PYLL
( variant…)
Të trishton terri i natës, në një pyll pa rrugë, pa shteg,
kur i vetëm i hedh hapat, kuturu, pa sens, pa busull…
Ulërimë e ndonjë bishe, të ngre leshrat, të rrënqeth,
pa menduar, për instikt, gjen një qosh e mblidhesh kruspull…
Sipër degëve s’rehatohet dhe në çerdhe, pupulash dridhet,
zogu femër i trumcakut, përmi vezët tek i ngroh…
Shkruan qiellit vetëtima, re e zezë, kur hazdiset,
edhe shiun kokërrmadh, pa mëshirë, e hedh përtokë…
Të trishton terri natës, në një pyll pa rrugë, pa shteg,
kur i lodhur, i harruar, kuturu, pa sens, pa busull,
ikën trembur zvarrë – zvarrë, i fëlliqur, si një shtërg,
kthyer në dordolec kopshti a, mjerisht, në një kukull…
Sipër degëve s’rehatohet….zogu- tru dridhet në kafkë…
Ndrydhet, rrudhet…si një shkumë, thahet, shuhet,
kurrë ndezur, pa bërë dritë, pa bërë flakë,
në këtë pyll të errësuar, vetvetes keq i ndruhet…
Të trishton terri i natës, të kall tmerr edhe frikë.
Kur udhëton në errësirë, në një pyll plot me kafshë…
Sipër degëve, qielli lart, të duket si Rrasë e Fiktë,
i pjestuar, i grimcuar, si një qelq pa formë, pa trajtë…
“”””””””””””””””””
LUTJA E PARAGJUMIT.
Mos m’i fik gacat e fundit,
mbuluar me hirin e harresës…
Ndoshta,
dikush do shkarkojë një barrë dru,
bash në fill të erës…
Amen!
“””””””””””””””
E SHTUNË…
Herët unë dhe vonë ti,
veç një gjë ka rëndësi:
U zgjuam,
që të dy…
Pushim unë, pushim dhe ti.
Veç një gjë ka rëndësi:
varfëria ime,
s’peshon tek ti…
Unë po dal, dil edhe ti..
Veç një gjë ka rëndësi:
ti trembesh,
unë s’bëj trimëri…
Është e shtunë për mua e ty..
Veç një gjë ka rëndësi:
si e shoh unë,
kurrë s’e sheh ti…
“””””””””””””””””””
LUTJA E PARAGJUMIT.
Përcillmë në gjumë
me një ninullë të herëshme Dade!
Të fle di qingj,
pa më hëngër shtriga nate…
Amen!
“”””””””””””””””
1 MAJI?
Trishtim.
Pronarët flenë qetë.
Punëtorët janë pushim…!!!
Dy palët pa faj.
Rroftë 1 maji
dhe pjella e saj…!!
“””””””””””””
HAIK I PЁRMALLTЁ
Sonte, në mbrëmje,
këngët për ty mejnë pak,
në heshtje malli.
Shpirti të përcjell,
n´udhëtim të përjetshëm,
N´ringjallje shpresash.
I bindur se kthen
dhe lulet njësoj m´i sjell
edhe në s´më gjen…