28.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Petro L. Sotta

DIL SE MË PLASE
L'immagine può contenere: 1 persona, il seguente testo "dil se plase Nje jave s'te kam dite sot, por mua duket, se nje mot, ta degjoj pak pak me ty te flas, dil moj te shpirtin mos ma plas... poezi petro sota"
Tek dritarja jote, s’të pashë as mbrëmë,
Dil moj sy gështenjë, dil moj vetull hënë,
Me je mbyllur brënda, si Penelopa vetë,
Odisenë priste ajo, ti vallë cilin pretë…?
Një javë s’të kam parë, shtatë ditë sot,
Por mua më duket, më shumë se një mot,
Ta dëgjoj pak zërin, pak me ty të flas,
Dil moj të shkretën, shpirtin mos ma plas….
Për inat të botës, që kot vetëm flasin,
Dil që të na shohin, se ndoshta pëllcasin,
Atë buzë që digjet, ta puth vetëm pak,
Se s’durohet dot, vetëm gjithë kjo natë….
Vetëm gjithë kjo natë, s’durohet vërtetë,
Kur të shoh këmishën, nga gjiri që zbret,
Nga gjiri rrëshket, ti s’mund ta shikosh,
Por sytë e mi e shohin, aty përmbi kofshë…
Do të vijë unë vetë, që të ve në gjumë,
Si ëndërr do shfaqem, sonte do të tund,
Edhe pse të thashë, mos më lerë të presë,
Gushës tënde sonte, do rrëshkas si vesë…
Nëpër ëndërr doja, bashkë me ty te flija,
Aq sa rri një ëndërr, pak më shumë të rrija,
Me ty pak të shtrihesha, si ëndërr mbase,
Ta shihja pak syrin, se shpirtin ti ma plase…
Në se s’del as sonte, gjithë natën do prisja,
Se s’më le meraku, që për ty të vdisja,
Fjalët që thonë bota, kurrë s’do ti dëgjoja,
Të flasin ç’të duan, se su mbyllet goja…
Kur hëna të dali, tek ty do të më gjej,
Poshtë dritares tënde, do jem të rrëmbej,
Mos dil me këmishë, vish sipër fustanin,
Dil moj të shkretën, se ma dogje xhanin.
Petro L. Sota. 27 prill 2020. Padova…
L'immagine può contenere: 1 persona, testo
PASKAM QËNË NË GJUMË.
E kam harruar, shijen e kafes në bar,
Dhe buzëqeshjen e baristes, sigurisht,
Mëngjezet s’më ngjajnë si më parë,
Si të lodhura vijnë e ikin vazhdimisht…
Për çudi, ditët në mesditë sikur gëdhijnë,
Por, pa të shtuna dhe të diela që s’dallojnë,
Ndërsa netët, mbuluar me të zeza vijnë,
Ashtu si vejushat, që të vdekurit vajtojnë…
Po harrohem me mendime të kota fare,
Ashtu si një robot pa këmbë dhe pa dorë,
Duke parë nga njëra, në tjetrën dritare,
Brënda i mbyllur, në njëqind metro katror…
Këto mendime, një zgjidhje e kërkojnë,
Por mua, diçka tjetër sikur më mbanë,
Nëpër ëndërr si profetin më kryqëzojnë,
Viruset që po vijnë, nga qyteti Wuhan…
Ndërsa i mbyllur përpëlitem me shpresë,,
Se kjo ëndërr s’do të zgjasin aq shumë,
Se e di që do të zgjohem si çdo mëngjes,
Dhe do të them :- paskam qënë në gjumë.!
Petro L. Sota 22 prill 2020 Padova……..
L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi
JAM UNË, TY PO TË PRES,!
Kur të humba, s’më kujtohet mirë dita,
Por ishte pranverë, sikur jemi dhe tani,
Në mëngjezet që vinin, sa shumë të prita,
Por ti, s’u ktheve më dhe mbeti një çudi…
I dua pranverat, me lulet ngjyrë rozë,
Por, edhe të bardhat gjithashtu i dua,
Se emërin e një luleje, kishje ti Mimozë,
Prandaj s’më harrohen, kaçurrelat e tua…
Por, dhe Bajame, mund të quheshe ti,
Se dhe ajo e para, në këtë stinë vjen,
Më ngjante buza e jote,e kuqe si qershi,
Dhe floku, si tufë mimoze shëmbëllen…
Kur vijnë pranverat, më sjellin kujtime,
Edhe pse në to, pak trishtim ka mbetur,
Kur shoh retë në qiell, vijnë ca mendime,
Si vegime, që diku larg kanë mbetur…
Dhe nuk e di, pse koha nuk i fshiu dot,
Se gjurmë të thella, kanë lënë tek mua,
Por kujtimet për ty, s’po më vijnë kot,
Do jenë sinjale, vijnë nga buzët e tua…
Ndoshta ndonjëherë, do shihemi përsëri,
Se më shfaqesh, në çdo stacion që zbres,
Tek aeroporti, në një ekran të shoh tani,
Që më thërret : – Jam unë, ty po të pres.!
Petro L. Sota 17 prill 2020 Padova.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.