Me poeten”~ Lindita Kurti Mema ~”

Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo

S’më del koha për gabime,
nga të tjerët do mësoj.
Të jem dashuri perfekte,
muajt,vitet s’më mjaftojnë.
E plotë në youtube dhe Spotify.
Teksti:Lindita Kurti Mema.
“””””””””””

Bota e të ligjve.
Kjo botë sikur është krijuar për të ligjtë,
ku e keqja lulëzon e merr pushtet,
të mirët vuajnë në heshtje çdo ditë,
me barrën e goditjeve që mbi ta pret.
Por vuajtja e të drejtit ka dinjitet,
ndërsa fitorja e të ligut vetëm hije,
në fund, çdo shpirt korr ç’mbjell vetë,
dhe helmi i mbjell i bëhet pije.!
~ Lindita Kurti Mema
THIRRJE.
Të dashur miq, prindër, gjyshër dhe ju të rinj me shpirt artistik.
“Udhëtim poetik”, hap dyert e tij jo thjesht si një mjedis fjalësh,por si një vatër ku takohen brezat dhe ku ndizet shkëndija e parë e artit.
Fjala e shkruar është ura më e bukur që lidh kohërat.
Ajo që vjen nga urtësia e gjyshërve dhe ajo që rreh në kraharorin e të rinjve tanë.
Prandaj, ju ftojmë të bëheni pjesë e edicionit tonë të parë të konkursit poetik i cili zhvillohet online si fillim duke u dhënë mundësinë të rinjve të marrin pjesë lehtësisht.
I drejtohemi të gjithë të rinjve dhe fëmijëve (të frymëzuar nga familjet, miqtë apo kujtimet e gjyshërve), të cilët duan të provojnë veten në botën e bukur të vargut.
Tema:
“Liria në sytë e të rinjve”
Lidhja e festave kombëtare të 28-29 Nëntorit me ndjenjën e atdhedashurisë, historisë,por edhe me thirrjen për paqe, liri dhe kalimin e sfidave (“trazirat” apo periudhat e vështira që ka kaluar e kalon njerëzimi).
Për të rinjtë dhe fëmijët (të frymëzuar nga gjyshërit dhe familja), kjo është një mundësi e artë për të shprehur se si i shohin ata rrënjët e tyre, lirinë dhe të ardhmen.
Juria dhe Vlerësimi:
Do të jetë nga profesionistë dhe jo nga liket(pëlqimet).
Çmimet dhe vlerësimi:
Përveç çmimit monetar për fituesin do jenë dhe tre çmime inkurajuese simbolike.
Çmim i parë.
Çmim i dytë.
Çmim i tretë.
Poezitë do dërgohen në koment nga sot deri në d.t.20/11/2026.
Fituesi shpallet pas festave të Nëntorit me njoftim në faqen tonë”Udhëtim Poetik”
Suksese të gjithë pjesëmarrësve.
Besojmë se arti nuk ka çmim,por ka vlerësim.
Për të stimuluar talentet e reja,poezia fituese do të shpërblehet me një shumë modeste financiare dhe një Certifikatë Nderi,ndërsa të gjithë pjesëmarrësit do të kenë vendin e tyre në zemrën dhe faqes tonë “Udhëtim Poetik”.
Bashkohuni me ne në këtë udhëtim.
Le t’i japim zë poezisë së re dhe të nxitim rinin për të ndjekur rrugën e bukur të artit.!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.