka, por ne nuk shërohemi dote nga mungesa jote.Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone, barba e vestito elegante
Peng na mbeti vdekja jote,dhe një mije pyetjet, perse,perse…
-Si nuk shterojnë lotët per ty o drite e mamit, edhe pse 3 vite ikën me plagën qe thellohet edhe me shume…me duket si dje i bukuri i nenes??!!
“””””””””””””

Fabul për fëmijë:
Pasqyra e thyer dhe Gabrieli.
***Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz duke buzëqeshur dhe teksti
Gabriel është një vogëlush ne klasën e tret dhe jeton ne Itali. Eshte shume capken dhe kreativ. Cfar shikon me sy e ben menjeher. Në një mëngjes me diell, Gabri, si një femije kureshtar dhe plot energji, po pikturonte në dhomën e tij. Papritur, një top i vogël që Noeli, vëllai i madh, e hodhi me forcë, ju përplas në pasqyrën e madhe të dhomës dhe… krrauuu !
Pasqyra u thye në mijëra copëza që shkëlqenin si yje të vegjël në dysheme.​
Gabri u shtang.​ Noeli iku me vrap dhe u mbyll ne dhomën e tij.
-Oh, jo! Pasqyra ime!… bërtiti ai duke qare.
Por, ndërsa po përpiqej të mblidhte copëzat, një zë i butë dhe melodioz u dëgjua:​ Mos u trishto, Gabri. Unë jam ende këtu.​
Gabri hapi sytë me habi., dhe vështroi rethe e rotull me frike.
-Kush foli? — pyeti me zërin e dridhur.
-Jam unë, Pasqyra jote. Edhe pse e thyer, ende mund të flas me ty.​
Por si është e mundur? Ti je e thyer në copa! dhe aq me shume qe pasqyrat nuk flasin.
-E vërtetë qe nuk flasim, por çdo copëz ruan një pjesë të kujtimeve tona.​Po unë flas me ty se te kam xhane e ti me do shume .Cdo mengjes ti vjen perball meje e i kreh floket e regullon rrobat e me pas iken ne shkolle.
Gabri i mërzitur e syt me lote, u ul pranë copëzave dhe vështroi një prej tyre. Në të, pa veten duke qeshur me shokët e tij.​
-A te kujtohet ajo ditë kur fitove garën e biçikletave ne shkolle?-e pyeti Pasqyra.​
-Po, ishte një ditë fantastike, nuk do ta harroj kurre!​ Une dola i pari.
-Çdo copëz e imja ,tha pasqyra, ka një histori për të treguar.​
Gabri filloi të shikonte copëzat një nga një, duke kujtuar momentet e bukura që kishte përjetuar., ne shkolle ,ne shtëpi, me shoket dhe ndeshjet ne futboll.Golat qe kishte shenuar fitoren.
-Por, Pasqyrë: kam dëgjuar njerëzit qe thonë, se një pasqyrë e thyer sjell fat të keq.​
Mami im po u thye ndonjë gjë, nuk e mban me,e hedh ne plera.
– Ahaha, qeshi pasqyra me te gjitha copëzat si ne korre, ato janë thjesht besëtytni. E vërteta është se çdo thyerje sjell një mundësi për të parë gjërat ndryshe.
-Per ti kthyer ne dobi e per te pasur histori te bukura.
Gabrieli qeshi.​
-Pra, tani unë, kam shumë pasqyra të vogla, që do më tregojnë kujtime e histori të ndryshme!​
Saktësish secila copëz prej tyre është një pasqyre tjeter e veçantë.​
po te mi mbledhesh te gjitha copat do ndërtosh nje pasqyre te vecante dhe te bukur.
Gabri filloi të mbledhë copëzat dhe i ngjiti në një karton të madh, duke krijuar një mozaik të bukur.​
Sa e bukur qe doli dhe e mori e vendosi ne mure ne dhomën e tij. Jua tregonte te gjithve me mburrje dhe vendosi ta quante” Pasqyra e Kujtimeve!​
Sa bukur i tha Noeli, me dhe dhe mua një ide te shkëlqyer, Gabri. Kujtimet janë thesaret më të çmuara që kemi.​E dua dhe une nje, dhe vrapoi ne depo, e mori nje pasqyre qe ishte thyer dikur. e beri copa copa, dhe ndertoj edhe Noeli nje mozaik tjeter, per ne dhomen e tij.
Dhe kështu,Gabrieli dhe Noeli, mësuan se edhe nga një pasqyrë e thyer, mund të lindin gjëra të bukura dhe të vlefshme.​
Te dy te përqafuar nxituan te marin nenen ne telefon e ti tregonin, sa bukur kishin bere mozaiket.
Sa do gezohet nena. Nena lumturohet shume kur ne krijojme gjera te bukura!
***
Shkruar: Shqiponja Panajoti, me dashuri per Nipat e mi Gabrieli dhe Noeli. 20 4 2025.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.