Përsëri qiellin e shikoj këtë natë…
Je i vetmi mendim në koke që unë mbaj,
diku larg me mijëra vite dritë,
aty ky nuk arrijnë të shohin as sytë,
aty gjendesh ti ajo çfarë unë kerkoj,
që pres me padurim të vijë të më pushtojë.
Përmes meteoritëve të shfaqesh përballë meje,
e unë me sytë lart shikoj drejtuar prej teje,
ty që graviteti nuk të pengon të afrohesh,
në mjegullat e dendura mes tyre maskohesh,
si rreze djelli në qiell të ngrysur të biesh
atë që unë e përjetoj edhe ti ta ndiesh…
[email protected] Itali
Gjethe në erë…
Ra në tokë një gjethe e zverdhur,
e më bëri të mendoj gjëra kot,
për një gotë konjaku të derdhur,
që vetëm pak më parë ishte plot.
Për një vilë që ka qenë te blloku,
e për ekstazat e rinisë,
për teshat e dikurshme prej doku,
dhe për patinat e fëmijrisë.
Më solli ndërmend dhe një verë,
kur u takuam per herë të parë,
e pranove sa shumë më doje,
se si unë nuk kishte të tjerë.
Kujtoj zogjët këndonin për mua,
sa i lumtur isha unë atëherë,
në nje dimër dhe shumë të tjerë,
kishim të dua,deri sa ike pa kthim…