Shoqata “Kultura Shqiptare” – Shkup
Kryetar
Daim Hiseni
E rëndë dhe e papranueshme ndarja nga jeta e sinonimit “Bilbil i Dibrës”, rapsodit të mirëfilltë, zërit të ëmbël të këngës folklorike që lindi në Lugjet e Dardhës të Dibrës.
Dorën në zemër hallall të ma boni
Fitoi sëmundja dhe mu ndal zoni
Në prag festash, të nëntorit të Shqipërisë
Lamtumirë shok, është Urdhëri i Perendisë.
Këngë e tij në festivalin folklorik kombëtar të Gjirokastrës:
Ç’po i folka burri burrit
Bri oxhakut, flakë flamurit
Çpo i thot plaku plaku plakut
Jemi larë në kroje të gjakut
Po lëshon qielli zjarrë e gjamë
Sherif, na dogje me këtë lajm.
Kryeshnosh or ju Dibran
dhe artdashësve anë e mban.
Sot Prishtina, Shkupi me Tiranë
Lot në sy dhe veshur në zi janë.
NGUSHLLIME
I përhershëm kujtimi për Ty dhe këngën dibrane që e deshe sa jetën tënde.
Shoqata “Kultura Shqiptare” – Shkup
Kryetar
Daim Hiseni