17.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Lindita Kurti

Bota le të flasë.

Kur flas për ty, bëhem e marrë
shikon bota, thotë c’ka ngjarë
të më pyesin, afër vijnë
c’është dashuria, ndoshta s’dinë
Kur më ikën, më humbet
shpirtin, ma tund si tërmet
të na ndajnë e kanë të kot
je zjarr që s’shuhesh, jetë e mot
Kur s’të kam në krahun tim
jam si dielli pa shkëlqim
si një lule pa aromë
mbetem unë, kur më mungon
E gjithë bota, fletë për mua
po ku di, sesa të dua
unë pa ty,në sy s’vë gjumë
si cigare digjem, c’do ditë më shumë
Engjëll ishe, ti për mua
edhe unë, për ty një Zot
bota, le të flas c’të duan
s’të harroj e kanë të kot.
Të lutem, bëhu Perëndia
s’e pa ty, nuk kam shpëtim
t’më shpëtosh nga njerëzia
shpirti im, të gjej shërim.
L. K. Mema
Për të ndricuar naten s’mjafton vetëm hena, duhen dhe ëndrrat Z Luljeta.
Specie në rritje.
Nje profil i një mike me emrin Luljeta në instagram duke vjedhur shpirtin e dikujt..
Miq të dashur jo vetëm thënie dhe Poezi nga une por dhe të shumë miqve tanë duke mos patur emrin e autorit.. Ndiqet nga shumë prej nesh dhe vazhdon të jetoj në botën e saj.. Gezohem kur njerëzit përparojnë se bota bëhet me e bukur por jo mbi shqetesimin tënd te gjejnë lumturine.!!!!
Pas një vërejtje që ju be u morën masa nga ana e saj me bllokim në vend që të kërkonte falje.
“”””””””””””””””””
E dua Shqipërinë pa politikanë,
se jam shqiptar me zemër uragani,
loti mallit më djeg në shpirt,
kur larg saj qëndroj nga halli.

E dua Shqipërinë pa pseudo-gazetarë,
me diploma xhepave të zotët s’janë,
lajme kuturu nga gjithë bota mbaré,
kur s’njohin dhe artistët, e vendit që kanë.

E dua Shqipërinë, të gjithë grushtë-bashkuar,
se feja e shqiptarit është shqiptaria,
me syrin shqiponje gjithe bijtë e saj,
ballë lartë ecin, nga krenaria!

E dua Shqipërinë, me rend e qetesi
pa drogë e vrasje të mos drithërohem,
e dua të bukur, plot gjalleri, e për të, si shqiptare të betohem!

S’besoj se kërkova shume nga ju,
që sot në dorë Shqipërinë e keni,
po nese doni, të jetoni kështu, belanë nga ne, gjithmon do gjeni!

Si shqiponje, krahë hapur dua të fluturoj,
pranë saj me mall, për të arrirë,
shumë vite kaluan, rrugëve s’duroj,
dhe vendit të huaj, s’po i them lamtumirë!
L. K. Mema

VEÇ ZËMRËN S’E SHES

Hyni në tempullin, e fantazis sime
do gjeni historira, të kohës pafund
mos shihni vec për paragjykime,
s’e vargjet dhe fjalët, i rreshtova me mund.

Ndër vite respektoni, c’do fjalë të thënë
si gurë të c’muar i mblodha ti dhuroja
e nëse mënjanë,mendoni për ti lënë
vec në zjarrë e në rrugë, s’do doja ti shikoja.

Aty she’s falur, dashurinë e pafund
që fitoj plot miq dhe kur koha ftohet
durimin sa here dhe kur s’mund
vec zëmrën, kurreeeee se ajo askund s’fitohet.

L. Kurti(Mema)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.