12.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Kristina Demiri Dojce

NJË MAJ .
(PROPOZIMET KISHIM FESTË, PUSHIM )
Viti 1970.
KUJTIME
Veshur për parakalim…
Për herë të parë një makiazh në fytyrë….
Me një letër të kuqe që lëshonte bojë(ardhur nga Kina )…. bëmë pak buzët e faqet. dhe lulet e parakalimit festiv
.O ZOT.!.?
Njëra me e bukur se tjetra.
Në dorë nga një lule prej letre, , një tallon , biletë për të ngrënë drekën në mense e Qytetit te Studenteve.
.Ishim një katërshe, Rallë shumë rallë ndaheshim
Kudo bashkë…. Shkdra, Korca, Kolonja, Vlora…
..D.L…. SHKODRA… Ishte sheqeri dhe kripa….
VLORA…A,H ishte njeriu i dalë nëper botë….
. KORCA… N.M…. Ekonomistja e grupit
Unë si gjithënjë pak nga të gjitha….po kisha një të drejtë me shumë….. vija dhe fshija mungesa nëpër leksione, si ndihmëse e pedagogëve…. ndaj më donin gjithënjë pranë…. Bëj shaka. E donim vërtet njera tjetrën..
.Sa shume i munguam njera tjetrës kur na ndau puna dhe jeta.
Si ne të gjitha shoqet e grupit,
Të veshura në mënyrën ,më të bukur të mundshme
Kishim mbathur këpucë të bëra me porosi,duke u gdhire tek dyqani afër kinema Partizanit.
Ishim para Fakultetit te Arteve.
Grupe, grupe kalonin para Tribunës.
Parakaluam, brohoritëm.
Pa pritur një shi pranveror,që na hyri deri në palcë.
Parakalimi mbaroi,
Shiu i madh boshatisi rrugët,
Vajtën edhe këpucët
Duhet të ngjiteshim më këmbë në qytetin tonë
. Rrobat, këpucët si sytë
Si tia bëjmë….!?
Autobusin… urbanin. -folëm një zëri
Na duhej të prisnim.
Ditë pushimi , ditë feste
Si ne dhe disa djem te rinj, prisnin.
Gjetën dhe gjetëm rastin, beme pak shaka, të moshës
Këpucët e lagura në dore, fustnet qull ne trup, e qeshura në qiell.
Autobuzi erdhi dhe hipëm të gjithë, vajza e djem, të njohur të çastit.
Hipëm…. Haruam….Ne nuk kishim lek, bileta
. Kërkuam të zbrisnim….po bashkë me ne ishin edhe djemtë
. të njohur, të panjohur, nga parakalimi.. nga shiu
..Shumë të sjellshem…
-.I kini nga ne….dhe qeshëm e nuk mbaj mend se çfarë thamë
Një gjë më kujtohet, ndaj e hodha këtë kujtim
Sheqeri dhe kripa, D.L i pëlqeu njërit dhe filluan shakatë
-Të njihemi më mirë..
-Te takohemi…
-A, po më propozon?
-Po
-E lumja une, qe po e humb rastin
-Pse ?
-Sot është ditë pushimi dhe propozimet kanë pushim
D.L e ngriti zërin
-Si thoni ju shoqe ?
Qeshëm të gjithë
Sa bukur të jesh RINI
Duke qeshur të gjithë bashkë arritëm në mensë
.Ne po ikim, thanë djemtë, nuk kemi tallona……
Daleni bre djema, u beme shokë..
Hëngrëm të gjithë bashkë ,ate, që jepte menca ne ditë feste……
Nuk u takuam më me keta djem… po në qoftëse ndonjeri e kujton këtë festim 1 MAJI LE TË MË SHKRUAJE…..
.Në kohën tonë ,të rinisë, nuk kish celular…. telefon privat….. kishte
DASHURI TË VËRTETË NJERËZORE…..
TA NDAJMË ATË QË KEMI TË GJITHË BASHKEË…… GËZUAR, GËZUAR…SHËNDET PËR TË
GJITHË……
SHKËPUTA DISA NGA KUJTIMET E MIJA….. E I SHKROVA NË KËTË DITË FESTE PËR TË TREGUAR SE AJO QË MBETET JANË KUJTIMET DHE EMRI I MIRE
, MOS NGARKONI ME FAJE TË TJERET KUR NE VETË JEMI ORGANIZATORËT E JETËS SONË
1 MAJ 2014…….THESALONIKI…..GRECCE
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.