14.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Nga ditari i z.Liliana Shkodrani Baci

 

14 VARGJET LAPIDAR

….poezia e fundit për Ju në këtë ditë të fundit të karantinës së forcuar prej gati 9 javësh.
Nesër fillon faza e dytë.Akoma emergjencë..vënde_ vënde një spirale jete jashtë portës për punë.E mund të them se do shpëlodhemi duke ( unë) duke punuar.
Ora po shkonë 13:30 ..ditari ” Prag pritje”sot ka ditën e fundit …L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi e spazio all'aperto
**** **** ***
Të isha dorë burri me laps ndër gishtrinjë
pa diskutim yje do përshkruaja sytë.
Vetullën ngritur në gjithë madhështinë
do e degdisja në hënën që ndrinë.
Po jam thua i njomë prej shkumës në govat
ëndrat nën jorgan s’i lë në tyrin rehat.
Vizatimet larushe të teshave që nga pajë
ngjajnë rrudha të gazta e dyllë siç i kam.
Tyli me valë _xhinxhilesh ngre fllad
secilin ag me melodi pret pas xham.
Pas tij buçet në kallkan zë poeti
moshën e stinëve vulosë me theks të saktë.
Fyti prej burri, grushti prej gruri,loti prej guri
as diskutohet që në mishra të gruas nisin këngë.
“””””””””””””””””””””””””

2 Maj…ora 15:30 E shtuna e parë e Majit të ditarit tim që se di në ju lodha…

Liliana ne moshen 13 vjeçe.

L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi e spazio all'aperto

“”prag pritje”….pritje..ikje…takime…

Maji im…Maj i sovranitetit të pranverës
i gllënjkës në brengë,i pritjes për brez
i lajthitjes së lumtur të degës në pemë.
Po..po Natyra po merr fornën e saj në këta dy muajt e karantinës.
Natyra!
Forrmojë lumin, malin, akullnajat, shiun, borën, barin, brirët,.E ja ndoshta solli kovid 19, ndoshta …
Po sjell dhe ndarjet, dhe ikjet përgjithmonë__Vdekjet, lotët..
S’do i donim po ato janë..eee kujtimet përfshin si të miat, si të të gjithëve.Unë i kam shumë të pranishëm ata që s’janë më.
Mes tyre..Ludën, që i kërkojë falje kësaj kushërirë _ motër e kaluar motrës themi ne. Ludës që ka ikur nga kanceri tre vite më parë po shpesh më thoshte_ Aman më recito përmes telefonit një nga poezitë e saj të preferuara.E unë ashtu bëja…Ashtu..e qeshnim.
Thash _ pse se publikojë njëherë, prapë Ludën të gëzojë duke i ripremtuar që më mungon tmerrësisht e vjershën e saj të preferuar ndonjëherë për vete recitojë.Se ishte dhe ajo me mua
me ne kur jetuam atë që thotë vjersha.
Ishte motra e saj ,imja Natasha,

Gezim Selenica
Ishin miket e mia

Violeta Maliqi

,

Klarita Hakani
Lefteri Gega

,

Matilda Thanasi

,

Garentina Ruka-Xheja
Dhurata Ruka
Bekim Malkaj

, E ishit dhe ju miq që me siguri kishit nëpër shtëpitë tuaja sobë me varak si unë e gjiton të prapë ndonjëherë.

BENTE NGROHTE RRETH SOBES ME VARAK
Këtu kish minder
aty një shtrat
dy pëllëmbë më tej ibriku në zjarr.
Aty ishte soba, soba me varak
një sit te ky muri në çengel të gjatë.
Miell sitej, për byrek me gjellë
kulaçi përshesh lëre mos e nga
këtë mall të lashtë si për sobën me varak.
Karshi rrinte Axhemi,
më tej thërriste Muharremi
e shoqja Ballkiz qe varur në nerv
nën tyre shtëpi
Rexha Tropojan kish dhe çifteli
qitës i Kombëtares bëri Atdhen për zili.
Në katin më lartë qe mik Yzeiri
përballë kish ardh një zotni Feim me Hënën e dobët nga i fundmi fshat
atje rreth Kuçovës.
Mbante mur e portë
pas zyrës së Enverit
ish bir i popullit siç i donte ai.
Me pushkë në sup
sus rrinte në turn
në parvax të shkallës
gojës i jepte mund.
I mori të gjithëve mënd
muhabetin than e kish me kërkënd.
Ashtu urtë e butë si urith në çark
e zuri me të shoqen.Todi
komshiu babaxhan.
E shoqja e tij, Hëna kockë pa mish
rrëshkiste pa lodhur nga turni në turn.
Hynte e dilte nga ky zotni Feimi
te Vera e Todit, thon që loznin.
Kombinoj hall, hall e ç’hall
vetëm ne të vegjëlit çudinë se pam
po Feim agait sytë më s’ja pamë
Vera e Todit u katandis zhabë.
Ja shtrirë rrinin telat
të gjithë vijë drejt
plot rroba të ndera
sapun mbanin erë.
… … … … … …
Në gushtin prush shkova ç’të gjeja!
Te minderi ku
unë mbolla plot ëndra
banak të gjerë prej xhami gjeta.
Ku qe ai stoli e mulli i kafesë
pash furrë që piqte zanat të meseles.
Mos fyeja lotët unë s’desha të bleja.
Bëra që të ikë, pastaj pas u ktheva
-Më jep një bukë misri me kusurin brënda…
thash këto fjalë e syt më si ktheva
që në ç’do kafshatë jetën e të mijve
me gjuhë të re s’dija të përktheja.
GUSHT 2015__Tiranë
“”””””””””””””””””””””

Ora fiks 16:00 Muzgu i këtij 1 Maji po vjen….

Dikush më sheh saktësinë e orës( e veten konsideron poet).. e poezinë ndoshta se sheh
dikush më thotë ” ngushëllime për babain” kur them origjinën kam nga Përmet( e veten mbajnë për qokaxhinjë poet) sigurisht poezinë se pa…
dikush lexon dy rreshtat e parë pa ditur ku dua të dalë se unë respektojë fjalën e lartë e nuk e lëshojë ( më falni për fjalën e ulët) si bajgë
..e komenton ç’farë nuk rri në kuvend…
dikush më nis Gif që s’i hap.
Dikush thotë me vete ” na hape barkë” si njëra kur loz me qyfyre hedhur si top.Pasi më nis një filxhan kafeje në foto, me llum përmbysur po për qyfyre më thotë_”Njeh filxhan ?”
Më gëzojë shakaja se isha vërtetë atë çast duke pirë kafe ekxpres, i thash si me të sajin gaz_” ME DUKET KJO HARTE FALLI SI PAMJE EKOGRAFIE PER BEBE” e i nisa gëzim për çastin pa gajle.
Pa kaluar as 1 sekondë më nis një pëllëmbë
e s’më lë gjë pa sharë se si s’ paskam pikën e turpit unë që vet nënë jam.____UUUUUU….
keni parë kështu?!
Nuk kuptova gjë hiç ç’fkalë i kisha çuar skiç,
e përse…? Ndoshta se nuk më interesojnë biografitë..e s’di ku i dhëmbë e i djegë edhe kur fjala është e pambuktë.
Humba mike?
Se besojë! Shtova më shumë hapësirë mes të soit saj , e ju që ju ” xhvesh” dhe njëherë si është e si ka qënë Liliana përherë …
Bilanci im në këta 55 vite sot më 1 MAJ 2020.
*** *** ***
Isha livadh me rëndësi për tu hetuar në ç’do fije bari
në ç’do venë kërcelli
në ç’do quk të sqepit të qukapikut e u shndërrova në rutinë pa domethënie
që s’mëson më asgjë për ç’është kapaçe.
Forcojë peshën e lehtë të ç’ka thoja e se njihja
premtojë garancinë me vulë e firmë
që s’do mungonte pelerinë e sherrit
se është brinjë më brinjë nën gjoks të ç’do bashkëfshatari
po dhe shënimi i ditës se po vjen hije e ftohtë në mot behari.
Ditët e mia nuk frekuentojnë ditë aristokrati
shihen në luspa si shndrisin gishtërinjtë
kurioziteti nuk di t’më gjezdis në premtimet e dështuara të tensionit mes ballit
se damarrin mes vetullash se kam kurrë të plasur…
Me gjak të kulluar nuk buhavitet secila venë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.