Dëgjoj hapat e tu akoma
Në ditëlindjen e Silvanës
Sot ti zemër po feston
Për ty vargu trokon nga gazi
Dhe në dimër lulja gonxhon
Urimet janë si shatërvani.
Ti më dhe emrin “nënë”
Shtëpinë ma ktheve në gëzim jete
Si oborr bilbilash me këngë
shtëpisë i dhe dritë dhe rreze
Çudi si para kohe u rrite.
Se erdhën vëllezërit pas teje.
T’u bë zemra si lulishte
More kaq vrull nëpër deje
Në ditët e lodhshme m’u bëre krahë
Ishe nënë kur unë punoja
Për ty flija qetë çdo natë
Për çdo hap që bëje gëzoja
U bëre mësuese për motër e vëlla
U flisje me zërin e kadifenjtë
Librin e bekuar fëmijët s’e lanë
Për ty zemra na bëhet buqetë.
Të urojmë nga zemera të dy
Març jetë nga jeta jonë
Shëndet e jetë me fëmijët e tu.
Si lisi me degë e gjethe
Gjeorgjina kapaj
Athinë 22/1/2025