Nje figure e shquar qe po shkelqen ne rrugen e artit poetike , qe i ka mbire ne shpirt .
Lindur në Lezhë . E martuar me dy fëmijë.
Ka kryer arsimim e mesëm . Ka punuar edukatore në Shkoder, me pas si punonjëse administrate në Nd. Ujra & Bonifikime-Lezhë, dhe në shoqaten për të drejtat e njeriut – Lezhë. Ka bërë kurse për psikologji në Bolonje Itali, ka studjuar në degën juridik në Shkodër, të cilin e ka ndërprerë, Zotëron Italisht dhe pak anglisht.
Pasioni për artin ka lindur bashkë me mua, shprehet Gjelina. Që në fëmijëri kam qënë pjesë e rretheve jashtshkollore. Pasioni im ka qënë gjithnjë letersia , poezia, tregimet, ese, recitime të poeteve të medhenj të kombit dhe kënga.
Është autore e 4 librave me poezi. “JAM GRUA“ ,” BIJA E DIELLIT” , “Përtej Mallit dhe Dashurisë “, “ME TY “ si dhe po punoj për vëllime të tjera poetik dhe Prozë. Tematika e tyre është shumë e larmishme.Këto vëllime poetik janë me rimë e strofa, vargje të lira. Vargje të shumellojta, me metra të ndryshëm , tetë rrokësh , dymbëdhjetë rrokësh si dhe regjister i përzier .
Poezitë janë vlerësuar në grupe letrare shqiptare dhe Ndërkombëtare nga poetë të njohur .
Është vlerësuar nga mediat online si “Qëndra Pres”, politologjia,” “Një dritare e re” , “Albania Pres “, “Cicëroni “, Destinacion “, Patriotikmedia “, “Gazeta Letrare “ “, Fjala “. Është pjesmarrëse në antologji mes 83 poetëve nga qëndra Kulturore shqiptare “Migjeni “, Boras të Suedisë me titull “Fontanë fjalësh“ 2021!
Ka qënë pjesmarrëse në antologji nga një konkurs mes 70 poetëve të përzgjedhur “Ora e Lidhjes “ nga qëndra kulturore ShB “Fidani“ Prizren 2021. Pjesmarrëse në “Antologjinë e Mallit” në perberje grupit letrar “Ndoc Gjetja“ mes 41 poetëve ne Lezhë. Si dhe Pjesmarrëse në Antologjinë e Biblotekës Ndërkombëtare të Prizrenit në një konkurs – “Gjurmë në kohë”.
Është pjesëmarrëse në antologjinë “ Kuçova “
Është pjesëmarrëse tek libri “Zadrima Letrare 3” mes poeteve të zgjedhur lezhjan
Është botuese në Revistën Shqiptare Albania- Shqipëri Natyrale- Nmr-10 Prishtinë . Është botuese në revistën prestigjoze ORFEU-Nmr – 13 si dhe bashkepunëtore në revistën “Mirdita” ku dhe është nderuar me çmimin Gjergj Fishta.
Ja si shprehet Poetja Angjelina Gjeka për vargjet e kësaj poezie;
Mrekullisht bukur poezia..!
Vargje fantastike , një obelisk gjigant, i ke ngritur vendlindjes të shkruar me shume ndjenjë për Lezhen Legjendare. Vargu yt brilant plot metafora ja shtoi bukurinë e krenarinë më shumë . Lezha e meriton ti këndohet e të lavdërohet.
Respekte dhe suksese ju poete që nga shpirti yt buron art i praruar!
*QYTETI IM…!
Lezhës *
Desha të shkruaja disa vargje, një poezi
Për qytetin tim , ku jam lind e rrit në mirësi
E ngjyeva penën në njē burim zanash
Për ty Lezha ime , më e madhja dashuri !
Emocionohem, përmallem vërtetë shumë
Kur shoh Drinin që rrjedh në qetësi, i dlirë …,
Detin blu , fushat e gjera, të blerta , pafund
Malet qarkuar si kurorë , njerzit e tu të mirë !
Ja ky vend nga zoti bekuar, është qyteti im
Plot trēndafila , zambakë dhe dritësi…,
I tillë ka qënë , e do të jetë deri në amēshim
Edhe dielli bëhet mbret në Lezhën me histori .
Poetja dhe shkrimtarja Mimoza Halili shprehet për poezinë e Maçi Keçit.
Mrekullisht bukur çdo fjalë e vendosur shkëlqen si diell në varg plot ngjyra margaritarë bashkë me dëshirën në formë thirrjeje ..!
Me diapazon të gjërë reflektiv dhe me frymezimin gjenial shpalos si flamuri ynë krenar në peidestal të nderit,dashurinë dhe temën patriotike!
Duke vëzhguar në pikpamje madhore një nga variacionet më kritike si emigracioni , përshkruar në vargje fantastike mallin,nostalgjinë për cdo pëllëmbë tokë të Atdheut,se rrënjët
dhe historia flet epokat e saj.
Të mallengjen kur mediton fjalët e poezisë dhe a ka emigrant të mos preket e të mos përlotet në shpirt kur udhëton drejt vendlindjes dhe pastaj i duhet ti kthejë shpinën sërish i mbytur në mall.
Respekt dhe suksese, artiste mendjendritur e pend hollë .
*PUSHIME NË TROJE TË MIA*
Nëpër botë gjithkund shkova
Si Shqipninë askund nuk pashë
Me bjeshkë të bukura u dashurova
Veri- jug mrekulli bregdetit i rashë.
Me dritë në zemër nga Tirana
Mirë se erdhe me diell m’tha Vlona
Cep më cep në Shkup me zana
Në Çameri me mall shkova.
*Dallëndyshet ikin e vijnë, njerëzit ikin e lënë Shqipërinë…! *
Në këtë dimër të gjatë që s’vlenë
Dallëndyshet çdo ditë e lënë folenë,
Çajnë qiellin gri duke shkuar larg,
Foletë mërziten vallë, do kthehen prapë?
Fshati i braktisur mbetur veç plaka e pleq,
Shkollën e vjetër bosh ka kapluar bari
Dyert me dritaret e drunjta mbyllur si për dreq
Gjithçka sterosur i blertë vetëm mali!
Ja si shprehet publicisti Ahmet Musta, për poezinë e Nënës
Çfar himni i ke thurur të madherishmes Nënë , me keto vargje margaritarë që i ke kushtuar, poete!
Sinqerisht, kjo është një poezi me nivel vërtet të lartë ideo-artistik, vargjet e së cilës vijnë si një melodi e bukur!
Përgëzime të sinqerta!
Urime të përzëmërta , poete e vargut të bukur!- shprehet Musta.
*Sikur bota Nënë te ishte *
Që në kohërat e lashta
Interesi jetoi gjithkund
Ngado të shkosh, e të vesh
Veç te nëna ai humb
Sikur bota Nënë të ishte
Vuajtja Migjenin s-do rrëmbente
Skenderbeu ndryshe do vinte
As Nënë Tereza dhimbje s’ndjente
Parajsa ferrit vend s’do i linte
Të keqen në mirësi do e kthente…
Poetja Maçi Keçi është mjeshtre e vargut amnor, të mahnit me vargje mesazhore, pikante, në bërthamën e tyre plot çiltërsi e shenjtëruara ndjenjë , që sfidon ligësi e urrejtje , që botës i jep dritë dhe vazhdimsinë e përjetshme. Siç shkruan në ktë poezi për lulen e shpirtit siç janë fëmijët, rrënjët që do ta pasojnë .
*MREKULLI QË EGZISTON !*
Me ty jeta është e ëmbël,
Pranverë ,që kurrë nuk mbaron .
Nga meraku vjen në ëndërr…,
Mrekulli që ekziston .
….,…
Se dielli lind veç me ty ,
Edhe vargu bëhet pentagram.
Shpirti im ,dhe më e madhja dashuri ,
Je arsyeja që fymë unë marr .
Ja si i këndon poetja atdheut me mallë e krenari të emigrantit që ka prek çdo sofër shqiptare .
Ja si e portretizon Poetja Maçi Keçi vajzën, gruan e bukur të viseve shqiptare, ajo që di të dashurojë, të ëndërrojë , të luftojë ,e të rrisë fëmijët me dashuri për jetën e tokën e tyre tek vëllimi poetik me të njëjtin titull.
*BIJA E DIELLIT *
Ajo si diellta gëzon dhe kur bie shi
Me shpirtin luftarak kalon çdo mur
Bija e diellit është mbushur me dashuri,
E shpërthen në ngjyra si zambak në gur.
*PERENDESHË E DASHURISË *
Me ty pranë shpirti buzëqesh
Je rrezeartë që shpërthen në ngjyra
Je simbol i vetëmohimit, mbretëreshë
Bijë, motër, grua nëna më të shenjtat futyra .
—-
Ja si shprehet Poeti, shkrimtari dhe studiusi i letrave shqipe-Namik Selmani
Glelina Maçi Keçi është poete epike- lirike autentike Poezitë e Gjelinës janë tashmë dinjitoze, larmi tematike, një këndvështrim social, një temë dashurie e trajtuar me lirizëm të spërkatur . Ajo mban vulën e vëndit ku ajo ngjizet, aty ku poezia ishte në piedestal nga Fishta e jo vetëm, por në vitet 70 lulëzoi sërish, Lezha kishte krijuar shkollen e poetëve edhe pse pa protokoll. Ajo po ecen e sigurtë në rrugën e rrëfimit poetik. Poetja Maçi Keçi shkruan me krenari për Skenderbeun, Fishtën e me mjaft emocion vargëzon poezinë për Kosovën , per dhimbjet e këtij populli se poetja e ndjen , e quan pjesë të saj e kështu shkruan edhe për heroinen Norën e Kelmendit dhe për heroin Prek Calin. Si gjithë poezitë e saj dhe këto janë mjaft të realizuara artistikisht e fare mirë mund të bëhet edhe tekst kënge për lahutat e çiftelitë e Malsisë.
*Prek Calit *
Sot po flet maja me borë
Asnjë gur s’ka për tradhëtarin
Lule bjeshke thurë kurorë
Na nderoi djalë pas djali
Për Prek Calin trimi i trimit
E nder telin çiftelia
Se mbi supet e kujtimit
Nëpër shekuj shkon lavdia.
*Nora e Kelmëndit *
Në Dardani Norën e gjej,
Ku çdo shkrep e gurë e prek,
Shpëtoi Malësinë me trima
Vrau pashain bashkë me mija.
Të kujtojmë Nora e Kelmendit ,
O burrneshë që ndrite vendin
T’gjitha gratë në pragje, kulla,
Janë njëlloj me vllazen burra.
*Kosovë *
Kosovë, shumë liri kërkove nëpër vite
Për të ndrequr me të shkuarën padrejtësitë!
Djemtë azganë me frymën e Boletinit i rritë,
Gjakpirësit për ti shporrur një ditë.
Kurrë su gjunjëzove, moj trimëreshë
Lavdi Adem Jasharit dhe të tjerë bijve
Me penë e me jetë të çliruan, moj sokoloshë
Në palë të flamurit mbeti gjaku i trimave…
Poetja Maçi Keçi e malluar , e prekupuar me penën e mprehtë shkruan për hartën gjeografike të coptuar të vendit në shekuj
Po ju sjelle vetëm 3 strofa me pamundesi të gjithën .
Ja si shprehet arsimtari art dashës- Tom Matoshi
Respekt dhe mirenjohje poete Maçi Keçi për këtë poeme kushtuar gjithë trojeve Dardane me rastin e pamvarësisë të mbetura jashtë trojeve tona .
Sa bukur Vargjet kuvendojnë rreth qendrës mesazhore ….( Nëse grindeni mos u ndani )… një thirrje për refleksion drejt shpresës duke u parapri nga diversiteti i mendimit. Kjo poemë është himn e thurur me një mençuri dhe atdhedashuri të pashoqe ku janë përmendur të gjitha trojet Dardane të mbetura jashtë kufijve të atdheut .
Pena juaj e artë po qendis perla në sofrën e madhe të poezisë shqipe,duke u afirmuar me mjaft profesionalizem e dinjitet.
*FESTË E SHQIPTARISË🇦🇱*
Jam këtu sa vete toka
Me flamurin kuq e zi,
Ma shqyen tokën copa- copa
Në Ballkan jam Dardani .
Po shoh Artën dhe Janinën,
Në Prizren më krenon Sharri,
Lezha më kujton bashkimin,
Më gëzon dhe Lumëbardhi !
Nëse grindeni mos u ndani
Se armiku bën gosti,
Të gjithë bashkë ju do vatani
Si nëna mban fëmijën në gji.
Poetja Maçi Keçi në larmishemërinë tematike të poezive derdh artin e saj plot mesazhe , metafora e figura letrare.
Një thirrje e mënçur poetike prej nëne, gruaje dhe poeteje na vjen nepermes poezisë per gjakmarjen që eshte një fenomen shumë shqetesues në ditët tona
Ja një strofënga kjo poezi
*Stop Gjakmarrjes *
Në shekuj si trima e mikpritësa jemi shquar
Kemi shkuar dhe në cepin më të largët në botë.
Si gjithë të tjerët jemi emancipuar,
Për vëllavrasjen sa keq akoma derdhet lot .
Ajo ka shkruar për figura të larta të kombit si per-Skenderbeun ( heroi ynë kombetar) , për Nënë Terezen , për poetin At Gjergj Fishten etj…Ajo trajton dhunimin dhe vrasjen e gruas , emigrimin, mallin që bren, shqetësimin e shpopullimit të vendit dhe merakun e gjuhës mëmë , të bukurës dhe lirika dashurie asaj që i këndohet që kur u krijua jeta .
Ja si shprehet për vargjet e saj lirike tek poezia “Valësh Drinit i lanë sytë “, dhe te poezia “ Në gjethe vjeshte strukur Europa “ poeti dhe shkrimtari Hamit Taka
Poetja Maçi Keçi Ka derdhur, latuar, përkëdhelur, e shijuar në vargje artin lirik, të shpirtit poetik. Në të gjitha format , që nga titujt , tema, ndërtimi, mesazhi, metrika morali, figura artistike, poezi shumë të arrira .
Ajo shkruan me mendime të forta, të thella, shprehje dhe rima të përsosura, me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Po ashtu me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.
Kreativitet i patëmetë.
Plot simbolika dhe metafora komplekse, qe u japin vargjeve force komunikuese dhe emocionuese.
Zgjedhje fjalësh, krijim estetik i vargjeve. Lexuesi është i magjepsur nga teknika e gërshetimit të përsosur gjatë gjithë formës së shkrimit.
Çdo fjalë duket se është rikthyer duke frymuar në vargjet e saj . Gjuha e poezisë eshtë vertetë e mrekullueshme.
*Valësh Drinit i lanë sytë*
Më lërë të të puth dorën e njomë,
Më lërë të të ledhatoj flokët,
Të marr në krahë të të ndjej aromë
E pastaj ta pushtoj botën.
Bukuroshe sy bojëqielli
Valësh Drinit i lanë sytë,
Shpirtvirgjër rreze dielli
Në detin tënd merrmë më mbyt.
*Në gjethe vjeshte strukur Europa *
Në verën e gjatë, të nxehtë e të tharë,
Si pesë shekuj të shkuar me parë,
Vjeshta dikur erdhi me lajme të çuditshme,
Dimri vjen i ashpër e në një botë të frikshme.
Vjeshta bujare me musht e gosti,
Sofrat e fundit shtron plot me mirësi,
Me fustan të artë e bukur si poezi,
Zhduket nga skena me bronkopneomoni.
E mos u bëftë kurrë se çfarë thuhet,
Luftë e grindje në këtë glob të marrë,
E vërteta është në lak ku loja luhet,
Ama shpresën se vrasin dot këta djajë .
Pas virusit njerëzia sërish druhet,
Për lumturinë kush s’po ka mall….
Ja si shprehet poeti Sokol Halili per liriken “M’shehe Hanen “
Vargje brilante lirike të shkruara me kujdes, nga dorē e poetës penëartë, dhe mendje e kthjellët e saj.poezia e saj asht nji vlerë lirike – romansë kulmore autentike, e shkruar me nji ndjesi shpirtnore, me shprehje e fjalē tē rralla dashnie, që i japin vargjeve shije tē veçantē!;
…………………………………………………………..
T’mos largohem asnjiherë
N’shpirtin tand me mbyllë me dry
Dimrin e akullt e bajmē verë!
Metaforē shumë e rrallē në letrat tona…!
Pra, asht nji perlë, nder perlat tjera tē saja.
Respekt ty poete e vlerë, dhe vargut tand lirik shumë të vecantë, dhe të fuqishëm!
Suksese sa ma tē mëdhaja, në poetikēn tonë shqiptare!
Keshtu shpreh mendimin dhe artistja me vlera letrare – Shpresa Rama
Nektarin e luleve në lendinë me aromë dashurie ke sjellë në keto vargje që të prekin butë në zemer. Ka harmoni të bukur ,figura letrare me vargun, ku dimrin e akullt e bën verë, kërkon të m”shehe hënën , të zgjojnë zilinë e yjeve, e në fund ta mbyll né shpirt me dry dashurinë. Ka një strukturë letrare me dialekt të këndshëm , dhe plot sharm poetik . Nëse do të bëja një krahasim artistik, Unë këtë poezi do ta quaja portreti më i bukur pikturuar me fjalë dashurie . Brenda kuadrit të saj lexohen, ngjyrat e ndjenjës së dëshiruar , ku imagjinata të sjellë para syve cdo detajë tëndin poetik përshkruar aq bukur. Ndaj dhe pena e poetit ka shkruar. Urimet me te mira për ju poete Gjelina. Suksese paç gjithmonë.
*M’SHEHE HANËN*
M’shehe hanën sonte për mue
Se nuk due askush me t’pa
Kur të them që shumë të due
Dridhshëm n’krahë t’mi ke me ra.
Do t’kërkosh të rri me ty
T’mos largohem asnjëherë
N’shpirtin tënd më mbyll me dry
Dimrin akull e bëjmë verë.
Po sjelle mendimin e disa poeteve per liriken-“Moj Malësore
Mikel Gojani; Profesor , poet, shkrimtar dhe studius i letrave shqipe ja si shprehet
Vargje te bukura, e shijeve te holla dhe vlerave kulmore esteto-artistike.
Vargjet e poetes Maçi Keçi ngerthen fjalë të kaltra, gjithë intimitet dhe ndjeshmëri njerëzore, të cilat endin thjeshtesisht imazhe dhe metafora vezullonjese, duke krijuar një poezi krejtsisht origjinale, të paimponueshme plot dritë dhe sentimente.
Vargje lirike të shkruara me një delikatesë, me dashuri, me pasion e shprehje të zgjedhura tepër të bukura dhe me vlera artistike e stilistike.
Një traditë e lashtë e derdhur dhe e skalitur mjeshtërisht në vargje të bukura!
Ju përgëzoj, Poete e vlerave teper te cilesueshme!
*MOJ MALËSORE! *
Moj malësore Hënë e Diell,
Që pin ujë në kroje të bjeshkës!
Ti mahnit dhe yjet në qiell,
Ëmbëltore mjaltë i bletës.
Porsi lulet ndër kumbulla,
Ti qëndis krahët e shqipes.
Shtojzavalle krahëflutura,
Veç bleron ujëvare drite.
Malësore, lule shege.
Diamant i bukurisë,
Je e rrallë, moj dashuri mjelme,
Të deh si diell i gjithësisë.
Poetja Maçi Keçi nuk kish si të linte pa trajtuar dhe fenomenin e dhunimit dhe të vrasjes së femrës, gruas që është po aq prezente dhe e dhimbshme, e turpshme aq sa dhe gjakmarrja. Ja disa vargje të lira pikërisht ku tregohen ato që u thanë më lart.
*SHBURRNIMI *
Në ishullin e mitit t’burrnisë,
Stërpikje me gjak Afërdite ,
deri n’Diell
E mytje n’lotë
Hupet tharmi i njerzisë,
Thatësi ndjenjash ndihet n’këtë Botë.
Dhembja pikon ,
Prej qiellit t’universit
Shtetshterpsia i ngre kurth Pranverës
Dhe shpresës ,
Prej menje t’dreqit
N’mes t ‘ditës vjen ferri i jetës .
Hana e madhe
vesh mantel t’zi,
I sheh t’vetëm
Jetimët n’prag,
N’qiell të haptë
bjen rrfeja,
Çahet qielli n’britma
N’therrtore Evat
i pret vdekja ….Kjo eshte poetja Gjelina Maci e cila po arin majat e poezise .
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 1 persona, sorriso e gioielli
Tutte le reazioni:

Rudina Papajani, Manushaqe Hoxha Laçi e altri 58

Commenti: 52
Mi piace

Commenta
Visualizza altri commenti
Petrit Dani

Faleminderit dhe ti te falak kojtimit Respekte
Clicca per visualizzare l'allegato

GIPHY
  • Mi piace

  • Rispondi
Tutte le reazioni:

2

Mi piace

Commenta
Mirmengjes miqt e mi !
Nje kafe , nje lule dhe nje rreze dielli per zemren tuaj .
Nje dite e bukur per ju kudo qe ndodheni !!
Tutte le reazioni:

Rudina Papajani, Manushaqe Hoxha Laçi e altri 75

Commenti: 43
Mi piace

Commenta
Visualizza altri commenti

bloom blooming STICKER, la GIF potrebbe contenere transparent, , rose, bloom e blooming

GIPHY
  • Mi piace

  • Rispondi
Me regjizorin e shquar dhe te mirnjohur Pellumb Kullen . Me autorin e sa e sa romaneve , skeceve humoristike , pjeseve teatrale dhe te shoqen Xhuljeta Kullen , aktoren e humorit . Kaluam mjaft bukur , por kenaqesia me e madhe ishte se me dhuruan dhe dy romane qe i ka botuar Pellumbi kohet e fundit .Kenaqesi te keshe miq te till !
Potrebbe essere un'immagine raffigurante 5 persone
Tutte le reazioni:

Asllan Miftari, Rajmonda Qose Shkopi e altri 177

Commenti: 89
Mi piace

Commenta
Visualizza altri commenti
Clicca per visualizzare l'allegato

GIPHY
  • Mi piace

  • Rispondi
VRASTARJA
————–
Pluhuri i bardhe iluzion i rrem i dashurise
Qindra shiringa ,gjylperat e tyre ju futen ne vene…

Altro…
Tutte le reazioni:

Asllan Miftari, Manushaqe Hoxha Laçi e altri 32

Commenti: 20
Mi piace

Commenta
Visualizza altri commenti
Ahmet Musta

Pergezimet me te sinqerta per keto vargje sa domethenese e kuptimplote, po aq edhe mesazh percjellese!
Drogen, kete dukuri vrastare te kohes qe jetijme, me te gjitha pasojat e saj, e ke sjelle mjeshterisht ne vargje, poete Oli!
Nje thirrje-himn do e …

Altro…