Sot ish Kom Nendetses Jak Gjergji (Mandrea) ka Ditlindjen.
Gjithe Nenujesat e Shoqata “Detaria Shqipetare “ te urojne Kom JAK GJERGJI ta gezosh ditlindjen 85-vjetorin, shendet e jetegjate.
Nje urim ne vargje nga ish nenujesi Mehill Marku
JAK GJERGJI FISNIKU MARINAR!
Sot një shoku ynë ditëlindjen ka
85 vjeç i shenoi në të jetes kalendar
Sot Atëdheu një fjalë të mirë s’ja tha
Per Jak Gjergjin fisnikun marinar!
Gjithë jeten nendet e mbi det lundroi
Herë si komandant e herë si komisar
Veç nendeti e deti Jakun e kujtoi
I dergoi luledallgë e lulevalë si kurorë!
Nëse gjithë jeten të sherbeu o Atëdhe
Dhe urdhërin tënd jo s’e theu kurrë
Një fjalë a një falënderim borgj ja ke
Të ndjehet si ahere në det si burrë !
Ti duam e ti nderojmë sa janë gjallë
Që të ndjehen si dikur të vlersuar
Pasi të vdesim dekorata a ka vlerë vallë?
Varur në murë kur ne jemi të harruar ?!
Dekoraten më të lartë ia ka dhënë natyra
85 vjeç e i duket vehtja si të ishte djalë
Sa herë të kesh nevojë Atdhe thirre te detyra
Gatitu e ke në det veç çoja një lajm a fjalë!
Gezuar ditëlindjen o marimari Jak
Jo më pak se 16 vjet nen ujë lundrove
Dhe 20 të tjara mbi det si bajrak
Në çdo detyrë si flamur valove!
Mëhill Marku
( Komandanti i parë me të cilin fillova detyren në Nendetsen e tretë! Mirënjohje!
Të rroni sa të doni vetë Komandant Jaku!)
Shëngjin: 27,04.2020
GJITHË JETEN PER JU DO SHKRUAJ !===
==============================

Të dashur e të nderuar lexues e lexuese të krijimtarisë time letrare!
Ju njoftoj se sapo doli nga shtypi libri im “Kujtime që jetojnë gjatë”.
Ky është libri im i pestë që ka parë driten e botimit dhe libri i parë në prozë. Në kët liber ka kujtime, ngjarje, portrete , heroizma nga jeta në Brigaden e Nendetseve dhe në Floten Luftarako Detare, ashtu siç i kam perjetuar apo mi kanë treguar vetë personazhet e librit tim; ka portrete kuadrosh, shokësh, shoqesh, familjarë të mitë, ka detarë , punëtorë me të cilet më lidhi jeta e puna deri në ditet e sotme!
Ju falenderoj gjithë ju o personazhet e librave të mi që me veprimtarinë e tuaj heroike më keni frymzuar per të shkruar. !
Nëse skam arrit të them atë çka ju meritoni e çka ka dashtë zemra ime të thotë per ju është veç faji im se ju më keni falë çdo gjë!
Pak kohë më parë u kam njoftuar se doli nga shtypi dhe libri me poezi” Dua tu kem pranë në shpirtin tim” që s’bashku do ti bëjmë promovimin e tyre në një kohë më të pershtatshme.
Krijimtaria ime permbledh 5 libra:
1.”Krenarinë ma fali deti” = poezi
2.” Shuberti i pyllit” = poezi
3.” Lundrim në dallget e jetes”= poezi
4.”Dua tu kem pranë në shpirtin tim”= poezi
5.” Kujtime që jetojnë gjatë” = prozë
Mirënjohje pafund per secilin nga ju të dashur lexuesit e mi që gjithë jeten keni qenë e jeni muza ime, që me fjalët e komentet e ngrohta më keni motivuar per të shkruar per detin , detaret, familjen time , per ju, per jeten!
Promovimi i të dy librave do të bëhet me një njoftim të dytë!
Mirënjohje!