Me poeten” Lindita Kurti Mema”

 

 

Ajo nuk erdhi të trazonte një strehë,
as të shuante zjarrin e një dashurie,
erdhi si hëna, e qetë nëpër re,
me dritën e saj,në dritë të kthej çdo hije.
S’e zgjati dorën drejt një zemre të zënë,
as s’ndërtoj lumturi mbi dhimbje e lot,
se shpirti i pastër nuk kërkon të fitojë,
duke lënë pas një tjetër shpirt cop.
Ajo është trëndafil mes gjembash në jetë,
me aromë të ëmbël dhe dinjitet në çdo hap,
mund të doj fort, por zgjedh të jetë
ajo që nuk merr atë që s’i përket aspak.
Bukuria për të,është mëngjes që ikën në agim,
ndërsa shpirti i mirë është diell që s’perëndon,
një fytyrë mund të mbetet veç një kujtim,
por zemra e pastër në kujtime gjithmonë.
Dhe kur e kërkojnë në çdo buzëqeshje të re,
në çdo përqafim, në çdo premtim të artë,
ajo bëhet yll që humb njëherë në jetë,
dhe nuk kthehet më në qiellin tënd të natë.
Ajo ikën pa zhurmë, pa mallkim e pa faj,
me kokën lart dhe zemrën plot dinjitet,
s’bëhet hije e askujt, as plagë për një tjetër,
dhe lë pas një dritë që nuk shuhet lehtë.
Ajo s’bëhet hije e askujt në këtë jetë,
nuk shkel mbi zemra për të fituar dashuri,
dhe kjo është arsyeja pse do mbetet e vërtetë,
se ikën me dritë e jo me pabesi.!
~ Lindita Kurti Mema ~
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.