19.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Maj 2024

Nga Pjetër Nikolla, Studiues dhe krjijues letrar.

PJETER NIKOLLA STUDIME HISTORIKE.

SHOVINIZMI JUGOSLLAV I VRAU SHQIPTARET

Majkëll Stanford, historian, thekson: “ Çdo pjesë e historisë e treguar nga ata që kanë në dorë
pushtetin…duhet shqyrtuar me dyshimin më të madh”.
Nisur nga ky mësim i Maikëll Standford, për të qenë me i besueshëm po i referohem një shkrimtari të huaj, autorit anglez Reginald Hibbert (oficer i lartë i misionit Anglez gjatë LNÇL në Shqipëri, i hedhur me parashutë në Shqpëri në 1943, ambasador i Britanis së madhe në Francë, vizitoi shqipërinë në 1992), në librin e tij me titull: “FITORE E HIDHUR”, botuar në vitin 1991, jep sipas tij realitetin e luftës me ditar e pamje okulare të tij në interes të shtetit antikomunist Anglez.
Gjatë luftës kudër fashizmit italian dhe nazizmit gjerman, u mobilizua populli shqiptar në
dy anët e kufirit. Brigadat e ushtrisë LNÇL të Shqipërisë morën pjesë në çlirimin e Kosovës dhe
të popujve të Jugosllavisë me shpresë për vetvendoseje të Kosovës dhe të bashkimit të saj
me Shqipërinë, por qëllimet e udhëheqëjes jugosllave dhe të Titos ishin shoviniste, në dëm të
kombit shqiptar.
Nessuna descrizione della foto disponibile.
Qëndrimi i butë i Titos në pamje të jashtme ishte propagandistik, për të mashtruar kosovarët.
Kjo solli vuajtje të tjera për popullin kosovar edhe mbas Çlirimit.
Fillimet e lëvizjes e të LNÇL në Kosovë ishin që, me krijimin e çetave të armatosura partizane
si ajo e Zenel Hajdinit në shtator 1942, e çetës së Zharrit në nëndor 1942, e Emin Durakut dhe e
Karadakut në Janar 1943, kjo lëvizja për çlirimin e Kosovës të masivizohej.
Në Janar 1943 u formua shtabi kryesor i Ushtrisë LNÇL për Kosovën, që varej nga shtabi Suprem i ushtrisë NÇ. të Jugosllavisë.
Më 31 dhjetor l943- 2 janar 1944 u mblodh në Bujan të Malsisë së Gjakovës konferenca themeluese e KNÇL për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit.
Në konferencë morën pjesë 49 delegatë, prej tyre 6 serbë e malazezë. Konferenca miratoi rezolutën ku shprehej vendosmëria e popullit të Kosovës dhe e Rrafshit të Dukagjinit kundër okupatorit nazi-fashist e përkrahësve të tyre dhe i bëhej thirrje popullit për mobilizim në luftë për çlirimin e Kosovës.
Në të gjithë Kosovën filloi ngritja e këshillave NÇL. Kosovarët po vazhdonin luftën e tyre të sukseshme për të çliruar Kosovën nga Nazi-fashizmi edhe me shpresën për vetvendosje dhe për mundësinë e bashkimit me Shqipërinë.
U duk qartë që në fillim qëndrimi kundër Kosovës, kur udhëheqja e PKJ hodhi poshtë vendimet e Konferencës së Bujanit.Që këtu u duk se konflikti do të vazhdojë dhe përsëri Kosova do të mbetej si minorancë në Jugosllavi.
Komiteti i LNÇL (Kosovë e Metohi) miratoi një rezolutë shumë të favorshme për Kosovën e Shqipërinë, ku thuhej:
“…Kosova e Metohia janë një krahinë e banuar në shumicë nga populli shqiptar,i cili, si gjithmonë edhe sot dëshiron me u bashku me Shqipërinë. …E vetmja rrugë për shqiptarët e Kosovës e të Metohisë për t’u bashkuar me Shqipërinë ashtë përmes luftës së përbashkët me kombet e tjera të Jugosllavisë, kundër pushtuesve dhe forcave të tyre,…e vetmja rrugë me fitue lirinë, kur të gjitha kombet, duke përfshirë dhe shqiptarët, do të jenë në gjendje me zgjidh fatin e tyre, me të drejtën për vetvendosje, duke përfshi edhe shkëputjen”* *R.Hibert, “Fitorja e hidhur”të LNÇL të Shqipërisë,1991, f. 143.
“Ky tekst nuk u mirprit nga PKJ. Në mbledhjen e Jajcës, 28 mars 1944, Milovan Gjilasi, kritikoi pjesën e tekstit që u referohej aspiratave për t’u bashkuar me Shqipërinë.”* *Po aty, f. 143
Simbas autorit anglez, dërgimi i brigadave dhe i divizionit partizan nga Shqipëria për çlirimin e Kosovës dhe Metohisë në ndihmë të ushtrisë kosovare e jugosllave kishte synimet e veta; ishte shpresa se do të arrihej te vetvendosja për kosovarët në kuptimin për të zgjedhur (midis komunizmit shqipatar dhe atij jugosllav). Kjo nuk është shpjeguar, as nga PKSH as nga PKJ, sepse dërgimi i ushtrisë Shqiptare në Kosovë ishte në favor të saj për vetvendosje.
Historia e PKSH pretendon shkoqur” …PKSH kishte shpallur botërisht se populli kosovar me fitoren e revolucionit në të dy vendet do të fitonte të drejtën të vendoste vetë mbi fatin e tij. Në rast të kundërt, ai do të luftonte kundër asaj Jugosllavie që do të përpiqej ta shtypte e ta robëronte”.* * Po aty. f. 323.
Konferenca e LNÇ të Shqipërisë pasi hodhi poshtë marrveshjen e “Mukjes” Hoxha bëri një deklarat edhe për Kosovën e cila nuk mund të ishte plotësisht e kënaqëshme për PKJ. Ai tha këtë:
“Lëvizja nacionalçlirimtare ka për detyrë ta bëjë popullin e Kosovës koshient për aspiratat e tij dhe ai do të arrijë ta çlirojë veten vetëm nëpërmjet luftës kundër okupatorëve fshaistë ose okupatirit eventual Jugosllav të Drazha Mihajlloviçit. Ne duhet të kujdesemi që populli i Kosovës të vendos vetë se me cilën pale do të Bashkohet…dhe të kundërshtojë rregjimin jugosllav,që do të pëlqejë ta shtypë”. * * Po aty f . 97
Kjo deklarat e PKSH natyrisht ishte e papëlqyesheme për PKJ dhe në mbledhjen e dytë të KNÇL të Jugosllavisë (AVNOJ) në Jaçë i dërgoi një leter KQ. të PKSH e cila pjesërisht ishte paralajmërusese dhe pjesërisht qortuese. Ajo thoshte kështu:
“ Të ngreshë çeshtjen e bashkimit (të Kosovës me Shqipërinë) do të thotë t’u japësh dorën e ndihmës reaksionarëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe vetë armikun…dhe nuk është e nevojshme të theksohet se kjo nuk mund të përbëjë një çeshtje ndërmjet nesh dhe një Shqipërie demokratike dhe antiimperialiste… Jugosllavia e re që po ndërtohet, do të jetë një vend i kombeve të lira dhe, si rrjedhim, nuk do të ketë vend për shtypje kombëtare të pakicave shqiptare”.* * Po aty f. 142. Pra duket qartë çëndrimi i PKJ dhe i Titos se ishte kundër vetvendosjes të Kosovës dhe bashkimit me Shqipërinë.
Në qershor 1944 u formua Brigada Kosovare dhe, pas saj, u bënë 8 brigada me vullnetarë nga Kosova, Rrafshi i Dukagjinit, Dibra etj.
Në tetor 1944, për të ndihmuar Kosovën për çlirimin e saj, shkuan në ndihmë nga Shqipëria Brigada III dhe IV më pas brigada XXV dhe, në bashkëpunim me ushtrinë kosovare, luftuan për çlirimin e Rrafshit të Dukagjinit, çliruan Dragashin, Gjakovën, Prizrenin, Pejën dhe Istogun,
Në dhjetor 1944 Divizioni V dhe VI i Ushtrisë Shqiptare shkuan në ndihmë të ushtrisë jugosllave për çlirimin e Malit të Zi, Sanxhakut dhe të pjesës jugore të Bosnjes. Mbi 600 partizanë shqiptarë dhanë jetën në ndihmë për çlirimin e popujve të Jugosllavisë.
Ushtria kosovare e inkuadruar në atë jugosllave, mori pjesë me 8 brigata me 35.000 partizanë e dhanë jetën 6200 prej tyre në luftë për çlirimin e popujve të Jugosllavisë.
Marrëdhëniet e mëvonshme të PKSH dhe PKJ treguan se ndihma e UNÇL Shqiptare për Kosovën e Jugosllavinë nuk u vlerësuan dhe se nuk u realizuan shpresat për vetvendosje dhe bashkim Kosovë-Shqipëri.
Simbas librit të autorit të mësipërm, për historinë e LNÇL shqiptare dhe të Kosovës rezulton se drejtimi i njësive të LNÇL të Kosovës i ishte ngarkuar Fadil Hoxhës, një koleg i vjetër i Miladin Popoviçit. Fadil Hoxha dhe Mehmet Hoxha (komisar) do të udhëhiqnin Kosovën, si në luftë edhe mbas çlirimit.
Autori shkruan se në Shqipëri organizimi i forcave partizane të Hoxhës në luftë bëri t’i jap fitoren komunistëve në Shqipëri. Duke parë pozitat e konsoliduara të tij thekson: “Asnjë nga prania britanike nuk ishte në gjendje që t’ia mblidhte Hoxhës”.
Ai thekson, se: “…gabimi i Çërçillit ishte që nuk veproi me Shqipërinë si me Jugosllavinë; është për të ardhur keq dhe ka qenë e panevojshme që Britania t’i siguronte Hoxhës ekstremizmin e tij, të mbështetur në forcat e veta kundrejt djallit të parë të huaj, duke i paraprirë në kohë, madje dhe Jugosllavisë, në këtë rol”.
Autori thekson me të drejtë për komunistët se ishte “Fitore e hidhur”, kurse për anglezët unë mendoj se ishte një “Humbje e hidhur”.
Autori vazhdon se kryeministri angles Uinston Çurçilli e pranoi në kohën e duhur realitetin e ardhjes në pushtet të Mareshalit Tito dhe mardhënjet që vendosën gjenerali i brigatës Ficroj Maklin dhe oficerët e tij me Titon e me kolegët e tij, të cilët i kanë hyrë në punë shumë mirë si Britanisë edhe Jugosllavisë deri më sot, përmes shumë peripecive.
Asgjë e krahasueshme nuk ndodhi në rastin e Shqipërisë. Britania vuri bast për një humbës dhe prandaj humbi kredinë e fituesit. Si përfundimi edhe fillimi ishin të varfër. SOE u kishte dhënë një ndihmë të rëndësishme materiale partizanëve, por ata e ndienin se këtë e kishin nxjerrë prej nesh me përpjekjet e tyre të pamohueshme dhe se, po të kishte parë punën e vet Britania, ata nuk do të kishin fituar.
Autori anglez velerson se mos pajtimi i forcave legaliste të Abaz Kupit me partizanet dote ishte favor i një lufte civile. Kështu memoradumi i SOE tërhiqte vëmëndjen…: “ …duke pritur një pajtim ndërmjet zogistëve dhe partizanëve, mbështetja ushtarake për të parët do të ishte thjeshtë një inkurajim për zhvillimin e luftës civile…” . Reginald Hibbert, “Fitorja e Hidhur”, 1991, f. 246. Pra kuptohej qartë nga aleatët se përçarja e forcave shqiptare kundër Nazizmit Gjerman ishte inkurajim për zhvillimin e një lufte civile.
Autori shkruan: “…Fiqiri Dineja, Mustafa Kruja dhe Mark Gjomarkaj, tre nga bashkpunëtorët kryesor “nacionalist” me Gjermanët kishin dalë nga Tirana më 11 korrik për të vendosur kontakt me Abaz Kupin. Ishte e qartë… sipas asaj që prisnin “nacionalistët” se partizanët duhet të ishin shpartalluar nga gjermanët, ndërsa ata vetë gjithnjë e më tepër ishin të shqetsuar, sepse po e shihnin që ishin mbërthyer me palën që po humbiste luftën…” po aty f.269.
Fitorja dukej nga FNÇL i Hoxhës, për arsye se nacionalistët nuk u organizuan në luftë.
FNÇL ishte nën kontrollin e komunistëve. Autori thekson: “ E vetmja levizje tjetër rezistence ishte ajo e Abaz Kupit, por ai ka muaj që s’ka ndërmarrë asnjë aksion ….Më 8 shtator humbi dhe kalanë e fundit në Krujë ku u çlirua nga partizanët. Abaz Kupi pret nga ne kur të mbarojë lufta që ta ndihmojmë për pushtetin e ardhshëm”. Po aty f.308.
Në relacionet e aleatëve thuhej:
1.“…gjendja (në Shqipëri) nga shumë anë është e ngjashme me Jugosllavinë Lufta dhe Levizja Nacianalçlirimtare është një organizatë e majtë me një element të forte komunist, ndonse shkalla e kontrollit komunist është më e vogël se në rastin e partizanëve jugosllav ose të EAM në Grqeqi. Kjo është e vetmja organizatë në Shqipëri e cila po bën ndonjë luftim serioz kundër Gjermanëve…” po aty f. 268.
2. “…Lëvizja tjetër e vetme e rezistencës është ajo nën Abaz Kupin… i cili ende i qëndron besnik mbretit Zog. Kupi nuk e ka kompromentuar veten seriozisht me armikun, por deri më sot nuk ka ndërmarrë ndonjë operacion aktiv kundër tij…” Po aty f. 268.
3.”…Gjendja aktuale është se Lufta Nacionalçlirimtare sapo ia ka dale të përballojë një ofensive të forte Gjermane. …. Ne po i themi Abaz Kupit se ai duhet të përpiqet të arrijë një marrveshje me Luftën Nacionalçlirimtare, por nëse nuk do të ketë asnjë shpresë për këtë…. Ai duhet të heq dorë nga qëndrimi i tij negativ dhe të dale hapur kundër gjermanëve…” po aty ,f. 268.
Forcat e Ushtrisë NCL, brig. I dhe III, nisën t’i afroheshin Tiranës dhe në rrugën Tiranë-Shkodër si dhe po i fshinin mbeturinat e zogistëve e të ballistëve drejt veriut në malsitë e Mirditës që është kështjellë katolike dhe e forte nacionaliste e Gjon Marka Gjonit një bashkpunëtor konsekuent i italianëve dhe gjermmanëve. Por në të njejtën kohë forcat që i kishin mbetur Kupit të inkuadruara nga misioni Concensus II dhe nganjëherë me ndihmën e oficerëve britanikë, organizuan me sukses dy a tre prita, sulme dhe shkatrrime të pozicioneve e të kolonave gjermane në rrugën Tiranë-Shkodër. Madje edhe një grup ballistësh me nja 200 veta, sulmoi dhe shkatrroi një kolonë gjermane më 10 shtator dhe Mitat Frashëri e Abaz Ermenji kërkluan që misioni Concencus ta rregjistronte këtë aksion dhe t’i furnizonte me armë e municione të reja për njerzit e rtyre”. Po aty, f. 309
Këto fakte shumë të përmbledhura janë të shkruara në librin: “Fitore e Hidhur”, 1991, përkthyer 1992 me autor oficerin e sherbimit të fshehtë informative Anglez në Shqipëri Reginald Hibbert.
Më poshtë po theksojmë shkurtimisht qëllimet shoviniste të udhëheqëjes së PKJ, jo vetëm për të mbajtur Kosovën nën kthetrat Jugosllave, por për të gllabëruar edhe Shqipërinë.
Çmenduria shoviniste
Udhëheqëja e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë Jugosllave me mareshallin Tito në krye, fillë pas çlirimit kishin qëllim të projektohej një perandori e re sllave që do të shtrihej nga pellgjet qumyrgurore të Hungarisë e deri në brigjet e Detit Adriatik, nga Triestja e deri në Selanik,nga Mali i Zi e deri në Detin e Zi, qendra do të ishte, Beogradi (projetues).* * Shënime të mbajtura nga Gjeneral Major Kiselievi dhe Major Suharovi, botuar në: “Vostocnaja Evropa v dekumentah rossiskih arhivov, 1944-1945, V.I/AVPRF.F.06. Op.7.P. 53. D.872. L. 8-28.(tepër sekret)
Mbledhja e zhvilluar në Moskë më 9 janar 1945, në prezencë të udhëheqëjes së lartë të BS (të Stalinit dhe udhëheqësëve, Molotov, Kiseljev dhe Suharov). Nga pala Jugosllave ishte i pranishëm Shefi i Shtabit Suprem të ushtrisë Jugosllave, A, Jovanoviç. Kryetar i delegacionit Jugosllav A.Hebrang pasi transmetoi përshëndetjet e Titos për Stalinin e Madh, paraqiti kërkesat e çmendura shoviniste të udhëheqëjes jugosllave, të cilat ishin:
1. Zgjerimi i Federatës Jugosllave ku propozonte: Shqipërinë dhe Bullgarinë t’i bashkonte me Federatën e Jugosllavisë.
2. Ndaj Hungarisë: t’i merrej qyteti Peç që përfshinë qymyrin dhe i duhej ekonomisë Jugosllave; në këtë qark jeton në përgjithsi popullsi Hungareze, por ka dhe një numër të caktuar sllovenësh, ky qark bashkë me minierat e Peçit të bashkohen me Jugosllavinë. Plus qarkun Hungarez me qendër qytetin Baj. Në këtë qark përbën një pjesë të provincës historike të Baranjës ku ka shumë popullsi sllave etj.
Stalini ndërhynë me replikën:“Po Hungarezët janë dakort”? Hebrangu përgjigjet:
“ .. që hungarezët, natyrisht nuk do jenë dakort, por për Jugosllavinë ka rëndësi të jashtëzakonshme t’i ketë këto qarqe dhe ndoshta do të jetë e mundur qoftë dhe të pushtohen.
Ndërhyrjet e Stalinit argumentonin se sllavët që jetojnë në këto rajone, duhet ta shtrojnë vetë çeshtjen e bashkimit me Jugosllavinë etj.
Hebrangu shtroi dhe kërkesa të tjera për Çekët,Italianët, Austriakët dhe Rumunët.
3.Të bëhet bashkimi me Jugosllavinë një pjesë e qarkut të Kurushit (provincë Karantia që i
përket Austrisë),të banuar nga sllovenë, ky qark pas luftës së parë Botërore i përkiste Jugosllavisë, por i qe bashkuar Austrisë.
4.Istria që tani i përket Italisë me portet, Trieste, Pola dhe Rrjeka (Fiume) të bashkohet me Jugosllavinë. Istria është e populluar nga kroat dhe sllovenë dhe vetëm në qytetet portale ka një përqindje të caktuar italianësh. Hebrangu tregoi hartën etnografike të këtyre rajoneve dhe hartën me kufirin e hedhur që kërkojnë Jugosllavët.
5. Hebrangu i raportoi Stalinit se Projetk Traktati Jugosllav u hodh poshtë nga Bullgarët. Stalini ndërhyri e tha: “E kam lexuar projekt traktatin dhe ky traktat nuk bën”. Ky traktat synonte gllabërimin e Bullgarisë. Dhe Stalini në ndërhyrjet e tij theksoi: “ Kujdes se bullgarët, po i zëmrove zënë krushqi me Amerikën dhe me Turqinë”.
6.Hebrangu duke kaluar në çeshtjen e Rumanisë, parashtroi pretendimet territoriale jugosllave ndaj saj, ku të bëhet bashkimi i territorit rumun të rajonit të Temishoarit duke pëfshirë qytetin Temishoar në të cilin është një distrikt i banuar ekskluzivisht nga sërb, kurse qyteti Temishoar është populluar kryesisht nga gjermanë dhe po ashtu mund t’i kalojë Jugosllavisë.
Stalini midis të tjerash thotë: ” duhet vetë popullsia e këti rajoni, sërbë të shtrojnë çeshtjen e bashkimit me Jugosllavinë”.
7.Gjithashtu Herbrangu kërkoi ndryshimin e kufirit me Rumaninë në rajonin e qytetit Reshica, qytet i cili gjendet në territorin e Rumanisë 20 km larg kufirit Jugosllav, ka uzinë siderurgjike që janë jashtëzakonisht të domosdosheme për Jugosllavinë, etj.
Stalini pyet se si qëndron puna me Greqinë?
8.Hebrangu përgjigjet:” Nga Greqia, Jugosllavia shpreson të marrë Maqedoninë Greke dhe Selanikun. Molotovi ndërhynë dhe thotë: “ Këtë çeshtje maqedonasit grekë mund ta shtrojnë vetë”.
Ndërhynë edhe Stalini: “ Po krijohet një situate në të cilën ju ndodheni në mardhënje armiqësore me Rumaninë, Hungarinë, Greqinë, etj. Keni ndërmend të luftoni me tër Botën, nuk ka kuptim të krijohet një situate e tillë”. ( marrë me shkurtime; numërat 1-8 janë shënuar nga unë).
U ndalëm në këtë informacion të një dokumenti unikal të arkivave ruse Nr 37 (tepër sekret),Moskë 9 janar 1945; mbi synimet shoviniste të Jugosllavisë së Titos.
PKSH dhe udhëheqëja e PK të Kosovës kishin shpresë që pas fitores së madhe mbi nazi-fashizmin, politikanët e rinjë të Beogradit që erdhën në pushtet me parullën për lirinë e pavarsinë e popujve, do të fitohej e drejta e vetvendosjes në Kosovë dhe do të bëhej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë; në fakt Jugosllavia e Titos pretendonte më fatalen për këto vende; gllabërimin, jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë për ta bërë republikë të shtatë të Jugosllavisë. Kjo ishte e vërteta e shovinistëve Jugosllav.
Ky dokument hedh dritë mbi shkaqet e vërteta të prishjes të PKSH me PKJ dhe lidhjen e PKSH me PK të BS.
Edhe qëndrimi i Titos tregon hapur pretendimin për gllabërimin e Shqipërisë.
Simbas ambasadorit sovjetik në Beograd A.I.Lavrentjev i cili njofton qeverinë e tij thekson: “Në takimin e Titos me Enver Hoxhën, në pranverë të vitit 1946 i cili u ndal në Beograd gjatë rrugës për në Sofje, Tito foli fare hapur me Enver Hoxhën, duke shtruar para tij pyetjen se, në fund të fundit, çfar llogarit Shqipëria, në qoftë se ajo bën një politikë shkëputje,siç synon të bëjë Spiru. Enveri mbajti një qëndrim të matur….. Me sa duket tha Tito, ne na duhet ta përfshimë Shqipërinë në planin pesvjeçar jugosllav madje, edhe ushtrinë shqiptare”.* *AVP.RF.F.06.Op.9P82.D.1285.L.173-174, origjinal.
Po ambasadori sovjetik në Beograd më 22 qershor 1946, deukumenti 93 nga ditari i tij është shkruar: “….Midis të tjerave, Tito theksoi se Valona (Vlora) nuk duhet t’i jepet në asnjë mënyrë Greqisë. Rëndësia e Valonës është jashtëzakonisht e madhe, për deri sa Valona është një pike strategjike tepër e rëndësishme e për deri sa nëpër Valonë, duke e lidhur atë me hekurudhë me Jugosllavinë, mund të eksportohen e të importohen të gjitha mallrat. Rëndësia e Valonës do të rritet edhe më shumë po qe se Triestja do të hyjë në përbërjen e Jugosllavisë. Titos i rrëshqisnin nota të një lloji të tillë që në analizën e fundit Shqipëria duhet të hyjë në përbërjen e Jugosllavisë Federative”.
Këto qëndrime të Titos i janë derguar Molotovit,Vishinskit, Dekanozovit dhe Lavrishevit.*
*AVP. RF,F.06.Op.8.P.56.D.943.L.19-23. Origjinal.
Përmbajtja e bisedës së Titos me Enver Hoxhën tregon qartë pretendimet shoviniste Jugosllave dhe Greke ndaj Shqipërisë. Udhëheqëja e Shqipërisë mbajti qëndrim konseguent e të prerë si ndaj Greqisë dhe Jugosllavisë në mbrojtje të territoreve të saj dhe të pavarsisë së Shqipërisë. Kjo solli prishjen me Titon e me Jugosllavinë dhe afrimin e Shqipërisë me BS. Gjendja e krijuar ashpërsoi Beogradin i cili vazhdoi mëtej terrorin ndaj shqiptarëve.
Për riorganizimin territorial të Shqipërisë më 21 prill 1941 u mblodhën ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe të Italisë,Von Ribentrop dhe Konti Çiano, u takuan në Vjenë për të ndarë territoret e pushtuara dhe në bazë të marrveshjes së bërë në zonën italiane të pushtimit u përfshinë krahas pjesës më të madhe të Kosovës e Çamërisë,viset shqiptare të Malit të Zi si dhe rajonet lindore shqiptare të Tetovës, Dibrës, Kërçovës e Strugës. Këto territore me përjashtim të Çamërisë iu bashkuan Shqipërisë me dekretin e posaçëm të 29 qershorit 1941.
Edhe nga shovinistët e tjerë veqanërisht nga ata bullgar të cilët kërkuan që vija e demarkacionit italo-bullgar të arrinte në Liqenin e Ohrit dhe të Prespës; ndërkohë që Shqipëria ishte nën pushtimin Italian u alarmua dhe ministri i jashtëm italian Konti Çiano i cili më 28 mars 1942 ngriti shqetsimin e kërkesave të Bullgarisë për të marrë më shumë territore në Shqipëri dhe në Kosovë. Ai kërcënoi se Italia nuk mund t’i përmbajë shqiptarët nëse ata donin të luftonin për territoret e tyre. Të shqetsuar për rrezikun e konflikti të armatosur edhe Gjermania mori krahun e Italisë.
Bullgaria duke parë barrikadën italo-gjermane iu kthye minoriteteve shqiptare. Për këtë autoritetet italiane shprehen të shqetsuara pasi: “ Nga muaj majë 1941 në kufirin e ri bullgaro-shqiptar dhe në territoret e reja që janë bërë pjesë e Bullgarisë janë evidentuar një seri panderprerje incidentesh, në të cilat kanë qenë viktima si popullsia shqiptare në kufi ashtu dhe minoriteti shqiptar në Bullgari”. Pë këto kontrakdita kabineti për shqipërinë më 11 dhjetor 1942, i drejton një telegram Ministria e jashtme italiane, mëkëmbësit të përgjithshëm në Tiranë Françesko Jakomonit si dhe përfaqësive italiane në Beograd, Ankara, Bukuresht dhe Athinë, ku njoftonte për problemet e minoritetit në dëm të shqiptarëve.* * Arkivi historik dhe diplomatik pranë ministris së jashtëme të Italisë, në kuadër të “ Projektit, historia e shqiptarëve gjatë shek. XX.”. Fondi, nënsekretariati shtetit për Shqipërinë, nënfondi kabineti shqiptar 1938-1945, dosja 123.
Kështu kanë vazhduar çmenduritë e shovinistëve për të coptuar Shqipërinë dhe për ta ndarë midis tyre. Kjo ishte shkurtimisht gjendja ekskluzive e pasluftës për gllabërimin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Në shkurt 1945, mbi shqiptarët e Kosovës pushteti i administratës ushtarake, divizionet 52 dhe 46 sërbo-malazezë dhe divizioni i 50, maqedonas, nën pretekstin e reaksionit kosovar, vranë mijëra shqiptarë, patriotë të pafajshëm, ndërsa mijra të rinj të tjerë shqiptarë, të mobilizuar në ushtrinë jugosllave, u masakruan gjatë rrugës për në frontin e Veriut.
Marrë nga libri: “TROJET E DARDANEVE”, autor Pjeter Nikolla, botim viti 2012, f.138-151 e perkthyer anglisht f.278-287.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.