19.5 C
Tiranë
E shtunë, 18 Maj 2024

Nga :Eleutheria Muco

JA DHE ME NE FUND

Te drejtohem ty
Ty, qe me çizmen e llustruar
Me duart mbrapa , kokturbulluar
Me shikim te erret ne sy
Dhe me shkop te vogel neper harta
Mbete duke thurrur plane te mbrapshta
Me gisht mbete duke urdheruar
Trimeri per te treguar
Qe nga do t’a nisni
Si do vazhdoje
Si te etur qe ini
Ku do perfundoje
Sulmi me det , me ajer apo me toke?!
Nuk llogarrit se atje ka jete
Ka femije , gra , ka edhe pleq
Me bombardime a i mund dot?!
Nqs X te prishi qetesine
Atje drejtohu me te njejten menyre
Por jo…jo… asnjehere nuk matet
Forca e te shtririt ne krevat
Me syte ngulur ne tavan
Me shprese tek dera se dikush po vjen
T’i zgjate doren , me kembe t’a ngreje
Pabarazia, babezia , shpirtligesia
Jane absolutisht larg nga njerzimi
Çdo e papritur qe po ndodh
Eshte atje , atje ku nuk eshte shuar prej vitesh fingjilli
Planet çnjerezore kane marre ere
Lemshi u çthurr , nuk i gjendet filli
Vertet shumica eshte populli
Dhe jo ata qe quhen krere
Jete te pafajshme po ikin
Me gjak vaditen themele te ngurte
Perfundimin e njejte dhe ju e kini
Sado qe vishni te hekurtin kostum.
“””””””””””””””””””””””

STOP ⛔PUNES⛔ TEK ⛔FEMIJET⛔
Kush eshte ajo dore qe Ty te shtrydh?!
Kush ta ben jeten Tende mynxyre?!
Kush ka te drejte Ty te te ndrydhe?!
Kush te ben qe mos njohesh femijerine?!
Mos dish te luash a te qeshesh;
Me c’ka te takonte ta kishe sipas moshes;
Kush te futi ne kete valle te rende?!
Prej peshes mbi supe mos qendrosh dot ne kembe;
Mos dish as numrin e kepuces;
Zbathur kemba jote gjate gjith’ rruges;
Rroben e paster nuk e gezon dot;
Hallet si i madh te kane rene mbi koke;
Pse duhet te vuash nga te pashpirtet?!
Prinderit kur te shohin iu pakesohen ditet;
Nuk eshte zgjidhja e tyre per Ty
Dhe jeten e tyre e kane me te nxirre;
Eshte shtresa e rende si hekur i zi;
Ajo qe ka plakosur mbi gjith’ njerezine;
Jeten tone e bejne me te veshtire ;
Te mos jetonim fare do t’iu vinte me mire;
Se s’kane te ngopur dhe gjakun kur na pijne;
Le te shpresojme ne te ardhmen nje dite,
Tek Fuqia me e Rende se kjo shtrese;
Te gezojne sado pak dhe keta femije,
Qe asnje nuk ka te drejte t’ua heqe.
Po te mos qeshin te voglat fytyra,
Po te mos ngrohen shpirtrat e tyre,
Ne qiell do kete vetem vranesira
Mbi shkaktaret erresire do bjere.
“””””””””””””””””””””””””””

HIQ E MOS KEPUT
Trajnere ka shume
Per skuader dhe individe
Ky zanat do pune
Per rezultat sa me te mire
Menyrat jane te ndryshme
Secili sipas aftesive
Por e keqja eshte se
Sulmojne mbas sasive
Tek syte rreth e rrotull
“Bam” ben cilesia
Nuk eshte per t’u ngopur
Te mbizoteroje shija
Ajo “çak” me shume
E ben gjith’ ndryshimin
Me shume e per lume
Nuk ben dot percaktimin
Vleresimin e presin
Me goje hapur lojtaret
Provon gjith ‘vererat qe shesin
Ne fund te kthehen ne te tharet
Perqendrohu tek varieteti
Duhet studim i thelle
Keshtu ia arrin pa frike
Dhe jep mendim te prere
3/3/2024 Athine
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.