KUR DIELLI PERENDON NGA LINDJA (Përsiatje)
Dhimitër Shkurti
Më kujtohet propaganda në kohën e komunizmit. Kur reklamonin arritjet e socializmit, krahasimin e bënin, me kohën e monarkisë së mbretit Zog.Dhe treguesit ishin 100 fish më të larta se në të kaluarën.Po sot? A është e drejtë që për çdo problem, të marrim për bazë kohën e monizmit, duke e paraqitur si nje periudhe të artë?D.m.th, për inat të s’ime vjerre….Shqipëria në këto 30 vjet post komunizëm ka arritje por ka edhe probleme. Individi u mundua te bënte ndryshimin, por pika e dobët ishte dhe është mos funksionimi i shtetit në të gjitha hallkat e tij.Dhe pavarësisht bindjeve të mia politike, mendoj se për këtë fajësohen të gjitha qeveritë që kanë kaluar, të majta dhe të djathta.Militantët e partive kritikojnë kundërshtarët e tyre politikë, ndërsa nostalgjikët gjejnë rastin dhe kthejne sytë pas, në kohën e monizmit për ta paraqitur si kohën ideale për shqiptarët.Po përqëndrohem në dy fusha.Janë alarmante statistikat që flasin per rritjen e analfabetizmit në Shqipëri, kur komunistët pothuaj e zhdukën krejt.Qeveritarët me ose pa dashje janë fajtoret kryesore në këtë krim shoqëror dhe kombëtar.Dhe shpjegimi është i thjeshtë. Në zonat rurale, me varfëri të tejskajshme, prindërit do të mendojnë pak për shkollimin e fëmijëve të tyre.Në mungesë të tregut të punës, të rinjtë do t’i drejtohen formave të fitimit me bollëk, dhe pa u lodhur shumë, siç ishte mbjellja dhe trafikimi i bimëve narkotike.Tani shteti ose është palë me ta, ose është i paralizuar.E si rrjedhim mbjellja dhe kultivimi i tokës me perime është një mallkim i vërtetë.Këtu gjejnë truall të lirë nostalgjikët( me të drejtë), për një fenomen të panjohur më parë.Vërtet dikur arsimi tetëvjeçar ishte i detyruar por jo te gjithe mund te vazhdonin studimet e larta.Ndërsa sot në vëndet evropiane fëmijët e emigrantëve mund të ndjekin studimet në cdo universitet.Dua të prek pak edhe një problem kulturor.U bë shumë zhurmë për ‘’arritjet’’ dhe difektet e festivalit të fundit në RTV.Këngë të dobëta, tekste skandaloze, paraqitje e prezantim i cekët e vulgar i këngëtarëve.Edhe këtu krahasimi bëhet me kohën e shkuar.Është e vërtetë që për festivalin dikur mobilizoheshin forcat më të mira krijuese në vënd.Shumë nga ato këngë i kane rezistuar kohës.Por ato këngë do të kalonin në shumë filtra dhe sita ideologjike për të kënaqur komitetin e partisë, përndryshe,’’rebelët’’ do të kishin fatin e Festivalit të 11.Ju kujtoj se në botën demokratike dënime të tilla, nuk egzistojnë.Pra, krahasimet duhen bërë me vëndet evropiane bashkëkohore e jo me të kaluarën tonë, që nuk e interpretojmë saktë.Nëse kthejmë kokën mbrapa do të ndalojmë ecjen dhe nuk do të marrim përvojën më të mirë.Bile më bën përshtypje fakti që ka shumë emigrantë shqiptarë që megjithëse kanë përparuar mjaft ekonomikisht(me zotësi), nostalgojnë për Enverin.E pra në shtetet ku jetojnë nuk ka patur kurrë komunizëm.Kjo gjëndje më kujton disa këngëtarë grekë komuniste(ose më mirë me ide komuniste), që jetojnë mes luksit nga karriera e tyre artistike, dhe dalin, përshëndesin e këndojnë në manifestimet e simpatizantëve të partisë komuniste.Ata janë komunistë me xhep kapitalist.Unë nuk i mohoj arritjet e sistemit komunist. Bëri ndryshime, bëri edhe vepra. Por ai është një sistem utopik i destinuar të dështojë.Ai sistem u kalb nga brënda duke vënë në krye njerëz të paaftë, me shkollë partie, me luftën e klasave të shkatëronte mjaft familje.Duhet të dëgjojmë edhe ata që kanë vuajtur, jo vetëm propagandën e partisë.Sot’’ kapitalizmi’’ që aplikohet në Shqipëri është e një lloji të veçantë, është anarshi.Asnjë ngjasim me Evropën.Të gjitha qeveritë e pas viteve ’90, të majta dhe të djathta, nuk kanë punuar për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, por për të mbushur xhepat e tyre.Ata çirren se gjoja luftojnë kundër komunizmit, por me forma dhe metodologji të vjetra.Është kapitalizëm alla shqiptarçe.Dhe demokracia nuk erdhi kurre.Pse?Sepse nuk ishim të përgatitur dhe shkatërruam gjithshka.Do të ishte zgjidhje ideale, të ruanim diçka nga e kaluara dhe ta gërshetonim me përvojën më të mirë nga ekonomia e tregut. Kështu, do të hynim në Evropë me identitetin tonë.Ka ardhur koha që kjo klasë politike të largohet një herë e përgjithmonë nga drejtimi i vëndit.Vëndin e tyre duhet ta zënë të rinj e të reja që kanë studjuar brënda ose jashtë, me vizion e formim evropian, të pastër dhe me dëshirën për punë e ndryshim. Vetëm kështu do të bëhet Shqipëria, e barabartë, me shtetet e tjera evropiane.Përmbysjet e mëdha, thotë pedagogu Arjan Kallço, nuk bëhen me bustet, por me përmbysje mentalitetesh dhe mendësish, largpamësi dhe kurajo për të rrëzuar kultin e vetvetes.Dhe në fund, dua të perifrazoj të madhin Pëllumb Kulla kur konkludon;Shqipërisë, më mirë t’i kishte mbetur komunizmi, se sa i mbetën dhe udhëheqin komunistët.