19.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Maj 2024

BOTIMI I RI: “ARSIMI NË KRAHINËN E ISHMIT” (1912-1944), ME AUTOR Msc.AGIM LIKA

 

Nga Gazetari e poeti
   Nexhbedin Basha

AUTORI Lika: HEDH DRITË PËR ARSIMIN NË ISHËM E BIZË, BAZUAR NË DOKUMENTE ARKIVORE

-Studim historik e shkencor për zhvillimin e  arsimit në krahinën Ishëm e Bizë, qarku Durrës për periudhën (1912-1944),mbështetura ky në dokumente arkivore, studime, botime, faksimile dhe intervista e opinione të studiuesve e mësuesve e drejtuesve të arsimit në këtë krahinë.

*    *     *

“Arsimi në krahinën e Ishmit”, vitet (1912-1944), është titulli i librit me karakter studimor e shkencor, i autorit Msc Agim Lika me redaktor studiuesin, mësuesin e letërsisë dhe hulumtuesin Kujtim Xhebaxhia. Librin e ka përgatitur për botim Instituti i Edukimit, Trashëgimisë e Turizmit, (IETT), botuar në shtypshkronjën “Mileniumi i Ri”.
Poeti dhe studiuesi Lika vjen me këtë libër pas botimit të tre librave të tjerë të titulluar: “Malikajt e Shetajve dhe pasardhësit e tyre”, ky një përmbledhje me karakter historik e gjenetik i trungut familjar. Në të  trajtohet pema gjenealogjike e familjes Malikaj që përfshin disa breza të kësaj familje të madhe e me tradita kulturore, patriotike e luftarake, si dhe miqësinë e familjes Shetaj dhe më gjërë. Pas këtij libri me vlerë jo vetëm për familjen autori vjen para lexuesit me dy vëllime me poezi të titulluar; “Si hëna e kristalt” dhe “Vendlindja e harruar”. Në vargjet e poezive ai përcjell mesazhin e kujtesës, të atdhedashurisë, të jetës së tij, të familjes, dashurinë për njerëzit e zemrës, për bashkëshorten, për vendlindjen, si dhe ngjarrje të përjetuara  në ambjentin shoqëror e miqësor që e rrethon poetin Lika. Autori më to nëpërmjet vargjeve bën një rezyme të jetës në fshat, të fëmijërisë së tij, si nxënës në shkollën e mesme “Skënderbej”, si student oficer në Shkollën e Bashkuar Tiranë, si akademik, pedagog, si familjar,etj, ku trajton momente gëzimi e kënaqësie,  hidhërime, dritë-hije e ndriçimi të jetës së tij nga fëmijëria deri në ditët e sotme.

Libri  “ARSIMI NË KRAHINËN E ISHMIT” (1912-1944), me karakter studimor, është një risi që sjell autori. Ai është i ndërtuar prej 4 kapituj. Në Kapitillin e I-rë, trajtohet “Arsimimi i Shqipërisë pas Shpalljes së Pavarsisë”, ku hidhet dritë mbi rrugëtimin e arsimimit dhe shkollave shqipe nga shekulli i XI deri në të XX-tin, ku trajtohet historia e arsimimit pas Shpalljes së Pavarësisë, arsimimi fillor në Ishëm pas Luftës së Parë Botërore dhe shkollat fillore Ishëm e Bizë të Prefekturës Durrës. Në Kapitullin e Dytë autori bazuar në fakte e dokumente arkivore, hedh dritë mbi vështrimin historik të arsimit për shkollën fillore Ishëm të viteve (1913-1944), e cila u hap me 4 Mars 1913 dhe që njihet si shkolla e parë e gjuhës shqipe e
hapur për herë të parë në rrethin  Durrësit. Njëkohësisht ai hedh dritë për  arsimin më shkollën fillore Bizë, e cila u hap në vitin 1913, ky dhe një informacion i ri i pa njohur më parë, që konsiderohet si një risi. Në këtë kapitull trajtohet edhe zhvillimi i procesit mësimor për periudhën (1931-1932). Në Kapitullin e Tretë autori sjell në vëmendje se arsimi në vendin tonë ka patur bazën e vet ligjore, ku në studim e trajton me hollësi bazën ligjorë të arsimit në periudhën (1912-1944), ku për herë të parë, Qeveria e Re e Ismail Qemalit e krijuar pas Shpalljes së Pavarsisë vendos ligjërisht që gjuha shqipe  të njihet si gjuhë zyrtare dhe përdorimi i saj i detyrueshëm. Po ashtu dhe dhe  në Vendimet e Ligjet e dala më vonë për arsimimin në Kongresin e Lushnjës viti 1920 dhe Parlamentit të  Republikës së Mbretërisë (Monarkisë) (1925-1939) u avancua baza ligjore e arsimimit në të gjitha nivelet. Në kapitullin i Katërt autori është ndalur dhe ka trajtuar në detaje procesin mësimor, duke evidentuar edhe mësuesit që kanë  kontribuar për zhvillimin e arsimit fillor në Ishëm dhe Bizë, si dhe në mënyrë grafike paraqet strukturën arsimire me ndryshimet e pësuara herë ças herë, ku arsimi nis me organikat: Kryemësues, mësues dhe mësues feje dhe vjen duke u pasuruar vit pas viti.

Nëpërmjet faqeve të këtij libri me karakter studimor e shkencor autori ka për qëllim  të ndriçoj disa ngjarrje të paqarta të historisë së arsimit në tërësi dhe atij fillor  në Ishëm e Bizë të Prefekturës Durrës. Faktet janë mbështetur në dokumente arkivore e faksimile të gjetura në Arkivin Qëndror të Shtetit Shqiptar, Fondi i Ministrisë së Arsimit dhe Fondi i Prefekturës të rrethit Durrës, si dhe në shkrime,  libra të botuara më parë dhe në intervista të studiuesve të arsimimit.
Studiuesi ka marr përsipër që nëpërmjet fakteve e argumenteve të zbardh e sjell me vërtetësi informacione të reja për arsimin në këtë krahinë dhe konkretisht për shkollën fillore Ishëm dhe Bizë, të rrethit Durrës. Shtjellimi me hollësi i këtyre dy ngjarrjeve, konsiderohen si dy risitë e arsimimit. Në lidhje me shkollën e Bizës, është hera e parë që hidhet dritë mbi zhvillimin e ecurinë e procesit mësimor në këtë fshat.

Ndryshe nga tre librat e  parë autori në librin për arsimin sjell një model studimi shkencor, që do ti vlej krahinës së ishimit dhe jo vetëm asaj, por edhe Drejtorisë së Arsimit Durrës.

Ky studim meqenëse trajton rrënjët e arsimit mund të shërbej si bazë për të studiuar arsimin për periudha të tjera të historisë, jo vetëm për krahinën e Ishmit, për dhe gjithë krahinave të tjera të Prefekturës Durrës e më gjërë.në gjithë republikën. Angazhimi i studiuesit e poetit Agim Lika le të jetë një shtysë për të vijuar grupet e punës, autori, si dhe Bashkia Durrës e Drejtoria Arsimore, punën e mëtejshme studimore edhe për etapave të tjera të historisë, për zhvillimin e arsimimit pas vitit 1944 e në vazhdim, si një model,  për t’u shfrytëzuar nga shkollat e tjera dhe të mbetet si një model e metodik për të njohur më mirë arsimimin rreth dhe gjithë Qarkun Durrës. Kjo sigurisht kërkon fonde, ndaj gjykoj se Prefektura, Bashkia dhe Ministria e Arsimit të akordojë fonde që ky studim i pari i këtij lloji të pasohet edhe me studime të tjera.

Ky libër tash është në duart e lexuesit. Jo pa qëllim autori e ka nis librin me një thënie filozofike të Eugen Ware që thotë: “Çdo lavdi vjen nga guximi për të filluar” dhe ai gjithmonë ka guxuar,  vazhdon të guxojë dhe falë vullnetit dhe këmbënguljes së tij përligjin një studim për arsimimin që kush ka dëshirë të njohë me detaje problematikën, ai tashme e gjen në këtë libër të botuar dhe së shpejti do të bëhet pjesë e bibliotekave të qytetit të Durrësit.

“Ky studim, sikurse shprehet autori Agim Lika,  e përligj më së miri këtë gjë për të njohur zhvillimin e arsimit në krahinën e ishmit, për periudhën (1912-1944). Ky studim , pohon autori për herë të parë trajton arsimin në shkollën fillore të Bizës, e cila e ka zanafillën e saj shumë herët që nga viti i largët 1902 (P.Seferin Lusha) dhe u bë realitet në vitin 2024…”.

Në këtë studim autori ka treguar kujdes për të qëndruar larg çdo interpretimi, shpeshherë dhe shtrembërimi që i është bërë, jo vetëm punës, por dhe vazhdon ti bëhet figurave të mësuesve, (qofshin këta dhe mësues feje) që kanë udhëhequr arsimin në këtë periudhë. Secili nga kapitujt copëzohet në periudha më të vogla sipas ngjarjeve dhe zhvillimeve të kohës. Një rëndësi të veçantë i është kushtuar pasqyrimit të statistikave të sakta në lidhje me numrin e nxënësve sipas rendeve (klasave), meshkuj femra në të dy shkollat fillore, të ilustruara me faksimilet përkatëse, ç’ka i jep studimit vlerën e shtuar dhe origjinalitetin e tij historik.
Me kujdes të veçantë janë trajtuar ligjet, vendimet, urdhrat, qarkoret që janë miratuar për arsimin, gjatë kësaj periudhe (1912-194).

Përmbajtja e këtij studimi ka ndjekur kronologjinë e zhvillimeve të kohës për periudhën që është trajtuar në të dhe në fakte interesante dhe të panjohura deri më sot që përcjellim në këtë studim, si ato që lidhen me hapjen e shkollës fetare në gjuhën shqipe në Bizë, në periudhën (1889-1907). Datën e hapjes së shkollës fillore në Ishëm  më  4 mars 1913,  ndërsa  në vitin 1916 kemi hapjen  e shkollës fillore në Bizë. Kjo e fundit është  risi, pasi për shkollën e Bizës nuk është folur dhe shkruar nga autorët Ishmakë deri më sot.

Për hartimin e këtij studimi autori ka shfrytëzuar në maksimum një sasi të.kons8derueshme literature të botuar për arsimin ndër vite, përfshirë  fondet e Arkivit  Qendror të Shtetit,  Fondi i Ministrisë së Arsimit 195 dhe  295. Fondi i Prefekturës Durrësit: 235.
Fletoret zyrtare (1912 -1944). Shënimet autentike të “Mësuesit të Popullit”, Sulejman Zalla, i cili ishte mësuesi i parë që dha gjuhën amtare, në Ishëm, në periudhën mars 1913 deri në gusht 1918

Dy janë risitë e këtij Studimi: e para saktësohet përfundimisht si datë e hapjes së shkollës shqipe në Krahinën e Ishmit  që është  4 mars 1913 dhe, e dyta: hidhet dritë në lidhje me shkollën e Bizës.

Nëpërmjet këtij studimit mund të merret një mesazh i rëndësishëm, se në ditët e sotme,  ndërsa flasim e flasim për shkollat e para në Krahinën  e Ishmit dhe mendojmë se kemi arritur diçka, ka shumë për të mësuar nga reformat, legjislacioni  e nismat, sikundër edhe nga pasioni, përkushtimi i mësuesve që kanë udhëhequr arsimin fillor në këtë periudhë.

Si përfundim, autori Lika,  theksoj
se me botimin e këtij studimi, kam patur parasysh të jap një kontribut sado modest në shërbim të arsimit në vendlindje dhe për gjithë krahi
nën e Ishmit. Ai me këtë studim i ka bërë një shërbim shumë të mirë vendlindjes tij dhe të gjithë njerëzve  në  Krahinën  e Ishmit për të njohur rrugëtimin e zhvillimit të arsimit nga viti 1912 deri në vitin 1944.
I uroj autorit Agim Lika, suksese të mëtejshme!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.