21.5 C
Tiranë
E mërkurë, 30 Korrik 2025

Aida Jolla

 

Antivirusi!
(Dashuria)
Jetojmë në një botë ku virusi është mysafirë
Nuk e dimë nga erdhi e kush vallë na e solli
Nuk dalim dot nga e keqja në të mirë
Ndoshta dimë ku është fara, po nuk dimë kush e mbolli.
Për të bërë me faj njëri- tjetrin jemi të parët
Po gishtin nga vetja asnjëherë nuk e drejtojmë
Qeshim edhe kur dikush ia plas të qarët
Ne vend që të hapim zemrën e të ndihmojmë
Nuk është corona virusi qe po na shkatërron
Po ego dhe interesi që na pushton cdo dite
Të shohin me sy po askush nuk të don
Lakminë dhe urrejtjen kanë mbjellur në shpirt
Per ta zhdukur këtë virus që e ka cdokush tek shtëpia
Duhet që midis nesh të mbizotërojë cdo dite dashuria.
“””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Aida Jolla, Zmadho dhe E brendshme
Çfarë buron nga zemra
Është bekim nga zoti
Shihet në buzëqeshje
E në cdo pik loti
Çfarë buron nga zemra
Hidhet në faqe libri
Ndoshta aty mbetet si në ëndërr
Po realiteti është tek shpirti
Çfarë buron nga zemra
Tregon sa je njeri
Qe vlerën e fjalëve të ëmbla
Ta japin të tjerët dhe jo ti
Çfarë buron nga zemra
Nuk shkruhet veç në letra
Por mbetet por si kënga
Dashuria me vepra.
—————————–
Buzëqeshjen time.
Buzëqeshjen time si rreze dielli
Ma dha zoti dhuratë e prindërit e mi
Ma dha motra,vëllezërit e biri im Gresi
Padyshim ma dhatë dhe ju o miqtë e mi
E unë gjithmonë me buzëqeshje diellore
Do ta dua familjen e miqte e mi
Me ëmbelsi e perqafime fëminore
Në ditë me diell e ditë me shi
Nuk do të lodhem e nuk do mërzitem asnjëherë
Sa te jem mirë e gjallë ketu në tokë
Per ju do të jem gjithmonë pranverë
Do ju fal buzëqeshje edhe kur syte ti kem me lot.
20 Korrik 2020.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. Mbetesh simboli dashurisë Aida Jolla, jo vetëm me poezitë por mbi të gjitha më veprimet e tua ! Ju përqafoni dhe puthni me çiltërsinë e dashurinë e një fëmije jo trupin , por shpirtin njerëzor! Respekte pa fund për ty dhe ëngjëllin tuaj Gresin !

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.